16.9 C
Berne
samedi 3/10/2026

Shqiperia dhe Kosova përmes ambasadave në Bernë po ndihmojne shkollaret tane në Zvicër. Ka nisur shpërndarjen e teksteve shkollore për nxënësit e diasporës shqiptare

Bernë, 3 tetor -Në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Bernë vijoi sot shpërndarja falas e teksteve shkollore për nxënësit e klasave të gjuhës shqipe në Zvicër. Sikur ambasadori z.Ermal Dredha ashtu edhe përfaqesuesi i LAPSH-it prof.dr. Vaxhid Sejdiu duke falendeurar ambabsadat tone, ka uruar shkollaret suksese ne mësime me tekstet e reja shkollore, njofton gazeta zvicerane në shqip LeCanton27.ch

Zvicra

Një burim shumë i rëndësishëm është dokumentimi i mësimit shqip në Zvicër. Sipas të dhënave të publikuara nga “Shkolla Shqipe”, në tetor 2024 kishte 1.710 nxënës të regjistruar në dy organizimet kryesore, LAPSH dhe SHSH, në 117 pika shkollore në gjithë Zvicrën

Ambasadori Dredha priti me këtë rast mësueset dhe mësuesit e gjuhës shqipe, me të cilët diskutoi mbi ecurinë e mësimit, sfidat, si dhe adresimin e problematikave me qëllim përmirësimin e mëtejshëm të mësimdhënies.

U shpërndanë tekste për të tri nivelet e mësimit, nga klasa e parë deri në klasën e nëntë, të cilat u ofrohen nxënësve pa pagesë. Ambasada do të vijojë të mbështesë mësimin e gjuhës shqipe në Zvicër dhe përpjekjet për ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe identitetit shqiptar tek brezat e rinj.

Për vitin shkollor 2026–2027, Qendra e Botimeve për Diasporën ka përgatitur mbi 5.700 paketa mësimore, ose rreth 17 mijë tekste, të cilat do të shpërndahen në 15 shtete evropiane, si dhe në SHBA dhe Kanada. Për herë të parë këtë vit përfshihet edhe Niveli III i tekstit “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare”.

Në Zvicër, shpërndarja e teksteve përbën një mbështetje të drejtpërdrejtë për mësuesit dhe shkollat shqipe, duke u mundësuar nxënësve qasje në materiale të përbashkëta mësimore për ruajtjen dhe zhvillimin e gjuhës shqipe. Ambasada e Shqipërisë në Bernë ka realizuar edhe në vitet e kaluara shpërndarjen falas të teksteve për shkollat shqipe në Zvicër.

Një e dhënë shumë interesante për Kosovën. Ministria e Arsimit nga Prishtina siguroi mbi 7.000 tekste shkollore per nxenësit shqiptare ne Zvicer

Sipas gazetes zvicerane ne shqip LeCanton27.ch Kosova ka ndërmarrë një sërë masash për mbështetjen e mësimit të gjuhës shqipe në diasporë, përfshirë edhe Zvicrën. Madje, dokumentet zyrtare tregojnë se Kosova ka blerë dhe shpërndarë tekste shkollore për diasporën në mënyrë të vazhdueshme.

Për vitin shkollor 2026–2027, Ministria e Arsimit e Kosovës ka lidhur kontratë për blerjen e teksteve për diasporën për nivelin I, II dhe III, si dhe Abetaren me fletore pune. Vlera e parashikuar e kontratës ishte 120 mijë euro.

Për vitin 2025–2026, Ministria kishte zhvilluar një tjetër procedurë për blerjen e teksteve për diasporën, me vlerë të parashikuar 170 mijë euro.

Në vitin 2023, sipas Qeverisë së Kosovës, në shkollat shqipe në diasporë u shpërndanë rreth 40 mijë tekste mësimore, ndërsa për vitin shkollor 2024–2025 ishin porositur edhe 45 mijë tekste të reja.

Sa i përket Zvicrës, në maj 2024 Ministria e Arsimit dhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës organizuan në Döttingen një punëtori me mësuesit për institucionalizimin e mësimit plotësues të gjuhës shqipe.

Kosova dhe Shqipëria kanë punuar gjithashtu për kurrikulë të përbashkët, Abetare të përbashkët dhe tekste të unifikuara për mësimin e gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në diasporë.

Kosova e ka mbështetur shpërndarjen e teksteve për diasporën përmes Ministrisë së Arsimit dhe institucioneve të diasporës, ndërsa për Zvicrën ka pasur edhe angazhim të drejtpërdrejtë institucional me mësuesit dhe organizatat e mësimit plotësues.

Ka një rast të dokumentuar më herët, që tregon se Kosova ka dërguar tekstet drejtpërdrejt në Zvicër. Sipas një raportimi të vitit 2011, Ministria e Arsimit e Kosovës siguroi 7.000 tekste shkollore, nga të cilat 1.000 ekzemplarë ishin të destinuar për nxënësit e nivelit të parë në Zvicër. Shpërndarjen do ta bënin konsullatat e Kosovës në Zvicër në bashkëpunim me LAPSH-in.

Gjithashtu, tekstet e krijuara në kuadër të bashkëpunimit të Ministrisë së Arsimit të Kosovës me Shkollën e Lartë Pedagogjike të Cyrihut janë përdorur prej vitesh në shkollat shqipe të diasporës.

Derniers articles