Bernë, 12 shtator -Një analizë e re ndërkombëtare zbulon se cilat vende evropiane janë më të zgjuara, duke kombinuar rezultatet e testit PISA, numrin e botimeve shkencore dhe IQ mesataren e popullsisë. Zvicra kryeson listën, ndërsa Estonia dhe Finlanda kryesojnë në arsim, dhe Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania në prodhimin e kërkimit, njfton gazeta zvicerane në shqip LeCanton27.ch
Vendet më të vogla kryesojnë në arsim dhe kërkim
Për dekada të tëra, Evropa ka qenë sinonim i arsimit cilësor, inovacionit dhe arritjeve shkencore. Megjithatë, një analizë e re ndërkombëtare zbulon se disa vende janë përpara në pothuajse çdo gjë – nga inteligjenca te progresi shkencor dhe ekonomik.
Sipas një raporti nga TradingPlatforms, qe sjell gazeta zvicerane në shqip LeCanton27.ch Zvicra është vendi më i zgjuar në Evropë dhe i treti në botë, me një rezultat të përgjithshëm « zgjuarsie » prej 72.2 nga 100. Ky pozicion bazohet në një IQ mesatare të lartë (100.8) dhe një prodhim mbresëlënës kërkimor – deri në 3,967 botime shkencore në vitin 2024, ose 442.4 për frymë.
Islanda është në vendin e dytë (59.1/100), falë një numri të jashtëzakonshëm të punimeve shkencore për frymë, ndërsa Danimarka është e treta (57.9/100).
Finlanda, me një IQ mesatare prej 100.3 dhe rezultate të shkëlqyera në PISA (495), zuri vendin e katërt, dhe Estonia u dallua si vendi me sistemin më të mirë arsimor në Evropë, me një mesatare prej 516 pikësh PISA – më e larta në kontinent.
Suedia, Sllovenia, Holanda, Austria dhe Mbretëria e Bashkuar janë gjithashtu në 10 vendet e para, duke kombinuar prodhimin e lartë shkencor me rezultate të forta arsimore.
Gjermania kryeson në numrin total të botimeve shkencore (10,559), por jo në cilësinë e rezultateve arsimore, ndërsa Spanja befasoi me IQ mesatare më të lartë në Evropë – 102.3.
« Vendet me IQ mesatare më të lartë në përgjithësi arrijnë rezultate më të mira arsimore dhe punë më të fortë shkencore. Vendet më të vogla si Zvicra, Estonia dhe Finlanda tregojnë se nuk është madhësia që ka rëndësi, por investimi në arsim dhe kërkim », thotë analisti Martin Tunqev i TradingPlatforms.