20.1 C
Berne
jeudi 26/06/2025

Lugines po i shtohen kuadrot e reja profesionale. Presheva bëhet me një shkenctare Dr. Valdrina Ajeti që sapo ka diplomuar

Preshevë, 5 janar -Lugina e Presheves përkunder problemeve dhe halleve te shumta megjithate te rinjt e kesaj ane nuk dorëzohen, ku nga keto vise shqiptare sot jane mbi nje mijë studente të cilet studiojne ne qendrat e ndryshme universitare si ne Prishtine, ne Tirane ashtu edhe Shkup, Zagreb, Stmboll, Sarajeve, Beograd, Nish…Madje nje numer i konsiderueshëm studiojne dhe diplomojne edhe jashta vendit ne universitetet boterore si ne ate te Gjenevës, Berlinit, Londres, Parisit, Vienes, shkruan gazeta zvicerane Le Canton27.ch

Dr. Valdrina Ajeti eshte autore e pare, korrespondente dhe ko-autore e disa punimeve shkencore

Njera nga to eshte edhe Valdrina Ajeti nga Presheva e cila pasi ka perfunduar studimet ne Fakultetin e Mjekesise (dega Farmaci) ne Universitetin ‘Hasan Prishtina’, ne vitin 2017 filloi studimet e doktoratures në Universitetin ‘Kiril dhe Metodij’, ne Shkup, te cilat i perfundoi ne mars te vitit 2022, duke fituar titullin ‘Doktor i shkencave natyrore’, ne drejtimin Biokimi dhe fiziologji.

Njekohesisht ajo ka ndjekur paralel edhe studimet e doktoratures ne fakultetin e mjekesise ne Shkup, te cilat i perfundoi ne dhjetor te vitit 2024, duke fituar edhe titullin ‘Doktor i shkencave mjekesore’, ne drejtimin mjekesi bazike, me lende te ngushte te hulumtimit ne biokimi mjekesore dhe eksperimentale! Po ashtu kete vit Valdrina ka filluar edhe specializimin ne Qendren klinike universitare te Kosoves, ne drejtimin Faramci klinike!

Do theksuar se Prof.Ass.Dr. Valdrina Ajeti eshte autore e pare, korrespondente dhe ko-autore e disa punimeve shkencore, disa prej tyre te indexuara ne platformat Scopus dhe Web of Science.

Valdrina njihet edhe si poliglote meqë, pos gjuheve te ballkanit ajo zotëron edhe gjuhen angleze, spanjolle, gjermane etj..

Qe nga marsi i vitit 2022 punon si profesoreshe ne kolegjin e shkencave mjekesore ‘Alma Mater Europaea Campus College Rezonanca’, ne Prishtine, si ligjeruese ne lendet biokimi dhe farmakologji, ne drejtime te ndryshme te mjekesise! Ajo falemnderon familjaret per perkrahjen e vazhdueshme gjate ketij rrugetimi, njekohesisht edhe mentoret e saj per bashkepunimin!

Derniers articles