3.8 C
Berne
jeudi 26/03/2026

Disa persona nga organizatat flasin për mediat në Kosovë krtikojne Kurtit para zgjedhjeve, por harrojnë të përshëndesin Qeverinë për 6 vitet e fundit që nuk ehste vrarë asnjë gazetar. Asnjë fjalë nuk e thonë për «gazetarin» Sheholli dhe propagandën serbe në Kosovë?!

Organizatat nderkmbëtare qe mbrojne te drejtat e gazetareve dhe siatuatne mediave ne botë, ne filli te ktij viti i japin nje bilanc dhe retrospektive situtes se gazeatreve dhe mediat ne Evrope dhe me gjere.

Sipas një raporti, kur Albin Kurti (e jo në Shqipëri, sepse atje nuk ka zgjedhje) gjendet në fushata parazgjedhore, dalin me një raport të thirrur nga një «Faktmbledhës i Platformës» i Këshillit të Evropës për Sigurinë e Gazetarëve, i cili ka prezantuar të gjeturat e punëtorisë dyditore, sipas të cilave liria e mediave në Kosovë ka shënuar rënie në krahasim me raportin e fundit. Ky raport është përgatitur nga të dhëna e AGK-së, e drejtuar nga Xhemajl Rexha, i cili është në thumb të kritikave ditëve të fundit, duke u konsideruar dore e djathtë e opozitës, sepse vazhdimisht ai me Flutura Kusarin kanë në shënjestër liderin dhe kryeministrin Albin Kurti. Sa herë kritikohet Kurti nga AGK, çuditërisht vijnë kritikat edhe nga Brukseli (EFJ), duke harruar të përshëndesin Qeverinë, sepse këto 6 vitet e fundit në Kosovë nuk është vrarë, as plagosur dhe as kërcënuar seriozisht asnjë gazetar!

Ricardo Gutierrez: “Nëse hesht para krimeve, do të thotë të jesh bashkëpunëtor i vrasësve…” (Staying passive means being an accomplice of murderers.)

Përfaqësues të organizatave ndërkombëtare janë shprehur të shqetësuar për klimën e punës së gazetarëve në Kosovë dhe për presionin dhe ndikimin politik ndaj tyre. Madje, ata kritikuan edhe kryeministrin Albin Kurti për mungesë mbështetje ndaj gazetarëve. Por, fatkeqësisht, nuk janë të shqetësuar për klimën dhe propagandën serbe dhe ruse në mediat kosovare, dhe për dyshimet se ato janë të paguara nga Serbia. Këtyre ditëve, institucionet kosovare (AKI dhe Prokuroria) po merren me mediat dhe gazetarët pas arrestimit të një «gazetari», «analisti», i cili me titullin e gazetarit u zbuluar dhe u arrestua si spiun i Serbisë, dhe i cili kishte simpati dhe bashkëpunim me kolegë të AGK-së dhe me shumicën e mediave dhe televizioneve kosovare?!

Megjithate reagimete përfaqesuesve te disa organazatev për siatne emdiave ne Kovoë vzahduan. Sipas Maria Cheresheva, kryetare e Shoqatës së Gazetarëve Evropianë: “Fatkeqësisht ky mision që vjen nga liria e medieve në Kosovë, ka një rënie nga hera e kaluar dhe ka shumë zhvillime negative”

“Patëm një takim me kryeministrin Kurti dhe më shqetësuesja si konkluzion është se kryeministri s’po e ka parasysh këtë klimë armiqësore ndaj gazetarëve dhe po mundohet ta arsyetojë se nëse sulmohen gazetarët, edhe politikanët sulmohen. Unë e shoh këtë si një mungesë totale të vullnetit politik për ta përmirësuar situatën”, tha Ricardo Gutierrez, nga Federata e Gazetarëve Evropianë.

Kurse për situatën e mediave në Kosovë, sidomos kërcënimet dhe vrasjet e gazetarëve, njeriu numër një i Federatës Evropiane të Gazetarëve (EFJ), në intervistën e fundit dhënë gazetës zvicerane në shqip LeCanton27.ch, ndër të tjera ka thënë:

“Ne Kosovë kemi 19 gazetarë të vrarë dhe të zhdukur që nga koha e Millosheviçit deri më sot, dhe fatkeqësisht askush nga autorët e këtyre krimeve nuk është arrestuar e as nuk është dënuar… Pra, të qëndrosh pasiv, nëse hesht para krimeve, do të thotë të jesh bashkëpunëtor i vrasësve…” (Staying passive means being an accomplice of murderers), thotë Sekretari i Federatës Evropiane të Gazetarëve, Ricardo Gutierrez.

