Bernë, 26 Nëntor -Sipas Vatican News në vitin 1689, kryeipeshkvi Pjetër Bogdani ndihmoi në mobilizimin e rreth 6.000 luftëtarëve të perzier të cilët iu bashkuan forcat në luftë kundër Perandorisë Osmane, në zonën e Prizrenit, shkruan gazeta zvicerane ne shqip LeCanton27.ch
Sipas burimeve nga Vatikani, Pjetër Bogdani nuk ishte komandant, ishte kryepeshkopë katolik dhe organizator kundër osmanëve, më e saktë të quhet udhëheqës dhe organizator, sesa t’i atribuohet pa burim një gradë ushtarake si “komandant”.
Në “Çeta e profetëve”, Pjetër Bogdani flet kryesisht për fenë e krishterë, duke shpjeguar:
– Krijimin e botës dhe të njeriut.
– Profetët biblikë dhe parashikimet e tyre për ardhjen e Krishtit.
– Jetën e Jezu Krishtit, mësimet, vdekjen dhe ringjalljen e tij.
Libri përfshin edhe njohuri të kohës për natyrën, historinë, gjeografinë dhe filozofinë.
Lidhjet e Bogdanit dhe serbet dhe Serbisë
Pjeter Bogdanin nuk e lidhte vetem emri tij (Bogdan) me serbet, por edhe kishte shume miq ne Serbi. Ne “Çeta e profetëve” ai flet edhe për hebrenjtë dhe Izraelin e lashtë, në kuadrin e historive biblike: profetët, populli izraelit dhe pritja e ardhjes së Mesias. Në libër ben fjalë dhe ka referenca ndaj Serbisë dhe botës sllave. Veprimtaria e tij kishtare lidhej edhe me ato treva. Një botim i Institutit Etnografik të Akademisë Serbe përmend raportet e Bogdanit për katolikët në Serbi dhe vizitën e tij në Prokuplje më 1683.
Madje disa autorë të Beogradit e konsidernte si serb katolik. Këtë pretendim mund ta gjeni në një shkrim të gazetës « Politika » (mada većina korisnika bibliotečkog fonda i ne sanja da je reč o Petru Bogdanu, Srbinu katoliku rodom iz okoline Prizrena) nga eshte edhe Ivica Dacic.
Bogdani i trajton këto nga këndvështrimi i krishterë, duke i lidhur profecitë me Jezu Krishtin. Pra, është vepër fetare dhe diturore, jo rrëfim për luftëtarët e Bogdanit
Bogdani vdic nga mortaja ne Prishtinë më 6 dhjetor 1689 ku edhe varroset. Siç njoftonte nipi i tij Gjon Bogdani, ate ditë, tatarët dhe turqit e nxjerrin nga varri trupin e tij, pasi njihej se urrente dhe kishte për mision cfarosjen e osmanlinjve

