21.6 C
Berne
dimanche 4/10/2026

Ne protestën e djeshme në Lozane nga 40.000 shqiptare aty dolen vetëm 400 megimtarë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Lausanne 4 tetor -Ne kryeqytetine kantonit të Vaudit në Lozanë (Lausanne) u zhvillua të një protestë e diasporës shqiptare në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së të dënuar verdiktin e Gjyktes special për krime lufte ne Kovoë  e cila ne vitin 2015 ishte votuar nga dy parti (PDKLKD) shqiptare, njofton gazeta zvicerane ne shqip LeCanton27.ch

Diaspora shqiptare nga mbare Zvicra u mblodhën ne Lozanë të protestojnë në mbështetje të UÇK-së. Do shtuar se vetem në Lozane sot jetojne dhe veprojne rreth 40.000 shqiptare. Policia zvicerane redaksise se gazetes zvicerane ne shqip LeCanton27.ch sot i kane deklaruar se kjo proteste ku tuboi afro 400 mergimtare, kaloi pa asnje incident, për veq disa ankesave te policise ndaj disa proeestuesve.

Sipas njoftimeve të organizatorëve, protestuesit u ftuan të merrnin me vete flamuj kombëtarë, emblema të UÇK-së dhe simbole kombëtare. Në tubim morën pjesë shqiptarë të brezave të ndryshëm, përfshirë familje me fëmijë, të rinj dhe të moshuar. Në shesh u panë flamuj kuqezi, simbole të UÇK-së dhe fotografi të ish-krerëve të UÇK-së.

Pankartat kryesore mbanin mesazhet:

“Drejtësi, jo politikë”
“Jo në emrin tim”
“Liri çlirimtarëve”

Gjatë fjalimeve, protestuesit kërkuan drejtësi dhe një proces gjyqësor të paanshëm, ndërsa shprehën kundërshtimin ndaj vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë.

Derniers articles