4.2 C
Berne
lundi 16/02/2026

Cfare (nuk) mësuan nga Konferenca e Mynihut ku u fol për «Bordin e paqes» së Trumpit, për Kosovën dhe Shqiperinë

Mynih, 14 shkurt -Konferenca e 62-të e Sigurisë në Mynih vijon sot, 14 shkurt, me një agjendë të ngarkuar, ku pritet të mbajnë fjalime dhe të marrin pjesë në diskutime disa nga liderët më të rëndësishëm botërorë, ne mesin e tyre dhe pjesë qindra udhëheqës botërorë, përfshirë aty edhe nga Kosova. Në Munih përveç kryeministrit Kurti, pritet të jetë dhe shefi i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Petrit Ajeti, njoton gazeta zvicerane ne shqip LeCanton27.ch

Kurti në Munih me senatorë amerikanë: Radoiçiq të dorëzohet, të nënshkruhet Marrëveshja Bazike dhe të tërhiqet letra e Brnabiqit

Konferencës së Sigurisë në Munih, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u takua me senatorët amerikanë Jeanne Shaheen, Chris Murphy, Thom Tillis dhe Ruben Gallego. Ai shoqërohej në këtë takim nga Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, dhe Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës si aleatin tonë kryesor. Progresi i Kosovës në aspektin demokratik dhe atë ekonomik u theksua përgjatë takimit.

Mbi 60 krerë shtetesh në Mynih

Konferenca e 62-të e Sigurisë në Mynih po mbahet në hotelin Bayerischer Hof, në Mynih të Gjermanisë. Ajo ka mbledhur më shumë se 60 krerë shtetesh dhe qeverish, 50 drejtues organizatash ndërkombëtare dhe përfaqësues nga të paktën 115 vende të botës.

Mes figurave kryesore që do t’i drejtohen konferencës janë Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, dhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Në Mynih janë gjithashtu të pranishëm kryeministri britanik Keir Starmer, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte, presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, si dhe ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi. Konferencën e 62-të të Sigurisë në Mynih (MSC), një nga forumet më të rëndësishme në kontinent për çështje të sigurisë posa ka perfunduar me mesazhe te qata nga SHBA-të për paqe ne bote. Lufta e Rusisë në Ukrainë, që në fund të shkurtit hyn në vitin e pestë, pritet të jetë temë kryesore e diskutimeve në Konferencë, por edhe tensionet që kanë të bëjnë me Iranin.

Kryeministri foli edhe rreth orientimit euro-atlantik dhe objektivit e angazhimit tonë të vazhdueshëm për anëtarësim në NATO dhe Bashkimin Evropian.Sekretari i Shtetit i SHBA-së u dha kundërshtime të ashpra udhëheqësve evropianë. Jo, Shtetet e Bashkuara nuk duan të divorcohen nga kontinenti i vjetër. Por ato janë të vetmet të afta për të rivendosur forcën e tij brenda një Hemisfere Perëndimore në ringjallje.

« Keshilli i Paqes » i Donald Trump do  të zëvendësojë Këshillin e Sigurimit të OKB-së

  • Rindërtimi i Rendit Ndërkombëtar është Projekti Sekretari i Shtetit i SHBA-së nuk e vlerësoi « Këshillin e Paqes » (Bordi i Paqes) të nisur nga Donald Trump në Davos, as nuk propozoi që ky organ i ri – i bojkotuar nga evropianët (përveç Hungarisë, Bullgarisë dhe Kosovës) dhe Zvicrës – të zëvendësojë Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Në vend të kësaj, ai përsëriti se Kombet e Bashkuara aktualisht janë të padobishme, duke pohuar se nuk kanë luajtur « asnjë rol » në zgjidhjen e konflikteve. Nën Trump, deklaroi ai, Shtetet e Bashkuara synojnë ta ndryshojnë këtë. Si? Për momentin, një vendim i marrë nga administrata Trump po transformon gjithçka në OKB: tërheqja e fondeve amerikane nga 66 organizata ndërkombëtare, përfshirë disa me seli në Gjenevë.

Marco Rubin i qarte me veriopiane: Të ndjekin rrugën e përcaktuar nga administrata Trump

  • Për Marco Rubion, situata është e qartë: një aleancë e fortë midis Shteteve të Bashkuara dhe Evropës është thelbësore, por ajo duhet të mbetet nën udhëheqjen amerikane. Prandaj, evropianët kanë një detyrim nëse duan të dalin nga kriza aktuale: të ndjekin rrugën e përcaktuar nga administrata Trump.

Edi Rama ka paralajmëruarne takimin inagurues te « Bordit e Paqes » te Trump më 19 shkurt 2026

  • Kryeministri shqiptar Edi Rama njoftoi gjithashtu pjesëmarrjen e tij në takimin inaugurues në Uashington, ndërsa deklaroi se vendi i tij nuk do të paguante për të qenë anëtar i përhershëm i iniciativës. « Shqipëria ka privilegjin e të qenit një shtet themelues dhe nuk do të kontribuojë financiarisht për t’u bashkuar ose për të mbetur si anëtar i përhershëm », deklaroi ai të dielën. Ne fakt Rama kishte deklaruar se do ët marr pjese edhe ne Davos, por duket se nuk gjeti dot « lidhje » (mësit) mediator per ta bindur Trump. Edhe ne Uashington me 19 shkurt do te presim se a do te gjen « lidhje », mediatorë Rama për ta marrë driten jeshile nga Uashingtoni për të marr pjesë ?

Derniers articles