12.8 C
Berne
samedi 4/05/2024

Ambasadori shqiptar në Bernë z.Ilir Gjoni priti perfaqësues (17 persona) të shoqatave nga Lugina e Preshevës në Zvicër

Bernë, shkurt  -Ambasadori i Shqiperisë në Berne z.Ilir Gjoni ne kuader te aktiviteve dhe takimeve me diaposoren shqiptare ne  Zvcier sot kam pritur përfaqësuesit e Shoqatave të Luginës (17 persona) së Preshevës në kete vend. Në kete takim moren pjesë Ahmet Jakupi, Riad Salihu, Kushtrim Veliji, Zijadin Raqipi dhe Kadri Sadiku perfaqesues te shoqates ne fjale nga Lugina ne Zvicër, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch
Siç ndodhi edhe me herët, me përfaqësuesit e këtyre shoqatave u diskutua mbi një bashkëpunim më të ngushtë me Ambasadën por edhe mes vetë shoqatave, ku formacioni më efikas do ishte veprimtaria në një Union të përbashkët. Gatishmëria e tyre për të vijuar me këtë projekt, u shpreh qartë prej tyre, si edhe është konfirmuar nga takimet pararendëse.
Faza vijuese, pas takimeve të mbajtura deri tani, do të jetë konkretizimi i angazhimeve të ndërmarra nga të gjithë aktorët e kësaj iniciative.
Në vijim të takimeve me përfaqësuesit e Shoqatave të Luginës së Preshevës në Zvicër, po ashut në Ambasadën Repiuslikes se Shqipërise në Bernë u pritën grupin e dytë të përfaqësueseve, zotërinjtë, Taip Shaqiri, Agron Rahimi, Fetah Ahmeti, Nderim Ademi, Adnan Bediu dhe Mersad Halimi.
Biseda u fokusua në çështjet që lidhen me mundësitë e bashkëpunimit mes Ambasadës dhe Shoqatave. U bisedua për konkretizimin e bashkëpunimit, si dhe mundësinë e unifikimit të këtyre shoqatave në një Union.
Edhe grupi i dytë i pjesëmarrësve në takim, theks të veçantë i dhanë domosdoshmërisë për të qenë të unifikuar dhe shprehën gatishmërinë për bashkëpunim dhe unifikim.
Një takim i tille qe mbajtur dite me prae edhe me disa përfaqësues të tere te shoqatave të Luginës së Preshevës në Zvicër, si Fadil Selmani, Ahmet Bektashi, Musa Salihi, Lulëzim Abazi, Adem Osmani dhe Sadri Xheladini.
nga gjitha keto takime, gazeta zvicerane ner shqip Le Canton27.ch ka mesuar se u diskutua për integrimin e shqiptareve ne Zvicer qe eshte nje shmbull per komunitetet tjera si dhe të institucionalizuar bashkëpunimin mes Ambasadës dhe këtyre shoqatave, bashkërenduar veprimtarinë në mbështetje të shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe mundësinë e unifikimit të tyre në gjithë Zvicrën.
Në respektim të rregullave në kuadër të pandemisë, takimet me të gjithë përfaqësuesit e shoqatave të Lugines së Preshevës do të vijojnë në ditët në vijim.
Pjesëmarrësit në takim i vunë theks të veçantë domosdoshmërisë për të qenë të unifikuar dhe shprehën gatishmërinë për bashkëpunim dhe unifikim.
Takime të ngjashme do të zhvillohen edhe në të ardhmen.May be an image of 3 people, people sitting, people standing and foodMay be an image of 5 people, people standing and people sitting

Derniers articles

Ylli i gazetarisë botërore CNN: Free Kosova-Free Albanians! Amanpour me gazetarin shqiptar përshëndetet në shqip: Të fala Kosovës, shqiptarëve, Amerika nuk ju harron!

Ylli i gazetarisë botëroror Christiane Amanpour (CNN) me redaktorin e gazetës zvicerane ne shqip Le Canton27.ch Nefail Maliqin  Gjenevë, 3 maj -Me rastin e Ditës...

Astrit Leka, 1 shekull jetë! Veterani dhe patrioti model që s’e harroi Shqipërinë. Njeriu që vendosi bustin e Skënderbeut në Gjenevë: Promovojmë vlerat e...

Quhet Astrit Leka! Ky është njeriu me një shekull jetë dhe konsiderohet si shqiptari më i vjetër në Zvicër. Gëzon shëndet, pavarësisht nga 100...

Liria e shtypit ne ballkan kërcënohet nga politika e lidhur me mafian. “Reporterët Pa Kufij”: Shqipëria dhe Serbia e fundit mes vendeve të rajonit

Organizata “Reporterët Pa Kufij” shpreh shqetësim për gjendjen e lirisë së shtypit në botë e cila sipas saj po kërcënohet pikërisht nga ata që...

Sipas « Reporters sans Frontières » situata e mediave në Shqipëri keq e më keq, ajo radhitet e 99, Serbia e 98, kurse Kosova e 75

Paris/Gjenevë, 3 maj -«Mediat ne ballkani sot jane nen presion dhe te mbytura politikisht. Shqiperia keq e më keq, ajo radhitet e 99, Serbia...

Mentor Latifi emërohet ambasador i ri Kosovës në Zvicër

Bernë, 2 maj -Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, i ka uruar suksese në detyrën e tij, gjersa është shprehur i bindur se ai do...