2 C
Berne
lundi 30/03/2026

Kosova drejt Botërorit / Sikur t’mos ishin këta burra, Kosova sot a do të ishte në UEFA dhe FIFA!

Kosova, e cila u pranua në garat e UEFA-s dhe FIFA-s vetëm një dekadë më parë , pa sfiotres me Sllovainë, nje kembe e ka ne Kosovë, nje ne Amerike (ne botërorin) shkruan gazeta zvicerane ne shqip LeCanton27.ch

UEFA, Franco Foda, trajneri i Kosovës:
Të martën, do të luajmë një ndeshje historike kundër Turqisë. Jemi euforikë tani, por duhet ta luajmë këtë ndeshje finale me qetësi. Ne kemi vetëm një stadium me 13,000 vende, por nëse do të ishte e mundur, do të kishte 100,000 njerëz, kjo është e sigurt.

Sonte ne oren 21 do te kuptohet fillimi i Kosovës në Kupën e Botës apo fundi i Turqisë? 

“Dardanët” fituan 4-3 dhe kështu siguruan kualifikimin në finalen e “play-offit” të Botërorit 2026.

Pas kësaj humbje të rëndë për ta, sllovakët kanë reaguar të dëshpëruar pas ndeshjes.

Kombëtarja e Kosovës e mori fitoren më të madhe në historinë e saj mbrëmë, duke e mposhtur Sllovakinë. E për këtë fitore të madhe ka shkruar edhe gazeta prestigjioze, The Guardian deh shume gazeta boterore duke shkruar se Kosova u pranua në UEFA dhe FIFA vetëm një dekadë më herët dhe eshtë pranë kualifikimit në Kupën e Botës.

Sipas gezates zvicerane ne shqip LeCanton27.ch personat qe hapen dyert e Kosovës ne UEFA dhe FIFA jane Hasan Kadriu-Presheva, menagjer i pare shqiptar ne UEFA, Fadil Vokrri, kryetar i FFK-së dhe Nefail Maliqi, gazetar nderkombëtare ne Gjenevë dhe i vetmi gazetar shqiptar i akredituar ne UEFA dhe FIFA.

Për rregutëmin e kombëtares së Kosovës deri tek ndeshja e fundit me Turqine, para boterorit kane dhenë kontribut te madhe shume personalitete për anëterisimin e Kosoves ne UEFA dhe FIFA, por tre persona ketu duhet vequar:

-Hasan Kadriu-Persheva ishte shqiptari i pare menagjer i UEFA-s.

-Fadil Vokrri si kryetar i FFK-së loboi denjesisht ne favor te anëtarësimin e Kosovës ne UEFA per tri vite rresht pas mbi 100 takime me presonalitete botërore nga fusha e futbollit, sportit dhe ato politike.

-Kurse Nefail Maliqi po ashtu nuk la dere pa qleë për anëtarësimin e Kosvoes ne UEFA dhe FIFA, i cili si gazetar kishte zhilluar intervista me kreret shtëpive me te mëdha te fubollit evropian dhe boteror, si me Mishel Platini (UEFA) dhe Step Bllater (FIFA) si dhe yjet e futbollit boterore Pele, Zidan, Rumenige!…Ketu nuk do harruar edhe rolin dhe kontgributin e Fatmir kuqit, nje biznesmen imnjohur dhe vaprimar i shquar ne disaporen shqiatare i cili jetonn dhe vepron ne Gjenevë. Z.Kuqi e kishte shoqeruar ne cdo hap, ne takime dhe aktivitete tjera z.Vokrri gjate lobimit.

Debutimi i Kosovës në Kupën e Botës apo fundi i Turqisë?

Kosova, e cila u pranua në garat e UEFA-s dhe FIFA-s vetëm një dekadë më parë, pas fitores me Sllovakinë, sot Kosova nje kembe e ka ne Kosovë e nje ne Amerike (drejt botërorit) shkruan gazeta zvicerane ne shqip LeCanton27.ch

Sot, Kosova pret Turqinë në orën 20:45 të mbrëmjes në një duel të nxehtë për biletën e lakmuar të Kupës së Botës. Për kosovarët, të cilët iu bashkuan UEFA-s dhe FIFA-s vetëm në vitin 2016, kualifikimi do të ishte një i pari historik në një turne të madh (Kupa e Botës ose Kampionati Evropian).

Turqia, nga ana tjetër, festoi suksesin e saj më të madh në Kupën e Botës 2002 me një vend të tretë sensacional, pasi më parë kishte marrë pjesë vetëm në vitin 1954 në Zvicër. Megjithatë, që nga ai triumf, kombi ka pritur kthimin e tij në skenën botërore dhe tani dëshiron të sigurojë paraqitjen e tij të tretë në Kupën e Botës.

Pikat kryesore rreth Fadil Vokrrit dhe UEFA-s:

Fadil Vokrri (1960-2018) ishte një futbollist dhe administrator legjendar kosovar, president i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) nga viti 2008 deri në vdekjen e tij. Një figurë kyçe në njohjen e Kosovës nga UEFA dhe FIFA në vitin 2016, ai ishte një kontribues i madh në zhvillimin e futbollit në rajon, një fakt i lavdëruar nga organi qeverisës evropian.

Presidenca e FFK-së: I zgjedhur në vitin 2008, ai e udhëhoqi Kosovën drejt pranimit të saj si anëtare e UEFA-s dhe FIFA-s në vitin 2016.

Njohja: UEFA vlerësoi rolin e tij vendimtar në integrimin e futbollit kosovar në skenën ndërkombëtare.

Homazh: Pas vdekjes së tij më 9 qershor 2018, stadiumi në Prishtinë u riemërua « Stadiumi Fadil Vokrri » në nder të tij. (Wikipedia) Karriera si lojtar: Një ish-sulmues, ai është i vetmi lojtar kosovar që ka përfaqësuar Jugosllavinë (12 ndeshje, 6 gola) në vitet 1980. Ai vdiq nga një atak në zemër në moshën 57 vjeç.

 

Derniers articles