17 C
Berne
vendredi 1/08/2025

Arrestimi i reperit shqiptar ne aeroportin e Cyrihut / Prokuroria zvicerane Noizy-n e dergon ne paraburgim i cili akuzohet per disa vepra penale

Berne, 10 korrik -Pas arrestimit të shtunën e kaluar (më 5 korrik) nga policia zvicerane në aeroportin e Zyrihut, për reperin e njohur shqiptar Noizy është kërkuar masa e paraburgimit.

Sipas medias zvicerane ne shqip LeCanton27.ch, arrestimi i tij u bë me urdhër të Zyrës së Prokurorit Publik për Krime të Rënda të Dhunshme, e cila ka njoftuar se 38-vjeçari se ai akuzohet për disa vepra penale.(Person wegen mehrerer Delikte)

«Prokuroria Publike po zhvillon procedura penale kundër reperit shqiptar… » ka deklaruar sot per gazeten zvicerane ne shqip LeCanton27.ch Erich Wenzinger zedhenes i Zyres se Prokurorit të Lartë Publik dhe Departamentit te Drejtësisë te Punëve të Brendshme.

Prokuroria Publike ka paraqitur një padi në Gjykatën e Masave Shtrënguese-ZMG (Die Staatsanwaltschaft hat beim Zwangsmassnahmengericht-ZMG)

Sipas burimeve nga Berna Nouzy tashme gjendet ne paraburgim. Për më tepër, nuk mund të japim informacione të mëtejshme për shkak hetimeve dhe procedurave në vazhdim, deri në shpalljen e një vendimi përfundimtar, na tha zyrtari nga ZMG

»Gjatë fushatës së tij zgjedhore dhe pas rizgjedhjes së tij të suksesshme, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama performoi gjithashtu me Noizyn në skenë.” , ka shkruar gazeta tjeter zvicerane “Watson.ch”. (Während seiner Wahlkampftour und nach der erfolgreichen Wiederwahl stand auch Albaniens Premierminister Edi Rama schon mit Noizy auf der Bühne.) citon LeCanton27.ch

Derniers articles