13.9 C
Berne
mardi 17/11/2026

Tabaku në takim me OKB-në: Policiy d Edi Rames shkeli lirine e te drejtave e njeriut duke shkelur protesta legjitime me dhunë brutale ndaj qytetareve

Tirane, 16 Netnor -Kryetarja e Komisionit të Drejtave të Njeriut dhe Medias paraqiti shqetësimet nga vizitat në komisariate dhe në Bllokun e Sigurisë, me fokus të miturit, personat me aftësi të kufizuara dhe përdorimin e forcës, njofton gazeta zvicerane në shqip LeCanton27.ch

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ngriti në një takim me përfaqësues të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) shqetësime për dhunën e policisë ndaj protestuesve dhe për trajtimin e qytetarëve në komisariate. Në qendër të diskutimit ishin përdorimi i tepruar i forcës, shoqërimet në polici dhe respektimi i të drejtave të të miturve e të personave me aftësi të kufizuara.

Tabaku paraqiti shqetësimet pas vizitave në bllokun e sigurisë për dite4 me radhë gjatë protestave të studentëve ku ajo dhe kolegët e PD-së kanë konstatuar drejtpërdrejt gjatë vizitave, ku kanë takuar protestues të arrestuar. Ajo e lidhi diskutimin për të drejtat e njeriut me rastet konkrete të trajtimit të tyre në ambientet policore.

Sipas deputetes, mbi 1 000 persona janë shoqëruar në polici, mes të cilëve 250 të mitur. Ajo tha se, në shumicën e rasteve, të miturit janë detyruar të firmosin një dokument pa praninë e prindërve apo të psikologut, duke e ngritur këtë praktikë si një shqetësim të veçantë për respektimin e të drejtave të tyre.

Derniers articles