11.5 C
Berne
jeudi 2/10/2025

Çmimi i Swissalbs si ndërmarrës i vitit në Zvicër e fitoi Rexhep Rexhepi, kurse Xherdan Shaqiri shpallet «Hero i Komunitetit»

Photo: LeCanton27.ch & Swissalbs
Zurich, 21 shtator -Dje ne orët e pasdites asociacioni shqiptaro-zvicern Swissalbs në brëmjen Gala ku tuboi mbi 500 shqiptare në Zvicër, kryesisht biznesmenë dhe afaristë te suksesshem por edhe politikaj e cila u mbajt në Pallatin e kongreseve në Zürich. Nga kjo mbjeme u ndane edhe shperblime dhe u deshmuar se diaspora punon dhe feston. Fillimisht mysafiret i përshëndeti z.Përparim Avdili, presidenti iSwissalbs, njofton gazeta zvicerane në shqip LeCanton27.ch
Cmimin i Siwssalbs si ndërmarrës i vitit në Zvicër e fitoi Rexhep Rexhepi
« Shqiponjat dje ne Zvicer, sot po fluturojne te sigurt me perspktiva te reja duke ndertuar jo vetëm shtetin ku jetojne dhe veprojne-Zvicrën, por edhe vendlindjen e tyre… », ka shkruar gazeta zvicerane në shqip LeCanton27.ch.
Sot, në territorin helvetik jane më shumë se 10,000 biznese si në pronësi të sipërmarrësve, qe drejtohen nga patrone me origjinë shqiptare. Diaspora u mblodh mbrëme (te shunen) në Cyrih për të festuar përfshirjen e saj në ekonominë zvicerane, e cila evoluon nga brezi në brez. Sipas OFS aktualisht ne Zvicer jetojne dhe veprojne mbi 300,000 shqiptarë dhe qytetarë zviceranë me prejardhje nga ballkani.
Derisa presidentja e Konfederates Helvetike znj.Suter, duke ju përgjur gazetes zvicerane ne shqip LeCanton27.ch e tha se « Zvicra nuk mund te paramendohet pa shqiptaret.. » gati ngajshem e tha edhe kryetari i Swissalbs, Përparim Avdili, kryetar i Partisë Liberale Radikale të Cyrihut (FDP), njeherit kandidat potencial për kryetar i qytetit e Cyrihut, sipas te cilit « Zvicra, nuk mund ta imagjinojmë ekonominë pa ne shqiptaret, dhe ndikimi ynë është rritur edhe më shumë vitet e fundit »

Cmimi i sivjem nga Shoqata shqiptaro-zvicerane Swissalbs për sipërmarrësin me te suskesshëm ne Zvicer i dhuroi Rexhep Rexhepit (duek fituar 10.000 franga) kurse ylli i futbollit zviceran dhe nderkombëtar Xherdan Shaqirit (fitoi 3.000 franga) ju dha titulli « Hero i Komunitetit », njofton gazeta zvicerane në shqip LeCanton27.ch te cilin evenment e percolli perseafermi ne Congresshause Tonhalle në Zurich.

Përparim Avdili i deklaruar gazetës zvicerane në shqip LeCanton27.ch  se « eventi i së shtunës në mbrëmje tregoi forcën inovative që komuniteti zotëron tani i cili tashmë eshte deshmuar si shembull integrimi dhe suksesi ne Zvicër. » Sipas tij « Ne, shqiptarët, jemi furnizuesit e ekonomisë zvicerane. »

Cmimin si ndërmarrës i vitit në Zvicër e fitoi Rexhep Rexhepi (38) i cili prodhon ore.  Edhe ky nga eshte Zhegra sikur Xherdan Shaqiri që u shpall « Heroi i komunitetit ». Mediat zvicerane dhe boterore kane shkruar se njëra nga orët e kurdisura prej tij është shitur mbi 4 milionë franga zvcerane.

Kush eshte Rexhep Rexhepi nga (Zhegra) Gjeneva !

Për shpikesit e ores markes se orës Watches AkriviA te Rexhep Rexhepit ne Gjenevë  nuk ishte Nefail Maliqi i pari gazetar i LeCanton27.ch qe ka shkruar dhe flet me krenari për sukseset e nje mergimtari, nje shqiptari nga Kosova… por, para tij ishin edhe koleget e mediave amaerikane sikur New York Times, dhe sigurisht ato  zvicerane dhe gejrmane (« Der Meisteruhrmacher Rexhep Rexhepi steht hinter dem Genfer Startup Brand Akrivia. Mit 14 Jahren war er schon vom Uhrmacherkosmos Patek Philippe fasziniert. Sein Ziel sollte sein, die Tradition der Genfer Uhrmacherei mit der Zeitmessung des 21. Jahrhunderts zu interpretieren. »)

Qysh para 7 vitesh (maj 2018) gazetari LeCanton27.ch kishte trokitur ne dyert e puntërise se nje artisti te oreve tashme te njohur edhe botërisht me emrin Watches AkriviA  qe drejtohet nga  Rexhep Rexhepi qe jetojne dhe veprojne ne Gjeneve qe gati tri decenie jane ne fshati Isufaj te Zhegrës.

