14.6 C
Berne
dimanche 5/04/2026

Papa Leoni XIV jep mesazhin e fortë për Pashkët katolike: Bota e plagosur nga luftërat dhe abuzimi

Papa Leoni XIV

Në mesazhin e tij për Pashkën katolikePapa Leone XIV deklaroi se bota sot është e mbushur me plagë nga luftërat, padrejtësitë dhe abuzimet, por theksoi se Zoti mbetet i pranishëm përmes shpresës që sjell ringjallja, citon gazeta zvicerane në shqip LeCanton27.ch

Në meshën e Pashkëve në Vatikan, Papa Leoni XIV i bëri thirrje botës që të mos dorëzohet para luftërave, padrejtësive dhe indiferencës.

Ai krahasoi luftërat me “gurin e varrit” të Krishtit, i cili u rrokullis për të sjellë dritën dhe shpëtimin.

Papa tha se sot njerëzve u duhet forca e Krishtit të Ngjallur për të thyer “varret e luftërave që shkatërrojnë jetë dhe të ardhmen, varret e egoizmit që mbyllin zemrat dhe kufijtë, dhe varret e indiferencës që na bëjnë të shurdhër ndaj të varfërve”.

Mesditën e sotme, Papa do të mbajë mesazhin tradicional “Urbi et Orbi”, duke i drejtuar fjalët e tij të gjithë botës me rastin e Pashkëve.

Ne e shohim të keqen në padrejtësi, në egoizmin e individëve, në shtypjen e të varfërve dhe në mungesën e vëmendjes ndaj më të prekshmëve”, u shpreh papa, duke nënvizuar se dhuna dhe konfliktet po rëndojnë gjithnjë e më shumë mbi njerëzimin.

Ai foli për “plagët e botës” dhe britmat e dhimbjes që vijnë nga çdo anë, duke përmendur abuzimet ndaj më të dobëtve, shfrytëzimin e burimeve natyrore dhe shkatërrimin që sjell lufta.

Megjithatë, Papa theksoi se shpresa nuk mungon: “Zoti është gjallë dhe mbetet me ne. Përmes çarjeve të ringjalljes që hapen në errësirë, ai ia beson zemrat tona shpresës”.

Në predikimin e tij, ai u ndal edhe te sfidat e brendshme të njeriut, si zhgënjimi, vetmia dhe lodhja shpirtërore, duke i krahasuar me një “tunel pa dalje”. Por, sipas tij, edhe në momentet më të errëta, gjithmonë lind diçka e re.

Pashka na kujton se në Krishtin e ringjallur, një krijim i ri është i mundur çdo ditë. Është një fillim i ri dhe një këngë shprese për të gjithë njerëzimin”, përfundoi Papa Leone XIV.

Derniers articles