Shkruan: NAfail MALIQI
Ulërimat e shokëve të Shehollit, „analistëve“ me diploma të Novi Sadit, përballë Speciales që vetë e bënë, gjykatë së cilës i prijnë specialistë të drejtësisë ndërkombëtare me diploma nga universitetet më prestigjioze në botë: Harvard, Cambridge, Oxford!
Në vend që t’i kritikojnë themeluesit e Speciales, ata kritikojnë stafin e saj nga vendet aleate, miqtë tanë që bashke me UCK-në e çliruan Kosovën?!
Kur i dëgjoj jo vetëm disa „analistë“, por edhe disa pseudo-gazetarë dhe pseudo-juristë në debate televizive duke kritikuar e folur për Gjykatën e Hagës, sidomos për ligjet ndërkombëtare, të zë trishtimi. Dhe humbje kohe është t’i dëgjosh shokët e Fatmir Shehollit. E dini pse? Sepse po dalin shumë naivë dhe të paditur, duke dëshmuar se kanë diploma false ose të blera në Novi Sad…
T’ju tregoj një gjë: stafi i Gjykatës Speciale përbëhet nga 292 anëtarë, ku shumica e gjyqtarëve dhe prokurorëve janë specialistë, doktorë të drejtësisë. Nëse hyjmë në dosjet e tyre (CV), pjesa dërrmuese kanë diploma nga universitetet më prestigjioze në botë, si Harvard, Cambridge apo Oxford. Në mesin e tyre ka amerikanë, britanikë, zviceranë, francezë, gjermanë, italianë… por asnjë serb dhe asnjë rus!
Pra, këta që dje e votuan Gjykatën Speciale, opozita që i prin fushatës së analistëve në televizionet e tyre tashmë të njohura, sot e akuzojnë se ajo është serbe apo ruse. Në mënyrë indirekte, po dalin se janë bashkëpunëtorë të serbëve dhe rusëve, apo?
Dhe tash, merre me mend: këta „gazetarë“ dhe „analistë“ të kafeneve, krejt dhëmbët pa larë, sarillë, duke pirë çaj rus dhe raki, futen në studio dhe komentojnë, na shesin kopalla duke kritikuar avokatët, prokurorët e gjyqtarët e Gjykatës Speciale në Hagë, të cilën vetë e kanë themeluar këta shqiptarë të zinj, të cilët, para 16 shtatorit, thoshin se „UÇK-ja ka bërë krime“ dhe kërkonin që Thaçi me të tjerët të dërgoheshin në Hagë. Kurse sot, me lot krokodili, i vajtojnë dhe kërkojnë që të kthehen nga Haga në Kosovë, pasi halla ia futi shulin derës…
Po ashtu, opozita, po me këta analistë, e bëri „Zajednicën“ dhe sot kërkon nga Albini të zhbëhet. Dje e bënë Specialen, sot kërkojnë nga Albini ta zhbëjë… Po këta rrenë për një muaj rresht në televizionet tona se po vjen Hashimi me të tjerët më 16 shtator, duke luajtur me ndjenjat e familjeve të ish-krerëve të UÇK-së, por ata nuk erdhën.
Plus, mu këta analistë, bashkë me protestat (edhe pse disa herë zyrtarët e Speciales thoshin se këto nuk ndikojnë aspak në verdikt) dhe vizitat e shpeshta në Hagë te ish-krerët e UÇK-së, ua bënë sherrin sa s’bëhet, duke marrë poza para numrit -32- dhe i morën në qafë njerëzit?!
Tjetra, mbi 20 ditë rresht, me flamuj e me britma, me maska e pa maska, me boksa e shkelma, krejt shehrin e çuan në këmbë, duke kërkuar nga Kurti dhe Haxhiu të bëjnë ligjin kundër Speciales. Dhe e bënë në Kuvend, edhe pse zoti Kurti i paralajmëroi se ky ligj mund të na dalë dardhë me bisht, domethënë më shumë sherr sesa hajr. Por ju tha: „OK, meqë po thoni, për hatrin tuaj e bëjmë.“ Dhe bënë ashtu, siç bëri edhe me presidenten, një akademike me respekt, ish-kuadër nga radhët e PDK-së.
Në protestat ku kishte të qeshura, muzikë e shuplaka, të cilave u prinë njerëzit e PDK-së (pa familjen Jashari), më shumë flitej kundër Kurtit sesa për ata në Hagë. Këto protesta pretendonin të bënin puç (kaos), një lloj grushti shteti në Kosovë, sepse ashtu e kishin përgatitur terrenin mediat me gënjeshtra se po vjen Hashimi… sa për t’i nxehur, zemëruar, mllefosur dhe dëshpëruar qytetarët.
Pasi dështuan dhe nuk u doli plani i puç-it, tash disa analistë hajvana, të cilët dje e kërkonin ligjin, për të njëjtin po thonë se nuk po bënka… duke thënë se „ligji qenka i Serbisë dhe Rusisë“, me qëllim që ta nxehin masën, ta hedhin sërish në rrugë dhe t’i realizojnë qëllimet, projektin e tyre për ta destabilizuar Kosovën dhe për puç, duke kërkuar sërish nga Albin Kurti që ta zhbëjë…
Sikur ai gazetari, shefi i AGK-së, i cili, në një konferencë shtypi, e pyeti kryeministrin se kush do ta marrë përgjegjësinë nëse eskalon situata? Kryeministri iu përgjigj shkurt: „Ai që e eskalon situatën, ai që e shkakton, ai përgjigjet!“ Veç pse nuk i tha: „Ai që e bën mutin, ai edhe e hanë!“ 
Pra, kjo lë të kuptohet se ata që e votuan Specialen, ata edhe janë përgjegjës. Që i bie: një budalla e hedh një gur, treqind të tjerë s’mund ta nxjerrin…
