0.5 C
Berne
mardi 4/02/2025

Xhevat Muqa, përmes kompanisë Muqa Solar Company sjellë ne Kosovë profesionalizmin me një eksperiencë nga Zvicra dhe Austria VIDEO

Prishtine 4 shkurt -Redaktori i gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch ka trokitur ne derën e kompanise Muqa Solar Company që drejtohet nga z.Xhevat Muqa, drejtor

Muqa Solar Company sh.p.k është një kompani private e specializuar në projektimin, shitjen dhe instalimin e sistemeve solare fotovoltaike dhe termike. Me një staf të kualifikuar dhe me përvojë, kompania ofron zgjidhje inovative për energjinë e rinovueshme. Fillimisht e njohur si N.N.H Muqa, kompania operon që nga viti 2001. Prej vitit 2008 fokusohet në sistemet solare dhe nga viti 2012 funksionon me emrin Muqa Solar Company.

Kush eshte Muqa Solar Company, puna dhe misoni i saj…

Muqa Solar është nje kompani tashme gjigante e njohur ne Kosove dhe jashta vendit e cila merret me projektimin, shitjen, montimin dhe instalimin e sistemeve solare fotovoltaike dhe termike nga një staf i kualifikuar, profesional dhe me eksperience evropiane, njfotn gazeta zvicerane Le Canton27.ch

Muqa Solar investon në zhvillimin profesional të stafit të saj duke organizuar trajnime të shumta me inxhinierë brenda dhe jashtë vendit, në akademitë e kompanive prestigjioze si SONNENKRAFT, FRONIUS, STUDER, GL CHARGE, AEROCOMPACT dhe DIMPLEX. Gjithashtu, kompania ka një marrëveshje bashkëpunimi dhe shkëmbimi akademik me Universitetin e Prishtinës (UP), Universitetin UBT dhe SH.M.T Skënder Luarasi në kuadër të programeve kërkimore në fushën e efiçiencës së energjisë.

Për më tepër, Muqa Solar ka marrëveshje me disa banka për financimin e sistemeve solare, duke përfshirë ProCredit Bank (PCB), Bankën për Biznes (BPB), Raiffeisen Bank (RBKO) dhe NLB Banka.

Çfarë ofron kompania Muqa Solar?

Muqa Solar është lider në projektimin, shitjen dhe instalimin e sistemeve solare fotovoltaike dhe termike. Me një ekip të kualifikuar dhe me përvojë, ne ofrojmë zgjidhje të qëndrueshme dhe të besueshme për amvisëri dhe biznese.

Si një kompani inovative, ne sjellim teknologjinë më të avancuar për të siguruar që klientët tanë të përfitojnë nga sistemet më efiçiente dhe me jetëgjatësi të lartë. Muqa Solar është e përkushtuar për t’u ofruar klientëve zgjidhje energjetike që reduktojnë kostot e tyre dhe rrisin efiçiencën në përdorimin e energjisë.

Kompania Muqa Solar Company oprran në Kosovë dhe jashtë vendit, kryesisht ne Zvicer dhe disa vendet të BE-së

Muqa Solar ka klientë kryesisht në Kosovë, por gjithashtu ofron shërbime dhe produkte për klientë jashtë vendit, duke zgjeruar kështu ndikimin e saj edhe në tregjet ndërkombëtare.

Bashkëpunimi me kompani vendore dhe ndërkombëtare

Muqa Solar është përfaqësues dhe distributor për Kosovë dhe Shqipëri i disa prej kompanive më të njohura ndërkombëtare, si:
• SONNENKRAFT (Austri) – që nga viti 2008
• KIOTO (Austri) – që nga viti 2010
• EFFEKTA (Gjermani) – që nga viti 2012
• Fronius (Austri) – që nga viti 2017
• Glen Dimplex (Gjermani) – që nga viti 2018
• Aerocompact (Austri) – që nga viti 2022
• GL Charge (Slloveni) – që nga viti 2022
• Studer (Zvicër) – që nga viti 2023
• DEIF (Danimarkë) – që nga viti 2023
• NGEN (Slloveni) – që nga viti 2023

Përmes këtyre partneriteteve strategjike, Muqa Solar sjell në tregun shqiptar dhe kosovar teknologjitë më të avancuara në fushën e energjisë solare.

Prezenca në panaire kombëtare dhe ndërkombëtare

Muqa Solar merr pjesë në panaire të ndryshme brenda dhe jashtë Kosovës, duke përfshirë:
• Panairin Ndërkombëtar të Prishtinës
• Panairin EXPOKOS
• Panairin e Përgjithshëm
• Forumin e Solareve
• Green Festival – Shqipëri
• InterSolar – Munchen, Gjermani
Pjesëmarrja në këto evente i mundëson kompanisë të prezantojë inovacionet e saj, të krijojë bashkëpunime të reja dhe të ndjekë zhvillimet më të fundit në industrinë e energjisë së rinovueshme.

Bashkëpunimi me Qeverinë e Kosovës

Muqa Solar ka një bashkëpunim të vazhdueshëm me Qeverinë e Kosovës, veçanërisht në programet që mbështesin zhvillimin e fuqisë punëtore dhe investimet në energjinë e rinovueshme.

Përmes platformës SuperPuna, qeveria subvencionon punëtorët e rinj për një periudhë deri në 6 muaj me pagën minimale, duke ndihmuar në integrimin e tyre në tregun e punës. Gjithashtu, përmes subvencioneve qeveritare, familjet që investojnë në sisteme solare termike dhe fotovoltaike kanë përfituar mbështetje financiare për të reduktuar kostot e instalimit të tyre.

Muqa Solar vazhdon të zgjerojë bashkëpunimin me institucione dhe organizata për të promovuar energjinë e rinovueshme dhe për të kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit të energjisë.

Derniers articles