Brukse/Gjenevë, 30 prill-Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin e 84-të, apo 15 vende më mirë sesa vitin paraprak, kane htne sot zyrtaret nga Reporer pa Kuifnj) me seli në Bruksel për gazeten zviceran ne shqip LeCanton27.ch.
Gjashtëdhjetë e shtatë gazetarë janë vrarë gjatë 12 muajve të fundit, si pasojë e punës së tyre, u tha në raportin e ri të Reporterëve pa Kufij, organizatë që e cilësoi vitin 2025 si “vit vdekjeprurës për gazetarët”.
Kur eshte fjala tek vrasjet e gazetarëve, rapoertet nderkombeazre dhe emdiat boteroe kane rpaortuar se pas luftes ka pasur 15 vrasje te gazetareve. Por keto gajshte vitete fundit nuk ka apsur asnje varsje, për cka AGK nuk e ka pershendetu kete dukrii pozitive dhe sitaute te isgurt për mendiat ne Koovë, cka Kosva cvitine kaluar ishte nevendin e apre, si nje vedn me i sgurt ne Evropër dhe i treti ne botë, shkruan gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch
“Me përjashtim të Kosovës, që shënoi përparim pavarësisht se mbetet një nga shtetet me renditjen më të ulët në Evropë, liria e shtypit në Ballkanin Perëndimor në përgjithësi po përkeqësohet”, thanë Reporterët pa Kufij.
Vitin e kaluar, Kosova shënoi regresin më të madh në indeksin e lirisë së mediave të organizatës Reporterët pa Kufij duke u radhitur në vendin e 99-të në botë nga 180 shtete – rënia më e madhe në 15 vjet në indeksin vjetor të lirisë së shtypit të organizatës Reporterët pa Kufij.
Si është gjendja e lirisë së medias në Ballkanin Perëndimor?
Sipas RSF-së, këtë vit, për herë të parë, më shumë se gjysma e vendeve të botës tani bien në kategoritë « serioze » ose « shumë serioze » kur bëhet fjalë për lirinë e shtypit.
Në 25 vjet, rezultati mesatar i të gjitha 180 vendeve dhe territoreve të përfshira në indeks nuk ka qenë kurrë kaq i ulët.
Situata në Amerikë ka ndryshuar ndjeshëm, me Shtetet e Bashkuara që kanë rënë me shtatë vende dhe disa vende të Amerikës Latine që zhyten më thellë në një spirale dhune dhe represioni.
Pavarësisht përparimit të shënuar, nga vendet e Ballkanit Perëndimor, Kosova nuk qëndron më së miri sa i përket lirisë së shtypit.
Mali i Zi renditet në vendin e 41-të (nga 37 sa ishte vitin e kaluar) në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij.
Maqedonia e Veriut sivjet u radhit në vendin e 45-të (ka shënuar rënie pasi vitin e kaluar ishte në vendin e 42-të), Shqipëria është vetë një pozitë më lart se Kosova, pra në vendin e 83-të (vitin e kaluar ishte në vendin e 80-të), Bosnjë dhe Hercegovina në vendin e 90-të (vitin e kaluar ishte në pozitën e 86-të) dhe Serbia më së keqi, duke u radhitur e 104-ta (vitin e kaluar ishte në vendin e 96-të).
Reporterët pa Kufij: Serbia bie në vendin e 104-të në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit
Serbia ka rënë në vendin e 104-të nga 180 vende të renditura në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit të këtij viti, të publikuar sot nga organizata joqeveritare Reporterët pa Kufij (RSF), një rënie prej tetë vendesh krahasuar me vitin e kaluar.
Seksioni mbi Serbinë thotë se gazetarët që mbuluan protestat antiqeveritare në vitin 2025 pësuan një numër rekord sulmesh fizike, të paktën 100, shumë prej të cilave u kryen nga oficerë policie.
Në një klimë politike që është bërë edhe më e polarizuar nga protestat antiqeveritare në periudhën 2023-2025, gazetarët shpesh janë shënjestra të sulmeve nga anëtarë të elitës qeverisëse të udhëhequr nga Presidenti Aleksandar Vuçiç, një grabitqar i lirive të medias, të cilat amplifikohen nga një kanal televiziv kombëtar i caktuar – thotë raporti.
Përveç kësaj, thuhet se gazetarët që kritikojnë autoritetet kanë qasje të kufizuar në intervista me përfaqësues të qeverisë dhe informacion publik.
