0.4 C
Berne
samedi 31/01/2026

Nesër në Stamboll mbahet Konferencë Ekonomike (B2B) me biznesmen shqiptarë nga trojet etnike në ballkan dhe diaspora

Stamboll, 30 janar -Oragnizuar nga Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Turqi (31 janar 2026) Stambolli mbledh biznesen shqiptare nga trojet etnike dhe diaspora ne Konferencë Ekonomike (B2B) (Global Arnavut İşletmeleri ve Türkiye İş Dünyası İstanbul’da Buluşuyor) qe dote mbahet ne hotelin Windsor Hotel & Convention Center (Bayrampaşa, Stamboll). Ne këtë forum ekonomik shqiptar do te marr pjese edhe Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, do të marrë pjesë në programin tonë, deklaroi për gazeten zvicerane LeCanton27.ch z.Muhamed Sherifi, president i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Turqi.

Siq  e dini, shumë prej figurave që kanë ndikuar në zhvillimin ekonomik dhe administrativ të Stambollit ndër shekuj kanë qenë me origjinë shqiptare? Që nga arkitektë, tregtarë e deri te udhëheqës të rëndësishëm, shqiptarët kanë lënë gjurmë të forta në këtë qytet që lidh kontinentet dhe tregjet.

Në këtë frymë bashkëpunimi dhe historie të përbashkët, më 31 janar 2026, në Stamboll, organizohet Konferenca Ekonomike / B2B, e cila synon të lidhë bizneset shqiptare nga Turqia dhe diaspora, duke krijuar mundësi konkrete për bashkëpunim dhe partneritete afatgjata.

Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Turqi ka kënaqësinë t’ju ftojë në Konferencën Ekonomike / B2B, e cila do të mbahet më 31 janar 2026, në Stamboll.

Kjo konferencë ka për qëllim lidhjen e bizneseve shqiptare nga Turqia dhe diaspora, duke krijuar mundësi konkrete për bashkëpunim, partneritete afatgjata dhe zgjerim të rrjeteve profesionale.

Në vazhdën e vizitave tek bizneset prodhuese shqiptare në Turqi, konkretisht në Stamboll, Kryetari i Albanian Global Diaspora Business Network z. Omer Nura, së bashku me Kryesinë e Degës së Turqisë dhe Kryetarin z. Muhammed Şerif, zhvilluan një vizitë në kompaninë “Astes” Astes Asansör, në pronësi të z. Ömer Ibre.

Gjatë vizitës, delegacioni u njoh nga afër me proceset prodhuese dhe veprimtarinë e kompanisë, duke vlerësuar kontributin e saj në zhvillimin ekonomik dhe bashkëpunimin ndërmjet bizneseve shqiptare në Turqi.

Kryetari i Albanian Global Diaspora Business Network z. Omer Nura dhe Sekretari i Përgjithshëm z. Xhelal Memeti, së bashku me Kryetarin e Kryesisë së Rrjetit të Bizneseve Globale Shqiptare në Turqi, z. Muhammed Şerif, anëtarët e kryesisë, si dhe disa nga bizneset partnere të Rrjetit Global Shqiptar dje realizuan një vizitë zyrtare në kompaninë gjigante “BOYUT Plasti”, Boyut Plastik në pronësi të z. Naser Alim. Gjatë vizitës u diskutuan mundësi bashkëpunimi dhe forcimi i lidhjeve ekonomike mes bizneseve shqiptare dhe tregut turk.
Po ashtu, kompania “MOKNE”, prodhuese e ujit të pijshëm, është sponsor zyrtar i Konferencës Ekonomike, e cila do të mbahet në Stamboll më 31.01.2026. Edhe kompania “Astes” do të marrë pjesë në Konferencën Ekonomike B2B që do të mbahet neser në Stamboll.

Derniers articles