6.4 C
Berne
mercredi 5/02/2025

Bilall Kasami: Ndertimi i Tetovës dhe zhvillimet politike, lufta kunder korrupcionit po e deshmojne ndryshimin e VLANI-t në RMV. Diaspora jonë partnere kyqe e avancimit të poceseve demokratike dhe ekonomike ne vendin tonë

Tetovë, 27 dhejtor – « Natyrisht se jemi te  kënaqur me situatën aktuale politke ekonomike dhe zhvillimore në Tetovë, por edhe në Maqedoninë e Veriut. Sa i përket Tetovës, vërtet ndjehem shumë krenar që edhe këtë vit po e përmbyllim me një numër të madh të investimeve kapitale por edhe investime të tjera të cilat po e transformojnë qytetin tërësisht, nga Tetova të cilën e kemi pranuar 3 vite më parë ku nuk kishte bulevarde, ujë të pijshëm dhe nuk funksiononte asgjë në asnjë institucion. Sot komuna është plotësisht në shërbim të qytetarëve dhe jo të grupeve të oligarkëve si dikur… » ka dejalruar fillimisht z. Bilall Kasami, kryetar i Tetovës ne interviste eksluzive për gazeten zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Kasami: Aspak nuk ka degradim të gjuhës shqipe. Për 20 vite ata që ishin në pushtet, konkretisht BDI, e degraduan gjuhën shqipe…

Sipas z. Kasami « Me ardhjen e VLEN në Qeveri, erdhi NDRYSHIM të cilin qytetarët shqiptar e prisnin më me dekada. Kuptohet se jam i kënaqur për faktin se tani, për dallim nga gjashtë muaj më parë, nuk flitet për krim, por flitet për zbardhjen dhe ndëshkimin e krimit, nuk flitet për korrupsion por për përgjegjësi para drejtësisë… »

  • Zoteri Blalli gati po e leme ket vit, ju si kryetar i Tetoves  dhe pjese e bashkeqeverises (VLEN) ne RMV jeni te kenaqur për situatën akutale ne Tetove, Maqedonine Veriore?

Bilall Kasami: Po, jam shumë i kënaqur, edhe me situatën në Tetovë, por edhe në Maqedoninë e Veriut. Sa i përket Tetovës, vërtet ndjehem shumë krenar që edhe këtë vit po e përmbyllim me një numër të madh të investimeve kapitale por edhe investime të tjera të cilat po e transformojnë qytetin tërësisht, nga Tetova të cilën e kemi pranuar 3 vite më parë ku nuk kishte bulevarde, ujë të pijshëm dhe nuk funksiononte asgjë në asnjë institucion. Sot komuna është plotësisht në shërbim të qytetarëve dhe jo të grupeve të oligarkëve si dikur. Por kuptohet se kemi edhe shumë punë për të bërë, dhe këtë e dëshmon plani jonë për vitin e ardhshëm. Ndërsa sa i përket pushtetit Qëndror, kuptohet se me ardhjen e VLEN në Qeveri, erdhi NDRYSHIIM të cilin qytetarët shqiptar e prisnin më me dekada. Kuptohet se jam i kënaqur për faktin se tani, për dallim nga gjashtë muaj më parë, nuk flitet për krim, por flitet për zbardhjen dhe ndëshkimin e krimit, nuk flitet për korrupsion por për përgjegjësi para drejtësisë. Nëse deri para gjashtë muajve flitej për mosfunksionim të sistemit shtetëror, tani për çdo ditë, përfaqësuesit e VLEN-it në Qeveri flasin për zhvillimin e institucioneve dhe aktivitetet për vendosjen e tyre në funksion sa më efikas për qytetarët. Kuptohet nuk kemi shumë punë për të bërë, për shkak se nga qeveria kaluar kemi trashëguar një sistem shtetëror i cili ndodhej në vdekje klinike!

  • Edhe pse jeni kryetar i komunes se Tetoves, në nje komune me te madhe në RMV te banuar me shqiptare kishte ndryshime ne qytetin e juaj, komunen te ciles i prini ju. Kete e pashe dhe e mësova nga qytetaret nga vizita ime e fundit para ca ditesh ne Tetove. Per cka do te mburreshit per shembull?..

