5 C
Berne
dimanche 22/12/2024

Politikani zviceran me plis të bardhë kërkon votën e shqiptarëve në Gjenevë

Veprimtari Sali Bislimi, i cili jeton në Zvicër, ka bërë thirrje që në zgjedhjet e balotazhit, ne raundin e dyte që do të mbahen këtë të diel (28 mars) në Gjenevë, shqiptarët të votojnë për politikanin zviceran, Pierre Maudet, që është pjesë e listës “Liberté et justice sociale”, shkruan gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Bislimi ka takuar sot Pierre Maudet dhe ka postuar një fotografi me të, ku ai mban në kokë plisin e bardhë.

 

Postimi i plotë i tij:

Miqe të mi,
Bashkëatdhetarë të dashur në Kantonin e Gjenevës!
Jemi në javen finale të punës për të mbeshtetur mikun tonë z, Pierre Maudet, që në votimet e së dielës që vjen të del triomfues si ministër në qeveri.
Pierre-in e kemi me plisin e bardhë, plisi që bartë historinë tonë, vuajtjet tona, përpjekjet tona me zemra të bardha për liri shtetformim dhe integrim.
Me miqë mbahet shtëpia, ndërtohet diplomacia dhe harmonia jonë me të tjerët.
Mos harroni mos neglizhoni t’i japim mbeshtetjen vëllazërore mikut tonë të çmuar Pierre, emër që simbolizon Gurin.
Gurë gurë bëjmë Kalanë me Pierre-in bashkë.
Jetësisht respekt dhe ju jam shumë mirënjohes!!!

Derniers articles