12.3 C
Berne
jeudi 8/10/2026

Reagim: Ndaleni nxitjen e përçarjes fetare! Pse këta tituj në portale « presidenjta katolike » apo « deputetja me shami », « deputetja pa shami » – Kujt po i shërbejnë?!

Gjenevë, 8 tetor (Nefail Maliqi) -Kosova po kalon një moment të rëndësishëm politik dhe institucional. Pas një periudhe të gjatë tensionesh, bllokadash dhe përplasjesh politike, institucionet më në fund po rikthehen në funksion dhe vendi po hyn në një fazë të re. Zgjedhja e znj. Justina Shiroka-Pula Presidente e Republikës është një zhvillim i rëndësishëm për stabilitetin institucional të Kosovës. Pikërisht në këtë moment, kur vendi ka nevojë për qetësi, unitet dhe forcim të shtetit, shqetësuese janë përpjekjet e disa individëve dhe portaleve për ta futur fenë në debat dhe për të nxitur përçarje ndër shqiptarë. Nuk e kuptoj pse po potencohet aq shumë se presidentja e sapozgjedhur e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, i përket besimit katolik?!

Pas përpjekjeve për ta destabilizuar Kosovën përmes bllokimit të institucioneve, kaosit dhe tensioneve të ditëve të fundit, Kosova, falë liderëve shqiptarë dhe funksionimit të institucioneve, arriti ta tejkalojë këtë krizë.

Sot Kosova ka një Presidente akademike, znj. Justina Shiroka-Pula, një Qeveri dhe institucione që po funksionojnë, si dhe një shtet që duhet ta ruajë stabilitetin, sovranitetin dhe interesin e qytetarëve të tij. Me ket stabilitet politik tash edhe me presidenten e re fitoi Kosova, fituan shqiptaret, deshtoi Serbia, ka shkruar gazeta zvicerane në shqip LeCanton27.ch

Zgjedhja e znj. Justina Shiroka-Pula Presidente dhe rikthimi i stabilitetit institucional janë një fitore për Kosovën dhe shqiptarët.

Por, pas kësaj, po vërehen edhe disa lëvizje të dëmshme nga persona keqberes, pas te cileve mund të qendroj Serbia, pas deshtimit te destabilizojne Kosovën në politike, tash po përpiqen të fusin kartën e fesë në Kosovën tonë multikonfesionale, e cila njihet si shembull i bashkëjetesës dhe tolerancës fetare.

Myftiu Naim Tërnava e uroi kryetaren dhe i dëshiroi punë të mbarë, i njejti mori pjesë në ceremoninë zyrtare të dorëzimit të deryrës.

Asgjë e jashtëzakonshme, asgjë e re për shqiptarët, asnjë shqiptar musliman nuk e kontestoi, madje pergezuan njëzërit zgjedhjen e saj, edhe pse ajo është katolike e nje vendi me shumice muslimane. Sepse kështu kanë vepruar shqiptarët ndër shekuj: kanë jetuar bashkë, kanë respektuar njëri-tjetrin dhe kanë ndarë të njëjtin komb, pavarësisht nëse i përkasin Islamit, Katolicizmit apo Ortodoksisë.

NDALUNI! Feja nuk duhet të përdoret si armë politike dhe as si instrument për të ndarë shqiptarët

Por çuditërisht « Lëvizja e Decanit » paska bëre një postim nxitës, zgjedhjen e Pulës për Kryetare e paskan interpretuar si « rikthim në trungun shpirtëror » duke thënë se « të gjithë shqiptarët do ti rikthejnë në katolik » Pra kerkohet nga institucionet relevante qe te ndalë provokimet e Lëvizjet e Deçanit që të ndalen me nxitjen e përçarjes fetare.

Prandaj, kërkojme te ndalen nga të gjithë ata që, përmes deklaratave dhe postimeve publike, sidomos në disa portale dhe rrjete sociale, po tentojnë të nxisin përçarje fetare ndër shqiptarë:

Mos e përdorni fenë për të përçarë shqiptarët. Kosova ka nevojë për bashkim, tolerancë dhe respekt ndërmjet besimeve, jo për urrejtje dhe ndasi. Ne mund të kemi besime të ndryshme, por jemi një popull dhe kemi një shtet që duhet ta mbrojmë së bashku.

