Hagë, 17 nentor -Ka përfunduar seanca në Gjykatën Speciale në Hagë, ku u shpall aktgjykimi ndaj Hashim Thaçit dhe katër të bashkakuzuarve të tij në rastin për pengim të drejtësisë.. Hashim Thaçi sot u dënua me 17 muaj burg nga Gjykata Speciale në Hagë, për një çështje të veçantë nga gjykimi i tij për krime lufte. Gjykata sepcial ijep arsyete ketij denimi, njofoton gazeta zvicerane ne shqip LeCanton27.ch
Arsyeja është pengimi i drejtësisë dhe ndikimi te dëshmitarët
1. Gjatë vitit 2023, kur ishte në paraburgim në Hagë, Thaçi u kishte dhënë personave që e vizitonin informacione konfidenciale për dëshmitarët e Prokurorisë.
2. U kishte përcjellë udhëzime se si duhej të dëshmonin disa dëshmitarë.
3. Kishte tentuar të ndikonte në dëshmitë që do të jepeshin në gjykimin e tij për krime lufte.
4. Kishte shkelur rregullat e gjykatës për kontaktet me dëshmitarët.
Gjykata e shpalli fajtor për tri vepra penale: tentim për pengim të zyrtarëve në kryerjen e detyrave, shkelje të fshehtësisë së procedurës dhe mosrespektim të gjykatës.
A i shtohen këta 17 muaj dënimit prej 25 vjetësh?
Po. Këto janë dy çështje të ndara:
– 25 vjet burg: Dënimi në rastin e krimeve të luftës.
– 17 muaj burg: Dënimi i sotëm për pengim të drejtësisë.
Pos Hashim Thaçi me burg u denuan edhe Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu me nga 12 muaj, ndërsa Hajredin Kuçi me një muaj burgim me kusht
Isni Kilaj u shpall i pafajshëm.
Gjyqtari i vetëm, Christopher Gosnell gjatë shqiptimit të përmbledhjes së aktgjykimit tha se Thaçi, Smakaj, Fadil Fazliu, Isni Kilaj dhe Kuçi akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë dhe rendit publik në kuadër të një çështje tjetër gjyqësore në të cilën Thaçi ishte i pandehur.
Sipas Gosnell, Thaçi pretendohet se organizoi tri grupe me Fazliun, Smakajn dhe Kilajn gjatë vizitave të këtyre të fundit në Hagë gjatë 2023-ës.
“Thuhet se secili prej grupeve do të përcillte udhëzime nga një dëshmitari, ndërsa për Thaçin ndër tjerash thuhet se shpalosi informacionin konfidencial për vizitorët e tij, kështu duke shkelur fshehtësinë e gjykatës”, tha Gosnell.

