4 C
Berne
mercredi 18/02/2026

Kryetari i trupit gjykues e mbylli çështjen gjyqësore në rastin ndaj ish-krerëve të UCK-së Speciale në Hagë. Verdikti, jemi në kontakt. Fjalet e fundit te Thcit, Veselit, Kasqit dhe Selimit Pritet…

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi

Kryegjykatësi i Speciales e mbyll çështjen gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Për shpalljen e aktgjykimit, jemi në kontakt

20 minutat e Thaçit: Ekziston vetëm një e vërtetë – unë jam i pafajshëm

Veseli në Hagë: E di se kush jam, drejtësia mund të vonohet por jo të mohohet ​

Selimi: Çfarë duhej të bënim ne, kur Serbia dhe Millosheviqi po vrisnin popullin tonë?

Krasniqi: Të gjykoni secilën provë me durim, s’do të gjeni “ndërmarrje të përbashkët kriminale”

Charles Smith i falënderoi ekipet e mbrojtjes dhe “të gjithë personat të cilët kanë ndihmuar për realizimin e suksesshëm të kësaj çështjeje gjyqësore”.

“Jemi ndjerë shumë të ndihmuar prej kontributeve për të siguruar drejtësinë e procesit dhe që ekipet e mbrojtjes dhe të akuzuarit kanë marrë shërbime efektive gjatë gjithë kohës”, tha ai, duke e falënderuar edhe stafin administrativ të gjykatës.

Kryegjykatësi tha se për datën e shpalljes së aktgjykimit do të jetë në kontakt me avokatët dhe Prokurorinë.

“Do të vazhdojmë të jemi në kontakt të vazhdueshëm, sipas nevojës, me palët, për sa i takon datës së shpalljes dhe shqiptimit të aktgjykimit”.

20 minutat e Thaçit: Ekziston vetëm një e vërtetë – unë jam i pafajshëm

Ish-presidenti Hashim Thaçi ka nisur fjalimin e tij para trupit gjykues, raporton KosovaPress.

Ai ka thënë se është vetëm një e vërtetë, dhe ajo është se ai është plotësisht i pafajshëm.

Fjalimin e tij e ka nisur me urimet për gjithë shqiptarët, ne përvjetorin e shpalljes së pavarësisë.

« Për gati tri vite në këtë sallë ju keni dëgjuar akuzat e prokurorisë. Ju keni dëgjuar edhe të vërtetën. Është vetëm një e vërtetë. Unë jam plotësisht i pafajshëm.

« Në kohën e masakrave në fillimit të vitit 1998, isha student në Cyrih. Unë nuk po bëja plane si ta marr kontrollin e Kosovës, i vetmi njeri i cili po bënte plane morpide ishte Sllobodan Millosheviqi.

« Duke i parë masakrat në vendim tim nuk mund të qëndrojë indiferent, vendosa të vi në Kosovë. Ndërsa atë që do të bënte secili prej jush. Për ketë jam krenar dhe nuk i bi pishman asnjëherë. Është ofendim për kujtimin e heronjve dhe mijëra viktimave. Është ofendim dhe për përpjekjet e NATO-s me të cilët bashkëpunuam ngushtë.”

Thaçi tha se i vetmi, ama bash i vetmi kundërshtar ishte Sllobodan Millosheviqi.

“Është e rëndë të dëgjojë ketë akuzë”, ka thënë ai.

“Unë nuk isha i sigurt nëse do të shihja familjen time e lërë më të ushtrojë kontroll. Unë u ktheva në atdhe për të rrezikuar jetën time për liri”, shtoi ai.

Kontrolli dhe pushteti ishin në duart e hekurta të Sobodan Millosheviqit.

Veseli në Hagë: E di se kush jam, drejtësia mund të vonohet por jo të mohohet

Ish-kryeparalementari Kadri Veseli tha se « drejtësia mund të vonohet por nuk mund të mohohet ».

« Unë e di kush jam, çfarë kam bërë e çfarë nuk kam bërë… Veprimet e mia kanë qenë ligjore », ka thënë ai.

« Gjykata duhet me çdo kusht të mbrojë të vërtetën, drejtësinë dhe paanësinë. Edhe ne momentet më të errëta nuk e humba besimin se e vërteta do të triumfojë. Liria nuk mund të arrihet prej padrejtësisë. Familja ime dhe unë kemi jetuar në persekutim të vazhdueshëm.”

« Unë e di çka do të thotë të jetosh në kërcënim të vazhdueshëm, kjo është një përvojë qe nuk do të ia dëshiroj askujt. Pas dekadash hetime dhe dokumentesh, nuk ka asnjë provë se kam kryer krime”, shtoi Veseli.

Ai tha se u kthye në Kosovë, meqë nuk ka mundur që qëndrojë indiferent para vuajtjeve që po përjetonte populli i tij.

Selimi: Çfarë duhej të bënim ne, kur Serbia dhe Millosheviqi po vrisnin popullin tonë?

Ish-deputeti i Kosovës, Rexhep Selimi ka parashtruar pyetjen se derisa Serbia dhe Sllobodan Millosheviqi po vriste shqiptarë, çfarë do duhej të bënte populli.

10-shi i UÇK-së, Rexhep Selimi tha të mërkurën se historia e Kosovës nuk mund të rishkruhet në një sallë gjyqi, raporton KosovaPress.

« Serbia kurrë nuk e fshehu qëllimin e saj ndaj shqiptarëve. Prandaj pyes sërish: Çfarë duhet të bënim ne? Të prisnim radhën për tu vrarë, apo të iknim nga shtëpitë tona? UÇK nuk u krijua nga dëshira por nga nevoja”, tha ai para trupit gjykues në Hagë.

Për mua të qenit bashkëluftëtar i Adem Jasharit është nderi më i madh.

« Po, kam bartur armë. Armët për ne ishin mbijetesë. UÇK nuk kishte qëllim tjetër përveç lirisë. UÇK ishte ushtri çlirimtare.”

« Jam i bindur se bëmë gjënë më të duhur. Edhe sot do ta bëja të njëjtën gjë. Prandaj na mbështeti NATO-ja”, tha ai mes tjerash ndërsa po vazhdon fjalimin e tij.

 

 

Derniers articles