21.6 C
Berne
dimanche 4/10/2026

Me rastin e 145 vjetorit të lindjese Mustafa Kemal Ataturkut, debatet për origjinën dhe lidhjet me shqiptaret 

Mustafa Kemal Ataturku neser me 5 tetor bëhen 145 vjet nga lindja e Mustafa Kemal Ataturkut, i cili lindi në 1881 në Selanik. Kemal Atatrku është një nga figurat më të rëndësishme të historisë moderne turke, por emri i tij lidhet në mënyra të ndryshme edhe me historinë shqiptare. Përtej debatit të vjetër mbi prejardhjen e familjes së tij, marrëdhëniet politike të Ataturkut me shqiptarët dhe Shqipërinë janë një kapitull më pak i njohur, por me interes të veçantë historik, njofton gazeta zvicerane në shqip LeCanton27.ch

Mustafa Kemal Ataturku lindi në Selanik më 1881, në një hapësirë të Perandorisë Osmane ku jetonin komunitete të ndryshme etnike e fetare. Për prejardhjen e familjes së tij, veçanërisht të babait, Ali Rıza Efendi, ka pasur prej kohësh interpretime të ndryshme. Disa autorë kanë argumentuar për një prejardhje shqiptare.

Çfarë ka thënë për shqiptarët?

Më e dokumentuar është lidhja politike dhe historike e Ataturkut me shqiptarët. Ataturku ka folur dhe ka vepruar në disa raste në lidhje me shqiptarët dhe Ballkanin. Ka disa materiale shumë interesante për një shkrim.

Një nga deklaratat më të drejtpërdrejta është ajo e 1 marsit 1922, kur Mustafa Kemal iu referua Shqipërisë në fjalimin e tij në Asamblenë e Madhe Kombëtare të Turqisë. Ai tha se shqiptarët dhe turqit kishin jetuar së bashku për shekuj dhe se kishin pasur një “bashkim të jetës dhe të fateve”. Më tej shprehu shpresën se Shqipëria do të gjente rrugën për të ruajtur ekzistencën dhe për të siguruar mirëqenien e saj.

Në vitet e Luftës së Pavarësisë së Turqisë, Mustafa Kemal e shihte Ballkanin dhe veçanërisht Shqipërinë si një hapësirë me rëndësi strategjike. Në mars të vitit 1922, në një fjalim para Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, ai iu referua edhe marrëdhënieve ndërmjet turqve dhe shqiptarëve, duke dëshmuar rëndësinë që i kushtohej kësaj çështjeje në politikën e Ankarasë së asaj kohe.

Pas shpalljes së Republikës së Turqisë në vitin 1923, marrëdhëniet me Shqipërinë vazhduan të zhvilloheshin. Tirana dhe Ankaraja vendosën marrëdhënie diplomatike dhe nënshkruan marrëveshje që synonin forcimin e lidhjeve mes dy vendeve.

Por një nga kapitujt më të ndjeshëm që lidhet me periudhën e Ataturkut është ai i shqiptarëve të Kosovës.

Në vitet e fundit të jetës së Ataturkut, Turqia dhe Mbretëria e Jugosllavisë nënshkruan një konventë në vitin 1938, e cila lidhej me shpërnguljen e popullsisë myslimane nga Jugosllavia drejt Turqisë për te mbrojtur shipatret nga gjenocidi serb dhe kovetimi ne sllavë. Në praktikë, kjo çështje prekte veçanërisht shqiptarët e Kosovës dhe viseve të tjera shqiptare. Historianët kanë debatuar për përmasat, qëllimet dhe zbatimin e këtij procesi, ndërsa dokumentet dhe interpretimet rreth tij mbeten objekt studimi.

Kështu, lidhja e Ataturkut me shqiptarët nuk kufizohet vetëm te pyetja nëse ai kishte apo jo origjinë shqiptare. Ajo përfshin një periudhë të tërë historike, në të cilën Shqipëria, Kosova, Turqia dhe hapësira e Ballkanit po përjetonin ndryshime të mëdha politike.

Për shqiptarët, Ataturku mbetet një figurë historike që shfaqet në disa pika të rëndësishme të historisë së tyre të shekullit XX: në debatin mbi prejardhjen e tij, në marrëdhëniet e Ankarasë me Shqipërinë dhe në çështjen e shqiptarëve të Kosovës në vitet 1930.

Derniers articles