6.2 C
Berne
dimanche 22/11/2026

Vajza me shqiponje ne kraheror, italianja Lara Colturi po ben me shume se shteti shqiptar për shqiptaret. Suksesi i saj si kampione botës pushtoi mediat nderkombëatre me emrin e Shqipërisë

Gjenevë, 22 Nëntor -Nga Reuters dhe Associated Press, ANSA, La Repubblica, te televizioni publik zviceran SRF – fitorja historike e Lara Colturit në Gurgl merr jehonë te madhe ne mediat ndërkombëtare, shkruan gazeta zvicerane ne shqip LeCanton27.ch

“ITALIA SHKRUAN PËR LARËN: Italiania që po i dhuron Shqipërisë histori në sportin botëror!” (“Lara Colturi prima vittoria in Coppa del mondo, esulta l’Albania”) ka skruar agjencia telgfike shteterore ANSA duke theksuar se fitorja e 20-vjeçares është suksesi i parë i Shqipërisë në Kupën e Botës në ski.

Lara Culturi për Gazeta zvicerane ne shqip LeCanton27.ch:Do t’i bëj krenarë shqiptarët në garat botërore!

Agjencia prestigjioze Reuters e cilësoi suksesin si një fitore historike dhe një arritje të parë për Shqipërinë. Edhe Associated Press (AP) vuri në pah faktin se Lara, e lindur në Itali dhe e bija e kampiones olimpike Daniela Ceccarelli.

Gazeta zvicerane ne ship LeCanton27.ch ka publikuar disa intervista dhe deklarata të saj. Ja më të rëndësishmet: . Në intervistën e findit te Lra Culturi me gazetarin e njohur shqiptar ne Gjenevë Nefail Maliqi, kryeredaktor i gazetës zvicerane në shqip LeCanton27.ch ka thne se «Do t’i bëj krenarë shqiptarët në garat botërore»

Lara i ka thënë Nefail Maliqit se dëshiron t’i bëjë krenarë shqiptarët me rezultatet e saj ndërkombëtare. Kjo deklaratë erdhi pasi ajo u rendit e dyta në Sölden, vetëm 0.01 sekonda larg vendit të parë. Lexoni intervistën në LeCanton27.ch. Lexoni intervistën e publikuar nga RTSH, duke cituar LeCanton27.ch

Il Giornale: Hera e parë e Larës, italiania e Shqipërisë (“La prima volta di Lara, l’italiana d’Albania”) Një titull shumë domethënës: Hera e parë e Larës, italiania e Shqipërisë. Gazeta vë në dukje krenarinë e saj që po afron Shqipërinë me sportin e skive.

La Repubblica Titulli: “Colturi trionfa a Gurgl in slalom: primo successo in Coppa per l’italiana con passaporto albanese”. Gazeta thekson fitoren e parë të Larës, origjinën e saj italiane dhe faktin se tashmë kryeson Kupën e Botës.

Lara Colturi ka hyrë në historinë e sportit shqiptar. Skiatorja 20-vjeçare, që përfaqëson Shqipërinë, fitoi më 21 nëntor garën e slalomit në Gurgl të Austrisë, duke i dhënë vendit fitoren e parë në historinë e Kupës së Botës në ski alpine.

Agjencia prestigjioze Reuters e cilësoi suksesin si një fitore historike dhe një arritje të parë për Shqipërinë. Edhe Associated Press (AP) vuri në pah faktin se Lara, e lindur në Itali dhe e bija e kampiones olimpike Daniela Ceccarelli, po shkruan një kapitull të ri për sportin shqiptar. Vëmendje të veçantë i kushtoi edhe FIS, Federata Ndërkombëtare e Skive, e cila theksoi se Colturi e arriti këtë sukses pas nëntë podiumeve të mëparshme në Kupën e Botës.

Ndërkohë, televizioni publik zviceran SRF e cilësoi fitoren si një premierë historike për Shqipërinë, duke theksuar se Lara mori edhe kryesimin e renditjes së përgjithshme të Kupës së Botës.

Edhe gazeta italiane La Repubblica e vuri në qendër të raportimit këtë sukses, duke nënvizuar lidhjen e saj me Shqipërinë dhe ngjitjen në krye të klasifikimit botëror.

Një fitore që shkon përtej një gare sportive: Lara Colturi e vendos Shqipërinë në hartën e elitës së skive alpine dhe i jep vendit një jehonë të merituar në mediat më të rëndësishme ndërkombëtare.

Kushen ështe Lara shqiponjat që po fluturojne mbi borë…

Lara Colture me skija po ben Shqiperine te njohur me shume se nje ambasdor shqiptare! Ajo është gruaja e parë me flamur shqupztar ne krahëror që arrin në podium në Kupën e Botës

Lara Colturi është një skiatore tjeter shumë e talentuar në skijimin alpin që aktualisht përfaqëson Shqipërinë në garat ndërkombëtare, përfshirë Kupën e Botës në ski.

Presidenti i FAS, Elvis Toçi: Lara Colturi do ti sjellë Shqipërisë medalje të tjera, madje edhe në Lojërat Olimpike

Këte sukseses të përfaqesues shqiptare nuk e fsheh dot presidenti i Federatës Shqiptare të Skive, Elvis Toçi i cili i emocionuar është shfaqur pas garës, duke thene se Lara Colturi do ti sjellë Shqipërisë medalje të tjera, madje edhe në Lojërat Olimpike. Lara me sukseset e saj, i ka thene redaktorit te gazete svicerane në shqip LeCanton27.ch se me fitoret e saj të njepasnjëshme po bën krenar shqiptaret jo vetem ne Shqipri por edhe ne ballkan.

Në vitin 2022, ajo vendosi të ndryshojë federatën sportive dhe të përfaqësojë Shqipërinë, sepse familja e saj donte më shumë liri në programin e trajnimit dhe garave. Ka arritur podiume në Kupën e Botës në ski. Konsiderohet një nga talentet më të mëdha të skijimit për të rinj dhe një shpresë për medalje në Lojërat Olimpike Dimërore 2026.

 

Derniers articles