4 C
Berne
dimanche 22/12/2024

Pas Interpolit edhe Europol e thote: Shqipëria mbetet burimi kryesor i kriminalitetit dhe trafikimit te drogës në Evropë!

Hage, 13 prill -Para nje jave gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch, duke ju referuar burimeve te Interpol raportoi se  «Shqipëria në vend të parë për të akuzuarit për krime që janë në kërkim ndërkombëtar »

Europol nëpërmjet ‘Serious and Organised Crime Threat Assessment’ ka publikuar një raport 4-vjeçar për krimin e organizuar dhe trafikun e drogës drejt BE. Nga të dhënat rezulton se Europa për shkak të trafikut të kokainës dhe COVID-19 ka shkuar në një pikë kritike.

Sipas Europol, ngarkesa të paprecedenta janë trafikur nga Amerika Latine drejt vendeve të BE, ndërkohë që grupet kriminale në të dyja kontinentet gjenerojnë miliarda euro. Po ashtu kjo ka ndikuar drejtpërdrejt tek vendet e BE, ekonomitë e të cilave sipas Europol janë të kërcënuara pasi grupet kriminale po ndikojnë negativisht tek sipërmarrjet e goditura nga masat kufizese teksa korrupsioni në BE është rritur.

Gjithashtu bie në sy se edhe pastërtia e kokainës që vjen në BE ka arritur majën më të lartë.

“Ne jemi në pikën e thyerjes. Ndikimi në jetën e qytetarëve, në ekonomi, në shtetin e së drejtës është shumë i madh. Kjo është ajo që shohim nga ky raport.’’- tha shefja e Europol, Catherine De Bolle

Sipas raportit tge Europol: Rrjeti i krimit të organizuar përbëhet  kryesisht nga shtetas shqiptarë!

Në lidhje me Shqipërinë, raporti thekson se ajo mbetet një burim kryesor i kanabisit bimor trafikuar në Bashkimin Evropian pasuar nga Maroku, Afganistani, Libani dhe Siria. (Albania remains a major source of herbal cannabis trafficked into the EU. Morocco remains the main source for cannabis resin trafficked to the EU. Some cannabis resin also originates from Afghanistan, Lebanon and Syria) thuhet neraportin e posapublokuar nga Europol, transmeton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Sipas raportit, rrjetet kriminale merren me trafik kanabisi janë shumë të organizuara. “Ata janë tipikisht në mënyrë hierarkike të strukturuar me role dhe nivele të përcaktuara mirë përreth drejtuesve ose relativisht të organizuar fort por e pastrukturuar dhe i rrethuar nga një rrjet individësh të angazhuar në veprimtari kriminale. Një pjesë e madhe e rasteve raportuar në Europol duke shfaqur dhunë fatale dhe serioze kanë të bëjnë me drogë, në veçanti me tregtinë e kanabisit”, thekson raporti.

Shqiptarët duket se kanë shtrirë gjerësisht veprimtarinë e tyre në fushën e kanabisit edhe në Spanjë. Europol bën me dije se grupet kriminale kryesisht nga shtetas shqiptarë, kanë krijuar fabrika të prodhimit në shkallë të gjerë të kanabisit me tre-katër korrje në vit në zonat e qeta në periferi të Barcelonës në Spanjë.

Duke vjedhur energjinë elektrike, ata kanë shkaktuar humbje në rrjet prej mbi 1.5 mln euro. Pasi u korr, kanabisi bimor u dërgua në Holandë i fshehur në paleta të ngarkuar në kamionë. “Këta kriminelë përdorën gjerësisht mjete të koduara të komunikimit”, thekson raporti.

Kriminelët po devijonin furnizimin me energji elektrike dhe ujë për të kultivuar në mënyrë të paligjshme bimët në ambiente të mbyllura. Pasi u korr, kanabisi bimor u dërgua në Hollandë i fshehur në paleta të ngarkuar në kamionë. Këta kriminelë përdorën gjerësisht mjete të koduara të komunikimit

U tha se Interpoli aktualisht kerkon mbi 100 shqiptarë ne ballkan. Shqipëria ka 86 persona të akuzuar për krime të ndryshme që janë shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Derniers articles