Montreux, 11 Nentor -Nga Prishtina (Medvegja) në Montreux të Zvicrës, Sanie Hiseni ndërton një histori suksesi përmes punës, përkushtimit dhe pasionit për sportin. Nënë e katër fëmijëve, profesioniste e zonja dhe alpiniste e guximshme, ajo është një shembull frymëzues i integrimit dhe suksesit të gruas shqiptare në diasporë, shkruan gazeta zvicerane në shqip LeCanton27.ch
Sania Hiseni është një grua shqiptare me prejardhje nga Medvegja, ne fakt sot në Prishtinë e cila prej vitesh jeton dhe vepron në Montreux të Zvicrës. E zellshme, punëtore dhe gjithmonë e përkushtuar, ajo ka arritur të ndërtojë një jetë të suksesshme në shoqërinë zvicerane, duke u dalluar për angazhimin profesional, integrimin dhe pasionin e saj të veçantë për sportin.
Sanie Hiseni: Kur hypë mbi Alpet e Zvcres (Le Mont-Fort est 3328m) djehesh krenare, te duket vetja si shqiponje e alpeve tona ne Shqiperi, te shkon mendja ta kapesh diellin me dorë!..
Guximi, pasioni dhe këmbëngulja e një gruaje shqiptare që i kthen sfidat malore në histori suksesi. Nënë e katër fëmijëve, profesioniste në karrierën e saj dhe alpiniste me shpirt të lirë, Sania Hiseni dëshmon se ëndrrat nuk kanë kufij dhe se asnjë majë nuk është tepër e lartë për atë që beson në vetvete.
Sania Hiseni është një nga ato gra shqiptare që dinë të lënë gjurmë përmes guximit, përkushtimit dhe pasionit. E njohur si një shqiponjë e vërtetë e Alpeve zvicerane, ajo ka arritur të realizojë ngjitje të veçanta në alpinizëm dhe në Via Ferrata, duke dëshmuar një shpirt të jashtëzakonshëm aventuriereje dhe një vendosmëri që meriton vëmendje.
Sania është shqiptarja e parë në Zvicër që, sipas të dhënave të saj, ka realizuar ngjitjet në disa prej via ferratave më të larta, ndër to edhe në Jägihorn, në lartësinë rreth 3.206 metra mbi nivelin e detit. Një arritje që kërkon jo vetëm forcë fizike, por edhe përgatitje, përqendrim dhe guxim të veçantë.
Një tjetër aventurë e rëndësishme ishte ngjitja në Mittaghorn, në lartësinë 3.206 metra, gjatë kushteve të vështira dimërore. Fillimisht, këtë sfidë malore e përjetoi së bashku me një guidë profesionale. Por pasioni për majat e larta e riktheu sërish atje: gjatë verës, Sania e përsëriti ngjitjen e vetme, duke dëshmuar përgatitjen, përvojën dhe besimin në aftësitë e saj.
Përtej këtyre arritjeve sportive, Sania Hiseni është edhe një profesioniste e suksesshme në karrierën e saj dhe nënë e katër fëmijëve. Pikërisht kjo e bën historinë e saj edhe më domethënëse. Ajo dëshmon se jeta familjare, përgjegjësitë profesionale dhe pasioni personal mund të bashkëjetojnë, kur ekzistojnë vullneti, organizimi dhe vendosmëria.
Por sfidat e saj nuk përfundojnë këtu! « Ninxha » shqipare vazhdon fluturin e saj me flamur te UCK-së sot mbi Alpet e Zvicres e neser ne Alpet tona ne Shqipëri!
Historia e Sanias është më shumë sesa një histori ngjitjesh malore. Është një mesazh frymëzimi për gratë shqiptare kudo që jetojnë, veçanërisht për ato në diasporë, të cilat çdo ditë përballen me sfida të shumta dhe megjithatë nuk heqin dorë nga ëndrrat e tyre.
Ajo na kujton se mosha nuk është pengesë, se guximi nuk njeh kufij dhe se suksesi nuk matet vetëm me lartësinë e majave që arrijmë, por edhe me forcën që gjejmë brenda vetes për t’i sfiduar ato.
Sanie Hiseni shpjegon se « Le Mont-Fort (3.328 m) është një majë malore në Alpet zvicerane, në kantonin Valais (Wallis), në rajonin e njohur të Verbier – 4 Vallées. Është një nga pikat panoramike më të njohura të Alpeve zvicerane. »
Nga maja mund të shihen disa nga malet më madhështore të Zvicrës, përfshirë masivin e Mont Blanc dhe Matterhorn, kur moti është i kthjellët
« Kur hypë mbi Alpet e Zvcres (Le Mont-Fort est 3328m) djehesh krenare, te duket vetja si shqiponje e alpeve tona ne Shqiperi, te shkon mendja ta kapesh diellin me dorë!.. » ka deklaruar ajo ne fujnd për gazten zvicerane ne shqip LeCanton27.ch
Pra kjo eshte Sania Hiseni – një shqiponjë shqiptare mbi Alpet zvicerane, një grua që nuk ndalet përpara sfidave dhe që me çdo ngjitje dëshmon se kur ke guximin të ëndërrosh dhe vullnetin për të vepruar, edhe majat më të larta bëhen të arritshme!




