Presheve, 7 korrik -Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, po qendrin ne Luginen e Presheves, ku sot ka vizituar Preshevën per te marre phede ne nje panair te librit. Fillimisht au ka vizituar drejtuesit e komunave shqiptare ate te Presheves dhe Bujanovcit, njofton gazeta zvicerane ne shqip LeCanton27.ch
Me të mbërritur në Preshevë, Begaj u prit nga kryetarja e komunës, Ardita Sinani.
« Mirë se vini në Luginën e Preshevës, Presidenti Begaj, » shkroi Sinani në një postim në Facebook.
Presidenti Begaj efhe pse ne Shqiperi ka perqarje dhe mosnarrrvedhje te medha, ai megjithate gjeti kurrajo t’i kedjilloj liderët politikë qe te jen unik, te bashkepunojne për çështje të interesit kombëtar.
« Sot vizitova Luginën e Preshevës, ku shqiptarët jetojnë në trojet e tyre, ndonëse – fatkeqësisht – jashtë atdheut amë. Ata më pritën me flamuj dhe zemra plot dashuri, ashtu siç vëllai pret vëllain, » shkroi Begaj në Facebook; ai e vizitoi Preshevën për të marrë pjesë në panairin e librit të qytetit.
Ai njoftoi se zhvilloi bisedime me kryetaret e komunave të Preshevës dhe Bujanocit, Ardita Sinani dhe Arbër Pajaziti; me Shaip Kamberin, deputet shqiptar në Parlamentin e Serbisë; dhe me Enkelj Rexhepin, kryetar i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve.
« Diskutuam për zgjidhjen e çështjeve me të cilat përballen shqiptarët e Luginës, forcimin e unitetit të faktorit politik shqiptar dhe projektet që do t’u sjellin dobi të rinjve vendas. I inkurajova liderët politikë të rajonit që të bashkohen sa herë që është në lojë interesi kombëtar, me qëllim mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Si President i Shqipërisë, u zotova për mbështetje në adresimin e çështjeve të Luginës së Preshevës – përfshirë përfaqësimin e drejtë institucional, problemin e pasivizimit të adresave dhe të drejtën e përdorimit të gjuhës amtare e të simboleve kombëtare, » deklaroi Begaj.
Ai i siguroi bashkëbiseduesit se do të vazhdojë – siç ka bërë deri më tani – të shërbejë si « mbrojtës i të drejtave të mohuara të shqiptarëve të Luginës në çdo institucion dhe zyrë ndërkombëtare, » shtoi Begaj.
Rexhepi: Vizita e Begajt, mesazh i fuqishëm se shqiptarët e Luginës së Preshevës nuk janë vetëm
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, Enkel Rexhepi, vizitën e e presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, e cilësoi si ditë historikë për Luginne Preshevës.
Rexhepi tha se kjo vizitë ishte një mesazh i fuqishëm se shqiptarët e Luginës së Preshevës nuk janë vetëm dhe se zëri i tyre dëgjohet në institucionet më të larta të shtetit shqiptar.
Shaip Kamberi, deputet shqiptar në Parlamentin e Serbisë, deklaroi se vizita e Begajt përfaqëson një shprehje të angazhimit institucional të Shqipërisë ndaj bashkatdhetarëve të saj, si dhe një mesazh të qartë mbështetjeje për ruajtjen e identitetit e të drejtave dhe nxitjen e zhvillimit të komunitetit shqiptar në rajon, duke shtuar se « Lugina e Preshevës po merr gjithnjë e më shumë vëmendje nga Shqipëria. »
Supas gazetes zvicerane ne shqip LeCanton27.ch, presidenti i parë i Shqipërisë që vizitoi Preshevën ishte Bujar Nishani. Vizita e tij u zhvillua më 7 mars 2017 dhe u konsiderua historike, sepse ishte hera e parë që një President i Republikës së Shqipërisë vizitonte Luginën e Preshevës
– Si President i Shqipërisë ai vizitoi Medvegjën në nëntor 2017, ku u takua me shqiptarët e zonës dhe përfaqësues lokalë.
-Edi Rama e ka vizituar Preshevë më 11 nëntor 2014 pas takimit me presidentin serb Aleksander Vucic, gjatë vizitës së tij ne Beograd.
Gazetsri preshevar nga Gjeneva, Begajt: Zoteri president pa vizituar Medvegjen, vizita e juaj nuk eshte e kompletuar!
Medvegja eshte syri i Kosoves Lindrore, eshte vendlindja e Akademik Idriz Ajeti, biznesmenit, humanistit dge veprimtarit te shquar shqiptar Xhim Xhema pa te cilin sot Kosova nuk do ishte shtet e as Shqiperia nuk do ishte e njohur. Ky « kongresmen » dhe ambasador shqiptare ne Amerike i cili ju hapi dyert e Kosoves ne Shtepine e Bardhe ne Washington ka bere shume ne sensibilizimin e ceshtjes shqiptare ne arenen nderkombetare, ka shkruar gazetari njihur nderkombetar ne Gjenrve Nefail Maliqi i vili hjendet ne pushime ne Presheve.
Zoteri President pse e thash se «Pa vizituar Medvegjen, vizita e juaj nuk eshte e kompletuar « ?
E thash ket sepse toponimi apo tri nomi Presheve-Medvegje-Bujanoc (qe e perdor edhe UCPM) kahere serbet e kane eliminur duke e shkurtuar vetem ne Presheve dhe Bujanoc!
Pas nje kohe donta anulojne edge Bujsnocen nede buk reshijme ne ose nede politiksjt tane anashkslojne sot Medvegjen apo neser Bujanocin ge cilen t’kurtje te qellimshme te trojeve tona etnike nga regjimi i Beogradit ne si shqiptare etnik nuk e pranojme!
