Para pak minutash në mediet tona qarkulloi një lajm kinse kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi kishte rezultuar pozitiv me COVID-19.
Mirëpo, në një bisedë me lajmi.net, Ademi e ka demantuar këtë lajm, duke thënë se nuk është aspak e vërtetë.
Për më tepër, ai ishte në një mbledhje të Federatës kur hapi telefonin.
”Jo, nuk është aspak e vërtetë. Bile tani unë jam në një mbledhje”, tha shkurt i pari i FFK-së.