Fillimisht duke i përshëndetur mysafirët kreytari i Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare në Turqi z.Muhammed Şerif fillimisht tha se « qellimi i ketij tubimi eshte bashkepunimi i bizneseve shqiptare ne ballkan dhe diapsore. » Mysafiret ju drejtua edhe Omer Nura, Kryetar i Rrjetit Global te Bizneseve Shqiptare
Ndersa për Omer Nuren, Kryetar i Rrjetit Global te Bizneseve Shqiptare tha se ky rrjete i biznesve tashm eshte bere ure lidhese midis biznesmeneve tane ne ballkan dhe vendeve boterore dhe besoj se nuk eshte i pari e as fundit.
« Shembujt e suksesit të shtetasve me origjinë shqiptare në Turqi janë të shumtë. Sot, mes nesh kemi shumë prej tyre, por unë dua të përmend një prej tyre — biznesmenin, mikun dhe mbështetësin e vazhdueshëm të gjithë ne, z. Naser Alim, i cili përfaqëson më së miri frymën e bashkëpunimit dhe suksesit që ky Rrjet synon të ndërtojë.Duke folur për këto ura bashkëpunimi, është e pamundur të mos ndalemi te marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Turqisë. Këto marrëdhënie janë të thella, të qëndrueshme dhe të ndërtuara ndër vite, të cilat tashmë kanë kaluar në nivelin e partneritetit strategjik, i cili shtrihet natyrshëm edhe në sektorin ekonomik dhe tregtar… » tha nder tjera z.Shandro konsuli i përgjithshem i Shqiperise ne Stamboll
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Afrim Gashi thekson se konferenca përbën një platformë të vlefshme për krijimin e partneriteteve të reja dhe lidhjen e aktorëve ekonomikë nga të dyja vendet. Gashi ka përgezuar Rrjetin Global i Bizneseve Shqiptare në Turqi për këtë iniciativë të vlefshme që nxit projekte të reja dhe ura të reja që lidhin njerëz, tregje dhe shtete. Ne kete konference mori pjese edhe Zv.Drejtori i Doganave të Maqedonisë së Veriut zoti Mustafa Dauti si dhe Konsulli i Nderit z.Halil Bedzeti, Muhamed Alimi, koordinator nga rrjeti i bizesve nga Lugina e Preshevës etj..
Shume referues ne kete forum ekonomik ne Stamboll thane se takimet e tilla mes biznesmenve janë te dobishme dhe thelbësore për ndërtimin e urave të reja të bashkëpunimit, nxitjen e investimeve dhe zgjerimin e lidhjeve ekonomike në nivel rajonal dhe ndërkombëtar.
Arnavut ve Türk iş dünyasını yeni ortaklıklar etrafında bir araya getiren önemli bir platform olarak değerlendirilen konferansı düzenleyen Global Arnavut İş İnsanları Birliği Türkiye Başkanı Sn. Muhammed Şerif’e nazik ev sahipliği için teşekkür ederiz.

