Sölden, 25 tet ro -Lara Colturi e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin e ri të Kupës së Botës në skijim alpin. Skiatorja 19-vjeçare, e cila përfaqëson Shqipërinë në arenën ndërkombëtare, u rendit e dyta në sllallomin gjigant në Sölden të Austrisë, duke mbetur vetëm 0.01 sekonda larg fitores, njofton nga Austria gazeta zvicerane në shqip LeCanton27.ch
Skiatorja qeperfaeson flamurin tone kuqezi ka nisur sezonin e ri të Kupës së Botës me një podium spektakolar në Austri. Colturi humbi fitoren për vetëm një të qindtën e sekondës.
Gara, e zhvilluar të shtunën më 24 tetor, solli një përfundim dramatik. Colturi e mbylli konkurrimin me kohën 2:14.83, ndërsa triumfi i shkoi amerikanes Paula Moltzan, e cila regjistroi kohën 2:14.82.
Një rikthim i jashtëzakonshëm. Lara Colturi gazetarit Nefail Maliqi: Do t’i bëj krenar shqiptaret ne garat boterore
Colturi nuk e pati nisjen ideale të garës. Pas lëshimit të parë, ajo ndodhej në vendin e gjashtë, me një diferencë prej 78 të qindtash ndaj Mikaela Shiffrin, e cila në atë moment kryesonte renditjen.
Por gjithçka ndryshoi në lëshimin e dytë.
Skiatorja që garon nën flamurin shqiptar realizoi një zbritje të jashtëzakonshme, duke përshkuar pistën për 1:06.78. Performanca e saj e ngjiti plot katër pozicione dhe e futi drejtpërdrejt në luftën për fitoren.
Për disa momente, Colturi ishte në krye të renditjes dhe dukej se fitorja historike ishte në duart e saj. Megjithatë, Paula Moltzan arriti të ishte edhe më e shpejtë, duke e mposhtur shqiptaren me diferencën minimale prej vetëm një të qindtës së sekondës.
Moltzan fiton për herë të parë
Për Paula Moltzan, triumfi në Sölden ishte i veçantë. Amerikania 32-vjeçare siguroi fitoren e saj të parë në Kupën e Botës në paraqitjen e 149-të në këtë nivel të garave.
Moltzan e kishte mbyllur lëshimin e parë në vendin e pestë, por një paraqitje shumë e fortë në lëshimin e dytë i mundësoi asaj të ngjitej në krye dhe të merrte fitoren.
Në vendin e tretë u rendit gjermania Emma Aicher, e cila e përfundoi garën 52 të qindtat pas fitueses.
Ndërkohë, Mikaela Shiffrin, e cila kishte kryesuar pas lëshimit të parë, nuk arriti ta ruante epërsinë dhe e mbylli garën në vendin e shtatë.
Podium i rëndësishëm për Shqipërinë
Rezultati në Sölden është një tjetër dëshmi e progresit të Lara Colturit në skijimin elitar botëror. Edhe pse ka lindur në Itali, Colturi përfaqëson Shqipërinë në arenën ndërkombëtare dhe tashmë është shndërruar në një prej figurave kryesore të sportit shqiptar në disiplinat dimërore.
Me këtë rezultat, ajo siguron 80 pikët e para të sezonit në Kupën e Botës dhe nis menjëherë kampanjën e re mes emrave më konkurrues në sllallomin gjigant.
Fitorja e parë në Kupën e Botës i shpëtoi këtë herë për vetëm 0.01 sekonda, por paraqitja në Sölden tregoi qartë se Lara Colturi është tashmë shumë pranë suksesit të madh që po kërkon.