Në këtë raport të «Faktmbledhësit të Platformës» i Këshillit të Evropës për Sigurinë e Gazetarëve, nuk është përfshirë rasti i arrestimit të një «gazetari» që u zbuluar si spiun i Serbisë dhe më pas u arrestua nga policia e Kosovës. Jo vetëm kaq, AKI bashkë me Prokurorinë, pa arrestimin e «gazetarit» Fatmir Sheholli, ka nisur një hetim të gjerë ndaj mediave që po shërbehen me Fake News, luftë hibride dhe propagandë serbe-ruse në mediat e Kosovës. Nga kjo del konkluzioni se për AGK-në dhe Gutierrez-in më i “rrezikshëm” duket Kurti, një lider më i votuar në historinë e zgjedhjeve në Kosovë, sesa ky spiuni i Serbisë, Sheholli?!

T’ju përkujtoj se Kremlini, para invazionit në Ukrainë, për mediat në Ballkan dhuroi mbi 30 milionë euro, përfshirë këtu edhe Kosovën dhe Shqipërinë

Këtë më së miri e justifikon një raport amerikan, sipas të cilit në Kosovë publikohen 1,200 lajme në ditë, prej të cilave vetëm 400 lajme japin mediat vendore, kurse 800 lajme dhe informacione të tjera vijnë nga jashtë, sidomos nga mediat sllave: Sputnik, Tanjug, Informer, Pravda etj., të cilat më shumë bëjnë propagandë sesa punë profesionale për të informuar drejt.

Për këtë qëllim, Moska, para invazionit rus në Ukrainë, dhuroi mbi 30 milionë euro për propagandë, për të destabilizuar rajonin përmes Fake News dhe propagandës, si dhe përmes Inteligjencës Artificiale, duke linçuar përmes montazheve personalitetet kombëtare (madje edhe gazetarët), duke i bërë “spiunë”, e spiunët “patriotë”, sikur që ishte rasti i Shehollit “patriot” me kapuç të UÇK-së?!

Lufta hibride në Kosovë dhe Ballkan: mediat serbe i shpallin luftë Kosovës me propagandë! Fake News dhe Inteligjenca Artificiale janë në ofensivë në Kosovë dhe Shqipëri, të sponsorizuara nga Moska dhe Beogradi për ta destabilizuar Kosovën.

Edi Rama, para se ta pengonte shprehjen e lirë duke ndaluar TikTok-un, do ishte mirë ta ndalonte propagandën serbe dhe ruse në media, siç e bëri Gjermania me ndalimin e Russia Today (Sputnik).

“Trendi negativ që po e shohim është narrativë helmuese kundër gazetarëve që bëjnë pyetje legjitime e të cilët quhen mandej si argat të Serbisë. Ne i kërkuam Kurtit ta bëjë një zotim publik për ta dhënë një shembull për politikat dhe qytetarët që mos t’i njollosin më gazetarët, por nuk e morëm atë”, tha James Wiseman nga Instituti Ndërkombëtar i Shtypit.

Ndërsa nga Shoqata e Transmetueseve Publikë u ngrit çështja për buxhetin RTK-së e që u pa si një dukuri shqetësuese.

“Për fat të keq shohim që financimi i medieve publike prej vitit 2021 ka një rënie ku kemi pas 11.2 milionë euro për ta, e tani ka rënë në 8.9 milionë euro që nuk është aspak e mjaftueshme për një media të shërbimit publik që ka obligim të informojë të gjitha shtresat e shoqërisë dhe nëse doni të investoni në programe të fëmijëve dhe edukative, me një financim të tillë është e pamundur të bëhet kjo sepse të gjitha mediumet e rajonit kanë buxhet dyfish më të madh sesa RTK-ja”, tha Radka Betcheva nga EBU.

Në këtë konferencë iu bë thirrje qeverisë që ta rinisë një dialogë me shoqatat e gazetarëve dhe të sigurohet që çdo ligj i ri, veçanërisht ai për KPM-në, të jetë në përputhje me standardet më të larta evropiane.

Derniers articles