Bernë, 31 tetor -Kryeministri shqiptar Albin Kurti mori pjesë në edicionin e tetë të Forumit të Paqes në Paris, me ftesë të Presidentit të Republikës së Francës, Emmanuel Macron, forum ky që mblodhi liderë nga e gjithë bota. Pas kesaj konference nderkombëtare për paqe ne Paris, kryeministri Kurti sot do te gjendet ne mesin e bashkatadhetareve ne Cyrih te Zvicrës për te marr pjese ne “Shqip Up Comedy Festival”, njofton gazeta zvicerane në shqip LeCanton27.ch
Kurti sot ne Cyrih për t’i falenderuar mërgimtarët për besimin dhe kontributin e tyre ne vendlindje
Ne kete edicion të katërt te keitj festivali “Shqip Up Comedy ” sonte ne mbrëmje perveq prezences se kyremnsitrit shqitar Albin Kurti do kete edhe plot surpriza, energji, humor të papërmbajtshëm dhe emra të mëdhenj të skenës! Ky është edicioni që nuk duhet humbur!
Po ashtu z.Kurti gjate qendrimit ne Cyrih do ta aktoj diaporen shipatre, për t’i falenderuar mërgimtarër për besimin dhe kontrbuitn e tyre ne vendlindje.
Sipas Bernës zyrtare, shqiptarët sot në Zvicër përbejnë komunitetin më të madh dhe më të rëndësishëm në këtë vend dhe janë shembull suksesi dhe integrimi. Këtë e thonë, pos mediave edhe personalitetet helvetike, siç deklaroi ditë më parë edhe shefi i diplomacisë zvicerane z. Cassis në një bisedë për gazeten zvicerane ne shqip LeCanton27.ch.
Kështu, sipas z.Freymond nga Zyra Federale, sot në Zvicër jetojnë dhe veprojnë mbi 300.000 shqiptarë, qe këtu njihen si albannofon, dmth që flasin gjuhen shqipe, ku pjesa dërmuese janë nga Kosova. Këtu bëhet falë për 200 mijë, kurse nga Maqedonia e Veriut rreth 70 mije, nga Lugina e Preshevës 20 mijë dhe të tjerët janë nga Shqipëria dhe Mali i Zi.
Ndersa presidnetja e konfderates Hlevetike znj. Keller-Sutter u shpreh se Kosova është shteti më i ri në kontinentin evropian, por kontakti me këtë shtet ka një të kaluar të gjatë, që, sipas saj, nisin nga vitet ’60-ta të shekullit të kaluar, përmes punëtorëve kosovarë.
“Sot Zvicra nuk mund të paramendohet pa njerëz me prejardhje nga Kosova”, tha presidentja zvicerane duke ju pergjigjur gazetës zvicerane LeCanton27.ch duke shtuar se nga 160 mijë deri ë 250 mijë kosovarë jetojnë në këtë shtet, të cilët kanë luajtur rol të rëndësishëm në formësimin e vendit zviceran gjatë dekadave të fundit.
Zvicra është një nga vendet e para që ka njohur Pavarësinë e Kosovës, që u shpallur më 17 shkurt 2008. Zvicra njohu Pavarësinë e Kosovës më 27 shkurt 2008.
Sonte ne Cyrih pos Albinit edhe plote surpriza tjera ne Shqip Up Festival Edicioni i 4-të
 Edicioni i 4-të i Shqip Up Festival do të sjellë në skenë disa nga emrat më të dashur dhe më të talentuar të skenës shqiptare, raporton nga Zvicra gazeta LeCanton27.ch
Edicioni i 4-të i Shqip Up Festival do të sjellë në skenë disa nga emrat më të dashur dhe më të talentuar të skenës shqiptare, raporton nga Zvicra gazeta LeCanton27.ch
Nga aktoret dhe aktorët që kanë lënë gjurmë të paharrueshme me rolet e tyre ikonike, deri te yjet e rinj që shkëlqejnë me energji dhe kreativitet, të gjithë janë gatipër të filluar festën dhe për t’ju dhuruar momente të paharrueshme.
Më 31 Tetor dhe 1 Nëntor, Zürich-u bëhet kryeqyteti i humorit dhe argëtimit shqiptar! Dy netë të paharrueshme me stand-up komedianët më të njohur shqiptar si dhe muzikë live nga TNT Band dhe Edona & Band.
Një atmosferë unike, ku humori dhe muzika bashkohen, për t’ju dhuruar një përvojë të paharrueshme.
Ky festival lindi nga dëshira për të sjellë më afër diasporës kulturën dhe humorin shqiptar, duke krijuar një hapësirë ku bashkohen të qeshurat, arti dhe komuniteti.
Çdo edicion tërheq një audiencë në rritje dhe është bërë një traditë e dashur që jo vetëm argëton, por edhe forcon lidhjen midis shqiptarëve në Zvicër dhe më gjerë.
📍 Zemra e Zvicrës do të rrahë shqip – me të qeshura që nuk ndalen!
🔞 Kujdes! Hyrja është e lejuar vetëm për persona mbi 16 vjeç.

