4.9 C
Berne
lundi 26/10/2026

Lajmi i fundit nga Presheva: Historike, Lugina fiton 3 deputet!

Preshevë, 25 tetor – Sot, qytetarët e Serbisë po zgjedhin përfaqësues për 250 vende parlamentare në Asamblenë Kombëtare. 18 lista zgjedhore, me një total prej 2,418 kandidatësh, po marrin pjesë në zgjedhje, dhe votimi zgjat nga ora 7 e mëngjesit deri në orën 8 të mbrëmjes, raporton nga Presheva korrespondenti i gazetës zvicerane në shqip LeCanton27.

Pranvera në Luginën e Preshevës sivjet do të çelë me tri lule, më 25 tetor 2026! S’ka më me një lule, pas bashkimit të shqiptarëve!

Ditëve të fundit, Serbia ka vluar nga protestat masive të studentëve, duke akuzuar regjimin e Vuçiqit për korrupsion, krim të organizuar, diskriminim të mediave, në njërën anë. Kurse, në anën tjetër, diskriminimi dhe spastrimi etnik ndaj shqiptarëve etnikë në Luginën e Preshevës…

Bashkimi i subjekteve politike shqiptare përmes listës “Marrëveshja Shqiptare” është një zhvillim që sjell në vëmendje rëndësinë e përfaqësimit politik, mbrojtjes së identitetit kombëtar, gjuhës, arsimit dhe të drejtave të shqiptarëve.

Kryeministri shqiptar Albin Kurti, pas kthimit nga SHBA-të, takoi lidershipin nga Lugina dhe arriti t’i bindë dhe t’i bashkojë të gjithë liderët e partive shqiptare të Luginës së Preshevës që të dalin me një listë të përbashkët për të garuar në zgjedhjet parlamentare në Serbi, që do të mbahen nesër!

Në zgjedhjet e sotme parlamentare në Serbi janë gëzuar si studentët serbë, ashtu edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës, bile këta të fundit me dy gëzime: një, që ra Aleksandar Vuçiqi, dhe dy, për shkak se korrën një fitore historike, fituan për herë të parë tre deputetë në Serbi, shkruan nga Presheva gazeta zvicerane në shqip LeCanton27.ch.

Kryetari i KKSH-së, Enkel Rexhepi, për gazetën zvicerane në shqip LeCanton27.ch ka thënë: “Kur të vijë të mirat cilave derën: Një sukses i jashtëzakonshëm, por në të njëjtën kohë edhe një moment vërtet historik për shqiptarët në Luginën e Preshevës dhe Bujanoc!”

Historike është hera e parë që shqiptarët do t’i kenë 3 deputetë në zemër të Serbisë, d.m.th. në Parlamentin e Serbisë në Beograd, dhe gjithë ky sukses, merita i bie një lëvizjeje gjeniale të Albin Kurtit, ku arriti për herë të parë t’i bashkojë të gjithë shqiptarët e përçarë në një subjekt të vetëm në garë.

“Urime e suksese tre deputetëve shqiptarë në misionin e tyre për të mbrojtur interesat e shqiptarëve në trojet e tyre”, ka thënë ish-deputeti i vetëm, tash vetë i treti, z. Shaip Kamberi, për gazetën zvicerane në shqip LeCanton27.ch.

Derniers articles