14.7 C
Berne
mercredi 7/10/2026

Filantropi dhe humanisti shqiptar Lazim Destani uron popullin e Kosoës dhe presidenten e re akademiken Justina Shiroka-Pula

Berlin, 7 tetor -Lazim Destani është ekzekutiv biznesi, filantrop, veprimtar entuziast i popullit shqiptar si dhe mbështetës aktiv i iniciativave për avancimin e Ballkanit Perëndimor si pjesë integrale e idesë europiane. Z.Destani eshte edhe humaist dhe veprimtar i njohur i ceshtjes kombetare i cili jeton ne Gjermani dhe qe vepron ne Dubai, Evrope dhe ballkan si biznesmen dhe ne ballkan si humansit.

Filantropi dhe hunanisti i njohur shqiptar përmes gazetes zvicerane ne shqip LeCanton27.ch ka mirpritur zgjdhjen e znj. Justina Shiroka-Pula ne kyre te shtetit te Republikes se Kosovës si presidente e trete me radhe grua. Si me poshte po e përcjelli urimin e z.Destani derguar presidentes të sapo zgjedhur znj.Shiroka-Pula dhe popullit te Kosovës:

Urime popull i Kosovës,
Urime Akademike e nderuar, Justina Shiroka-Pula,
Zgjedhja e Akademikes Justina Shiroka-Pula si Presidente e Republikës dhe përmbyllja e suksesshme e procesit të konsolidimit të institucioneve shtetërore përbëjnë lajmin e gëzueshëm e të jashtëzakonshëm. Ky moment shënon triumfin e pjekurisë politike, stabilitetit dhe vizionit të përbashkët për të ardhmen.
I kam ndjekur hap pas hapi sfidat e këtij rrugëtimi, ndaj sot, krerët e vendit dhe liderët politikë, i përgëzoj përzemërsisht për urtësinë, frymën e kompromisit dhe përgjegjësinë e lartë shtetërore që treguan në këto momente vendimtare. Ata dëshmuat se kur interesat e atdheut dhe të qytetarëve vihen në plan të parë, nuk ka ngërç që nuk gjen zgjidhje.
Nga perspektiva e komunitetit të biznesit dhe angazhimit njerëzor, ky stabilitet institucional është pikërisht themeli që i duhet Kosovës. Ai hap rrugë të sigurta për zhvillim ekonomik, për investime të qëndrueshme, fuqizim të kapitalit njerëzor dhe për projekte të mëdha në shërbim të mirëqenies shoqërore. Një shtet me institucione të plota dhe funksionale është shtet që frymëzon besim te partnerët ndërkombëtarë dhe te vetë rinia e tij e mrekullueshme.
Uroj që ky kapitull i ri të jetë fillimi i një epoke me suksese të pandalshme, bashkëpunim të ngushtë dhe prosperitet të gjithanshëm.
Ju priftë e mbara!

Derniers articles