Prandaj, pse sot duhet të bëhet problem fakti se Presidentja e Kosovës është katolike? Përkundrazi. Urime për zgjedhjen e saj sqi verpo myftiu Ternava. Është një mundësi që Kosova t’i tregojë botës edhe një herë se shqiptarët mund të jenë shembull i bashkëjetesës dhe tolerancës fetare.

Ajo që është shqetësuese janë disa tituj dhe postime që tentojnë ta kthejnë fenë në mjet përçarjeje: “Presidente katolike”; “akademike me shami”,; “deputete me shami”,; “deputete pa shami”… Çfarë janë këto? Kujt i shërbejnë?

Leni more këto budallakia..! Mua si gazetar nuk me shqetëson as nuk me intereson fare cfare feje ka nje president apo kryeminister… Mua me shqetësone me shume vizitat dhe takimet e shpeshta te Edi Ramës me Nantahaun ne Izrael dhe me Vucicin në Beograd! Per mua prioritet ka kombi, se pari a eshte shqiptar dhe e punon ne favor te shetit tone, te favor te kombin tone..tjerat pse shkon ai ne xhami apo kishe eshte ceshje e tij private, ceshtje rrespekti ndaj fese se vetë!

Ajo që duhet të na shqetësojë si shoqëri janë interesat e shtetit, zhvillimi i Kosovës, siguria, ekonomia, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe mbrojtja e interesit kombëtar due luftuar korrupcioni dhe krimin e organizuar!

OKB – GARANTON DHE RRESPEKTON FETË

Karta e Kombeve të Bashkuara dhe standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut mbrojnë lirinë e mendimit, ndërgjegjes dhe fesë. Neni 18 i Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut garanton të drejtën e çdo njeriu për lirinë e mendimit, ndërgjegjes dhe fesë, përfshirë të drejtën për ta manifestuar besimin e tij.

Prandaj, askush nuk ka të drejtë t’i tregojë një shqiptari se cilës fe duhet t’i përkasë. Myslimanë, katolikë dhe ortodoksë kemi jetuar bashkë. Kemi luftuar bashkë. Kemi ndërtuar shtetin bashkë. Dhe duhet të vazhdojmë të jetojmë bashkë.

Unë ndoshta, si çdo njeri, mund të isha rritur me paragjykime app te isha rtacsit dhe islamofob, por i jam mirënjohës Zvicrës, vendit ku jam shkolluar dhe edukuar, sepse këtu kam mësuar se demokracia nuk është vetëm të kesh të drejtë të flasësh; është edhe të respektosh tjetrin kur ai mendon, beson apo jeton ndryshe nga ti.

Ne shqiptarët ne diasporës, sa herë kthehemi në vendlindje, nuk çojmë vetëm para, dhurata apo çokollata. Duhet të çojmë edhe një copë Zvicër. Një copë demokraci, një copë tolerance, një copë respekti për tjetrin, një copë kulturë të bashkëjetesës. Sepse Kosovës dhe Ballkanit u duhet pikërisht kjo.

Në debate kemi thënë shumë herë: “Kosovën do ta bëjmë si Zvicrën.” Atëherë le ta bëjmë vërtet. Jo vetëm me rrugë, ndërtesa dhe ekonomi. Por edhe me demokraci, tolerancë, respekt dhe bashkëjetesë. Mos të mbetet kjo vetëm një fjali në pankarta. Le ta dëshmojmë me mënyrën se si sillemi me njëri-tjetrin. Dhe mbi të gjitha: mos lejojmë askënd të na ndajë në myslimanë, katolikë e ortodoksë. Para së gjithash, jemi shqiptarë. Feja le të mbetet besimi ynë. Kombi, shteti dhe respekti për njëri-tjetrin le të na bashkojnë! / LeCanton27.ch 

Derniers articles