Bernë, 16 shkurt – Një rezolutë e nënshkruar nga 30 deputetë të Parlamentit të Zvicrës do të dorëzohet në Gjykatën Speciale, duke kërkuar drejtësi dhe trajtim të barabartë për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Siq dihet, sikur shume vende te BE-së edhe Zvicra eshte financuese e Gjykates special per krime ne Kosovë, njofton gazeta zvicerane në shqip LeCnton27.ch
Raportohet se veprimtari Sali Bislimi do ta dorëzojë rezolutën nesër në orën 11:00 në Gjykatën Speciale. Deputetët zviceranë kërkojnë që gjykata të veprojë me paanshmëri dhe drejtësi të plotë.
Kjo rezolutë ishte dërguar tre vjet më parë te Qeveria zvicerane dhe është nënshkruar nga përfaqësues nga të gjitha partitë kryesore të Parlamentit të Zvicrës. Dokumenti do të dorëzohet pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës.
Në vijim është lista e plotë e 30 deputetëve zviceranë që kanë dhënë nënshkrimin e tyre.