Rexhepi, pothuajse sikur gjithe kosovaret tjere si fëmijë erdhi në Zvicër gjatë luftës së Kosovës. Dhe me talentin e tij zviceranëve u desht me ja « vjedhe » zanatin e prodhimit te orëve.  Shqiptareve tash ju ka mbetur ta mesojne si duket vetem edhe prodhimi i cokolladave.

Rexhep Rexhepi, dje ne Isufaj te Zhegres  sot ne Gjenevë i cili e preu n’besë babain i cili deshironte te bente avokat  

“Në vitin 1998 kur ane e kend  Kosoves vinte erë baruti dhe lufte edhe babai yne si shume priderit tjere ne Kosove per t’i shpetuar fëimjet kishte vendosur ta sillte familjen e tij në Zvicër. Atebote s’kisha edne 12-vjeç. Ashtu i ri u adaptova shumë shpejt pak me zor e pak me qejf  dhe u integruam ne shkollat e Gjenevës madje edhe me nota të mira. Dhe ja sot pas kryrjes se shkolles perkatese dhe stazheve ne kompanite te markave të njohura te orëve ne Gjenevë u bera me zanat orëndreqës, cka  babain e preva n’besë i cili deshironte vazhdimisht  te behem avokat. Dy vjet më vonë, u vendosa në sektorin e kontrollit të cilësisë, ne duart e mia kalonin të ashtuquajturat orë Tourbillon, e prodhuar nga Patek Phillipe. Siq e dini Gjeneva njihet si nje qender dhe metropol i oreve dhe eshte turp te jesh nen dardhë e t’mos hagërsh dardha. Dhe mu aty me  lind edhe ideja per shpifjen e nje marke ore, qe sot e kemi me emrin AkriwiA me te cilen kemi pasur rastin te  ekspozojme në objekte luksoze të kryeqyteteve e mbarë botës dhe panaire me renome  nderkombëtare…»  ka thenë Rexhep Rexhepi, pronari i oreve të markes Watches AkriviA  me seli në Gjenevë gjate nje bisede me redaktorin e gazetes zviceraneen në shqip LeCanton27.ch

Mbrëmja u përmbyll me prezenetimin dhe fjlaimin e  mjeshtrin dhe « luftëtarit » ne fushen e gjelbert po ashtu nga  Zhegra z.Gjerdan Shaqiri i cili nderua me titullin « Hero i Komunitetit ».
Sikur Rexhep Rexhepi edhe Xherdani para mases thanë se mjetet financiare të çmimit te kesaj mbemje nga Swissalbs do t’i dhurohen për qëllime humanitare.

« Jam krenar që e pranoj këtë çmim nga Swissalbs », tha Shaqiri në ceremoninë e çmimeve. « Futbolli më ka hapur shumë dyer, dhe është e rëndësishme për mua të jap diçka mbrapa – veçanërisht për fëmijët dhe të rinjtë që supozohet të mësojnë përmes komunitetit sportiv, disiplinës dhe gëzimit. Shaqiri njoftoi se paratë e çmimeve të 3,000 CHF të një organizate jo -fitimprurëse në Kosovë, e cila mbështet fëmijët dhe të rinjtë në fushën e sportit.

Per cmimet e fituar nga djemt e karadukut të Zhegres uroi edhe bashkeshortja e heroit tone kombetar Agimit, Shukrie Ramadani, po ashtu nga Zhegra e Gjilanit sot eshte Keshilltare, në ambasadën e Repbilkes së  Kosovës ne Bernë.  Agim Ramadani për clirimin e Kosoves kishte lene qytetin e bukur Cyrihun i cili kishte jetuar me vite te tera me familjen i cili ra edhe heron ne fushëbetajat perballe okupatorit serbë.

Rexhep Rexhepi dhe Xherdan Shaqiri: Dy djemtë e Zhegrës që bëjnë krenar komunitetin shqiptar në Zürich. Shembuj dhe inspirim siq ishte Agim Ramadani, po ashtu nje djal dhe trim i Zürichut dhe i karadaku te Zhegrës.

 

Derniers articles