1 C
Berne
mercredi 28/01/2026

Dy vite ma parë, ma shumë se një mijë terroristë prej Hamas sulmun Izraelin duke vrarë 1200 njerëz dhe 251 të tjerë u morën peng

Bernë, 26 janar -Dy vite ma parë, ma shumë se një mijë terroristë prej Hamas sulmun Izraelin në orët e para të mëngjesit, me mijëra viktima, kryesisht civilë, dhe 251 pengje. Sulmi terrorist ma i madh ndonjëherë në tokën izraelite.

Sipas burimeve te roganizatave nderkombëtare 1,200 izraelitë dhe shtetas të huaj janë vrarë gjatë konfliktit, shumica në sulmet e 7 tetorit 2023. Mbi 71,000 + palestinezë janë vrarë që nga fillimi i luftës më 7 tetor 2023.  Qendra e Shëndetit e Gazës raporton se rreth 18,500–20,000 fëmijë palestinezë janë vrarë që nga tetori 2023.

Ky sulm asht pjesë e nji cili të gjatë traume. Prej atëherë, vuajtjet e njerëzve të pafajshëm kanë vazhdu. Kundërsulmi i Izraelit ndaj Hamasit në Gaza dhe Bregun Perëndimor ka çu në vdekjen e dhjetëra mijëra personave, përfshi shumë fëmijë, si hakmarrje për një krim në të cilin nuk kanë pasë pjesë. Pra, cikli vazhdon.

Hakmarrja nuk sjell zgjidhje, e aq ma pak paqe. Siç përshkallzohet konflikti në Liban, qindra mijëra persona tjerë radikalizohen dhe mësohen me urrye fqinjët e tyne. Tash po shohim këtë cikël jo vetëm tu u përsëritë, por edhe tu u përforcue përsëri, teksa jemi në prag të një përshkallzimi të mëtejshëm mes Iranit dhe Izraelit.

Dy vite më parë, grupi militant i Hamasit nisi një sulm të befasishëm ndaj Izraelit që vrau 1200 njerëz. 251 të tjerë u morën peng. Rreth orës 6:30 të mëngjesit të 7 tetorit 2023, ditën e fundit të ditës së shenjtë hebraike të Shabatit dhe festës së Simchat Torah, një breshëri raketash u lëshua nga Gaza në Izrael.

Më pas, mijëra njerëz të armatosur hynë në territorin izraelit, në atë që Hamasi e quajti Operacionin Al-Aksa Flood, për të nisur sulmin më vdekjeprurës në historinë e Izraelit. Anëtarët e familjes dhe miqtë e të humburve dhe të rrëmbyerve mblidhen në vendin e Festivalit Nova për të shënuar një vjetorin e sulmeve nga Hamasi në Izrael më 7 tetor. Përmasat e masakrës erdhi si një tronditje për shoqërinë izraelite, e cila ende nuk është rikuperuar, shkruan The Guardian.

Pas 7 tetorit, Izraeli nisi një luftë të përgjakshme në Gaza që ka vrarë 41.800 palestinezë dhe vazhdon edhe sot. Kënga që u luajt ndërsa militantët e Hamasit sulmuan festivalin e muzikës Nova vitin e kaluar u ridëgjua gjatë një memoriali për të vrarët në atë vend në sulmet e 7 tetorit.

Në një moment emocionues për familjen dhe miqtë e të vrarëve dhe të rrëmbyerve në Gaza, pista u luajt, dhe më pas u ndal papritur, në të njëjtën kohë si vitin e kaluar. Shumë prej të mbledhurve në memorial qanë, përqafuan dhe ngushëlluan njëri-tjetrin duke kujtuar momentet e fundit të të dashurve të tyre. Presidenti izraelit mori pjesë në ceremoni, duke folur me familjet e të vrarëve këtu dhe duke ecur nëpër fushën përkujtimore.

Derniers articles