Brlin, 3 tetor -Unioni i Afaristëve Shqiptaro-Gjerman ka zgjedhur kryesinë e re, duke i besuar drejtimin e organizatës biznesmenit Zenun Krasniqi. Zgjedhja e kryesisë së re shënon një etapë të re për Unionin, i cili synon të forcojë bashkëpunimin ekonomik dhe lidhjet ndërmjet afaristëve shqiptarë dhe gjermanë, si dhe të krijojë mundësi të reja për investime, partneritete dhe zhvillim të bizneseve, njofton gazeta zvicerane ne shqip LeCanton27.ch
Në krye të Unionit, Zenun Krasniqi pritet të angazhohet në forcimin e rolit të organizatës dhe në përfaqësimin e interesave të komunitetit të biznesit shqiptar në hapësirën gjermane.
Në Dyzeldorf të Gjermanisë me 09.05.2026, u mbajt Kuvendi i Rregullt Zgjedhor UNIONIT të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane , ku u zgjodh Kryesia e re që do të udhëheqë Unionin në mandatin e ardhshëm.
Kuvendi zgjodhi Kryesinë e re si vijon:
Zenun Krasniqi – Kryetar i KryesisëAfrim Osmanaj – Nënkryetar
Faton Shehu – Nënkryetar
Irfan Perçuku – Sekretar i Përgjithshëm
Shkëndije Pacolli – Anëtare
Burim Kuraja – Anëtar
Irfan Tërnava – Anëtar
Kuvendi shprehu mirënjohje dhe falënderim të veçantë për Kryetarin e deritanishëm, z. Nazmi Viqa, Nënkryetarin e deritanishëm, z. Zenun Krasniqi, si dhe për anëtarët e Kryesisë së kaluar: z. Vllaznim Kelmendi, i cili ka qenë pjesë e Unionit që nga themelimi i tij, z. Nexhmedin Veliqi, z. Bekim Borovci, znj. Shkëndije Pacolli dhe z. Faton Shehu, për punën e palodhshme, përkushtimin dhe kontributin e tyre të çmuar gjatë mandateve të fundit.
Nën udhëheqjen e tyre, Unioni ka konsoliduar strukturat organizative, ka zgjeruar rrjetin e anëtarëve dhe ka forcuar ndjeshëm rolin e tij si një platformë e rëndësishme për përfaqësimin dhe promovimin e interesave të bizneseve shqiptaro-gjermane.
Kuvendi shprehu gjithashtu falënderim të veçantë për bankën OneFor, sponsorin gjeneral të këtij takimi, për mbështetjen e çmuar dhe partneritetin e saj në organizimin e Kuvendit. Kontributi i OneFor dëshmon përkushtimin e saj për të mbështetur komunitetin e biznesit shqiptaro-gjerman dhe për të promovuar iniciativa që forcojnë bashkëpunimin ekonomik dhe zhvillimin e sipërmarrjes.
Në fjalën e tij , Kryetari i ri, z. Zenun Krasniqi, falënderoi anëtarët për besimin e dhënë dhe theksoi se mandati i tij do të karakterizohet nga transparenca, bashkëpunimi dhe përkushtimi në funksion të zhvillimit të mëtejshëm të Unionit.
Krasniqi ka theksuar se prioritetet kryesore të Kryesisë së re do të jenë forcimi i bashkëpunimit ndërmjet bizneseve, mbështetja e sipërmarrësve të rinjë, krijimi i mundësive të reja për zhvillim dhe përfaqësimi i fuqishëm i interesave të përbashkëta të komunitetit të biznesit shqiptaro-gjerman.
Kryesia e re synon të intensifikojë aktivitetet për rrjetëzimin e bizneseve, promovimin e investimeve, avancimin e partneriteteve strategjike dhe krijimin e urave të reja të bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Gjermanisë dhe trojeve shqiptare.
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane mbetet një nga platformat më të rëndësishme të organizimit dhe përfaqësimit të bizneseve shqiptare në Gjermani, duke kontribuar në fuqizimin e sipërmarrjes, shkëmbimin e përvojave dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik.
Kryesia e re shprehu gatishmërinë për të qenë e hapur ndaj ideve, sugjerimeve dhe bashkëpunimit me të gjithë anëtarët, me bindjen se vetëm përmes unitetit, dialogut dhe vizionit të përbashkët mund të arrihen rezultate të qëndrueshme dhe me ndikim afatgjatë./ Halil Rrustemaj

