4.9 C
Berne
dimanche 23/02/2025

Ish-presidetni Behgjet Pacolli e ka fituar rastin në Arbitrazh për Hotelin Grand

Ish-presidneti i Kosoves dhe biznemseni nderkombëtar Behgjet Pacolli, përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, ka thënë se kompania e tij ‘‘Mabco Contsruction’’, e ka fituar në arbitrazh rastin që njihet si rasti i ‘‘Grandit’’,  raporton gaszeta zvicerane ne shqip Le Canton27.chPacolli ka treguar edhe se, pas këtij vendimi, Qeveria e Kosovës duhet që të ‘‘rikthejë shumën e paguar nga Mabco** për një objekt që, për shkak të refuzimit për të paguar haraç, nuk iu njoh kurrë e drejta e pronësisë, megjithëse pagesa ishte kryer në kohë (në vitin 2006’’.)Kjo nuk eshte hera  e pare qe z.Pacolli fiton gjyqen jo vetëm spekulimet e mediave ne ballkan, pro edhe atol ndaj mediave prestigjiopze  gjetrmane nese perkujtojmë gjyqin me gazetën “Die Welt” (2015) dhe të drejtën e një dëmshpërblimi prej 250 mijë eurosh, apo ndaj gazetes tjeter po ashtu te madhe ne Zvicer (gazetar i “Koha Ditore” dhe “Tages-Anzeiger”. ) ku Pacolli fiton gjyqin me gazetarin dueke denuar me gjobë.

Postimi i plotë:

Më në fund, kompania ime **Mabco Construction Int.** ka fituar drejtësisht arbitrazhin në rastin e Grandit ndaj Shtetit të Kosovës. Vendimi parashikon që Qeveria e Kosovës duhet:

1. **Të rikthejë shumën e paguar nga Mabco** për një objekt që, për shkak të refuzimit për të paguar haraç, nuk iu njoh kurrë e drejta e pronësisë, megjithëse pagesa ishte kryer në kohë (në vitin 2006).

Ky triumf në arbitrazhin ndërkombëtar është një sinjal i qartë se **“E drejta vonohet, por gjithmonë del në dritë”**.

Disa mesazhe të rëndësishme që sjell ky vendim janë:

a) **Çfarë nuk është , kurrë nuk mund të bëhet e jotja!**

b) **Një sinjal tjetër i qartë është nevoja për një sistem drejtësie të paanshëm dhe funksional**, që garanton të drejtat e investitorëve dhe i mbron ata. Vetëm në një sistem të tillë investitorët mund të kenë besim për të investuar në vend.

Unë gjithmonë kam refuzuar çdo gjë që nuk më përkiste, por kam mbrojtur atë që është e imja.

c) **Vendimi i arbitrazhit ndërkombëtar, është një obligim për Qeverinë që të kthejë shumën që Mabco e pagoi në vitin 2006 në llogarinë e shtetit.

Në këmbim, Qeveria nuk ofroi asgjë, duke refuzuar njohjen e Mabco si aksionare në objektin e blerë, ndonëse marrëveshja ishte e qartë dhe Qeveria e Kosovës ishte dy herë e informuar per këtë.

d) Ky vendim nxjerr në pah poashtu edhe tentativat për mashtrim të Zylqif Berishës, i cili, me skenarët dhe njerëzit e tij të “fortë”, për 18 vite më ka shkaktuar shumë kokëçarje.

Por, në fund, drejtësia triumfoi e Berisha mundet me e pa Hotelin Grand vetem nga distanca!

 

Derniers articles