5.6 C
Berne
dimanche 22/12/2024

Presheve, Promovohen dy librat e autorit Ejup Kamberi

Nën patronatin e Shoqatës së Shkrimtarëve “Feniks” (Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë), u përuruan dy vepra me titull “Garja në rrjedhat e historisë” dhe “ Kujtesa e një fëmijërie”, të avokatit të njohur z. Ejup Kamberi nga Presheva, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Në prani të familjarëve e dashamirëve të shumtë të artit të shkruara, sot në sallën e Kuvendit Komunal në Preshevë u promovuan dy librat e autorit, avokatit nga Presheva z. Ejup Kamberi, monografia « Garja në rrjedhat e historisë  » dhe “Kujtesa e një fëmijërie”

Shumica e fshatrave që gravitojnë në komunën e Preshevës tanimë kanë edhe Monografitë e tyre të përgatitur nga autorë autoktonë të atyre fshatrave, të cilët kanë dhënë një pasqyrim monografik për fshatrat e tyre. Në vazhdën e përgatitjeve për shtyp të monografive është edhe ajo për fshatin Gare të komunës së Preshevës, shkruar nga avokati i njohur Ejup Kamberi.

Autori ka mbledhur shifra dhe fakte, të cilat i ka futur brenda librit monografik, duke u shërbyer me literaturë, gjegjëse dhe me intervista e takime që ka bërë me njerëz nga shumë pjesë shqiptare, të cilët ishin shpërngulur nga ky fshat, për të qitur në pah realitetin historik të banorëve të këtij fshati.

Promovimi i këtyre librave u bë në kuadër të Shoqatës së Shkrimtarëve Feniks organizuar nga Kryetari i saj Bilall Maliqi
Për rëndësinë dhe vlerën e tyre para të pranishmëve foli redkatori i lbrave z.Jonuz Fetahaj, raporton RTP

Autori ka punuar ndër vite duke hulumtuar informacione të shumta në vendet e rajonit rreth fshatit Gare nga edhe është prejardhja e tij.
Qëllimi dhe synimi i tij ishte, grumbullimi i informacioneve të shumta për të lënë fakte dhe argumente për gjeneratat e ardhshme.
Për nxjerrjen në dritë të këtyre botimeve, autori Kamberi është munduar që nëpër mjet penës të hedh në libër duke bërë improvizimin e fshatit Gare si fshat i heshtur dhe i pa banuar .

Këtë event e bëri të zbehur mungesa e Dafinës tani më e ndjerë, si nuse në këtë familje e që ju mungon shumë.
Në fund për të gjithë të pranishmit u ndanë librat duke u shoqëruar me një koktel modest.

PËRUROHEN LIBRAT E AVOKATIT EJUP KAMBERI

Përurimi i librave u organizua në sallën e madhe të Kuvendit Komunal të Preshevës, ku pati një numër të madh të të pranishmëve, të cilët kishin ardhur ta ndjekin këtë aktivitet me rëndësi për librin dhe për kulturën ë përgjithësi dhe e udhëhoqi, Besa Asllani.

Aktivitetin e shpalli të hapur kryetari i ShSh “Feniks” Preshevë, z. Bilall Maliqi, i cili uroi autorin e dy librave të tij, duke potencuar se kohët e fundit në komunën tonë janë botuar një numër jo i vogël i librave të zhanreve dhe karaktereve të ndryshme, të cilat edhe janë përuruar.

Për librat foli redaktori i librave, shkrimtari Jonuz Fetahaj, i cili dha një pasqyrim artistik të librave të krakterit monografik të autorit, duke lavdëruar punën e tij kërkomore.
Më pas për librin monografik për fshatin Gare, foli shkrimtari Bilall Maliqi, i cili dha një vlerësim shumë korrekt të vlerës artistike të librit në fjalë.

Pati edhe diskutime nga publiku” Dr. Jahi Staneci dhe Hysamedin Ahmedi.
Në fund në fjalën e tij, autori i librave, z. Ejup Kamberi, falënderoi të pranishmit që me pjesëmarrjen e tyre masive e nderuan autorin dhe librat e botuar…

Ora letrare..

Pjesë e këtij aktiviteti si vazhdim i Karvanit të Shkrimtarëve të Luginës, ishte edhe ora e madhe letrare ku poezitë e tyre i lexuan këta poetë: Jonuz Fetahaj, Hysen Këqiku, Nehat Ramizi, Jashar Esati, Valbona Hasani, Shaban Emini, Emine Murseli, Elton Mehmeti dhe Maida Salihu.

Në fund nga autori i librave, për të gjithë të pranishmit u dha një koktel …

Derniers articles