Davos 18 janar -Forumi Ekonomik Botëror neser hap dyert e punimeve te veta pesesditore (19-23 janar) ne Davos te Zvicres, takim ky i 56-të me radhë, ku do te blidhet eliten e lidereve botëror, ekonomistë, biznesmen, bankierë dhe ekspert te ndryshëm. Pra ky eshtë nje moment i duhur për bashkëpunimin global. Për te sigurar mbarevajtjne e ketij samiti boteror Zvicra ka moblizuar 7000 forcae, prej tecilave 5000 jane ushtarë, njofton gazeta zvicerane ne shqip LeCanton27.ch drejtpersedr ejti nga Davosi ne WEF.
Ky samit boteror qe mbahet per cdo vit ne zemer te Alpeve të Zvicrës, sivjet ka thyer rekordin me mbi 3,000 pjesemarrës nga 130 vende boterore ku do te debatohet gjër e gjat me temën «Një Frymë Dialogu » duke përfshirë ketu 65 krerë shtetesh dhe të qeverive, 33 ministra të puneve të jashtme, 55 ministra për ekonomi dhe financa…përfshire ketu edhe 1,700 liderë biznesi si dhe 11 Guvernatorë të Bankave Qendrore.
Në mesin e liderëve botëror, prinë presidenti amerikan Trump, ai zviceran Parmelin si nikoqir, nhga Franca- Macron kancelari gjerman Mertz, presidenti i Ukrainës Zelensky, shefi i OKB-së Guterres, shefi i NATO-s Rutte, presidentja e BE-së- Ursula von der Leyen…Presidenti Izraelit-Isaac Herzog, President i Srisë-Ahmad Al Sharaa etj…
Edhe lideret nga ballkani ne WEF: Albin Kurti neser në Davos, Edi Rama enigmatike? Vucic prezent fizikisht por me shume si « turist » se sa panelist?
Kurse nga ballkani ne punimet e sivjem të WEF ne Davos do te merr pjese kryeministri i Repblikes se Kosoves Abin Kurti. Kurse nga Maqedonia Veriore pos kremnistrit Mickovki ne Davos do gjendet edhe Zv/kryeministri i parë Bekim Sali, njëherit Ministër për Çështje Evropiane, njofton gazeta zvicerane ne shqip LeCanton27.ch
Sa i perket Edi Rames ende nuk dihet se a do tejete ne Davos, meqe jo vetem se emrin e tij nuk e kemi pare ne liste, por ende as vet Tirana zyrtare nuk e ka konfirmuar pranine e tij. Nga disa qarqe, mos pjesmesarrjen e Rames ne Davos e lidhin me viziten e tij ne Amerikë për te dhenë shpjegime rreth disa aferave korruptive.
Ne ket evenment ekonomiko-politik do jete i pranishem fizkisht edhe presidenti serb Aleksander Vucic edhe pa Edi Ramën.
E tham se presidenti serb Vucici ne Davos eshte sipjesmarres, sikur edhe 3000 te tje, por duket me shue si turist apo « vezhgues » sepse emri i tij ne asnje liste nuk figuron as si panelist e as për ndonje takim…Madje per vziten e presidnetit serb ne Davos mediat e Beogradit kane shkruar se « Vuçiç shkon në Davos për të folur nëpër korridore dhe për të dëgjuar leksione derisa të lodhet… »
The shkrut Vucci ne Davos kesja radhe do te jete me nje reputacion te reduktuar dhe imazh te zbehur perballe evropianeve dhe nderkombetareve per shkak disa faktorëve, zhvillimeve, 1-Për shkak refuzimit te marre pjese ne nje konference te fundit të BE-së ne Bruksel; 2 -Mos arrestimi i mikut te tij Radocic i kerkuar nga Interpoli, i njohur nga nderkombëtaret si kriminet dhe terrorist pas deshtimit te invasionit te Serbise ne Repibliken e Kosovës para dy vitesh (24 shtator 2023); 3-Pastaj per shkak diskriminimit të shqiptareve etnik në Luginen e Presheves dhe ne Serbi; 4-Protestat maratonike te studenteve serbe ne Beograd e Novi Sad; 5-Vizita e tij ne Rusi dhe Kine dhe ndjekja e paradave ushatarke ne Moske dhe Pekin dhe 6-Mos vënia e sanksioneve Rusisë.
Ndryshe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti hjate qednrimit e Davos ka nje agjnde t egnjeshur i cli do të zhvlloj nje takimesh me autoritet zvicerane, evropiane dhe nderkombëtare. z.Kurti njëkohesisht do t’i bashkohet “House of Kosova” në Davos shtëpi kjo informative dhe diplomatike e Republikes se Kosoves ne Davos ku do të marrë pjesë te marten e ardhshme në një panel diskutimi mbi Demokracinë, Sigurinë dhe Qeverisjen në një epokë të re, njofton gazeta zvicerane ne shqip LeCanton27.ch
Në një kohë kur sistemet globale janë në transformim të vazhdueshëm, ky diskutim do të fokusohet në rolin e lidershipit demokratik, sigurisë dhe qeverisjes efektive përballë sfidave bashkëkohore gjeopolitike dhe teknologjike.
Paneli do të mbledhë liderë dhe ekspertë ndërkombëtarë për të diskutuar mënyrat se si demokracitë mund të forcohen dhe të përshtaten në një mjedis global gjithnjë e më kompleks. Ky aktivitet pritet të jetë një platformë e rëndësishme për prezantimin e vizionit të Kosovës në skenën ndërkombëtare.
Kurti do te gejndet ne House of Kosova në Davos më 20 janar 17:00–18:00