Bilall Kasami: Tetova për tre vite po ndryshon me dinamikë tepër të madhe. Kjo për faktin sepse për më shumë se dy dekada, qeverisjet e kaluara lokale, nuk e kanë pasur fokusin tek investimet kapitale dhe efikasiteti i institucioneve por, vetëm tek pasurimi i tyre. Ndërsa ata pak punë që i kanë bërë i kanë bërë në mënyrë jocilësore, sa për të mashtruar qytetarët. Për tre vite, ne zgjidhëm problemin e famshëm me ujin e pijshëm, hapëm disa bulevarde, kemi zgjidhur thuajse të gjitha problemet infrastrukturore në territorin e komunës sonë, po lirojmë hapësirat publike dhe vazhdimisht po punojmë në lehtësimin e procedurave për zhvillimin e biznesit lokal, uljen e migrimit tek të rinjtë, ngritjen e vetëdijes së qytetarëve për kontribuar në vendlindjen.

Kryetari i komunes Bilall Kasami: Diaspora është pjesa më e shtrenjtë dhe më e çmuar e vendit tonë. Ata luajnë një rol të rëndësishëm në ekonominë e Tetoves dhe mbare vendin

  • Zoteri kryetar para ca ditesh ne Prishtin eshte mbajtur mbledhja ndërqeveritare Kosovë-RMV, cfare mund te na thoni rreth kesaj mbledhje. Me sa dimë janë nenshkruar edhe ca marrëveshje, sa do jene ato me interes për të dy vendet?

Bilall Kasami: Republika e Kosovës është partneri kryesor rajonal i Qeverisë aktuale të Maqedonisë së Veriut. Këtë e dëshmojnë faktet që, mysafiri i parë zyrtar i pritur nga Qeveria jonë ishte kryeministri i Kosovës, z. Albin Kurti, por edhe mbledhja ndërqeveritare mes dy Qeverive të cilën e cekët edhe Ju. Në takimin e fundit, dy Qeveritë nënshkruan nga një marrëveshje në fushën e energjisë dhe arsimit dhe një protokoll për lehtësimin e lëvizjes së lirë në pikat kufitare mes dy vendeve. Po ashtu dy Qeveritë tani punojnë intensivisht për hapjen e rrugës Tetovë – Prizren, por edhe në rritjen e këmbimit tregtar të mallrave por edhe në energjetikë.

  • Cfare eshte bashkepunimi me komunat tjera ne RMV. Sigurisht keni bashkëpunim edhe me komunat si motra shqiptare ato ne Shqiperi dhe Kosovë?

Bilall Kasami: Komuna e Tetovës tashmë ka bashkëpunim të thellë me më shumë komuna të vendit por edhe të rajonit e më gjerë. Kemi bashkëpunim të ngushtë me komunat e Rajonit të Pollogut, ku vazhdimisht jemi në koordinim për zgjidhjen e problemeve të përbashkëta. Natyrisht se kemi bashkepunim te mirë edhe me komunat tjera shqiptare jashta Tetoves dhe Maqedonse se Veriut…

  • Pas ardhjes se Qeverise se re ne RMV, dolen disa zyra nge ish-pushtetaret, sidomos nga ato shqiptare qe humben zgjedhjet se « ne Maqedoni ka degradim të gjuhës shqipe » në këtë vend. Ka apo ska degradim të shqipes megjithse ne vendbanimet shqiptare verejta se shqipja dominon?

Bilall Kasami:  Jo, aspak nuk ka degradim të gjuhës shqipe. Për 20 vite ata që ishin në pushtet, konkretisht BDI, e degraduan gjuhën shqipe. Ata nuk e futën në Kushtetutë si gjuhë shqipe, por e lanë të emëruar si gjuhë e 20% (atyre që janë 20% e qytetarëve). E në disa vitet e fundit, kur e dinin se do të bien nga pushteti, krijuan skenarë, madje edhe me bashkëpunëtorët e tyre nëpër Gjykatën Kushtetuese, që të krijojnë destabilitet. Ajo që mund të them për këtë çështje është se ne përpiqemi që përmes Ligjeve, gjuhën shqipe ta sjellim në nivelin që e meriton, si aspektin e sistemit juridik ashtu edhe në zbatim

  • Z.Kasami, ne krye te qeverise se Komunes së Tetoves do te gjendeni edhe tri vite e me shume. Vitin e ardhshem cilat do jene prioritet e juaja ne komunë gjata mandatit te juaj?

Bilall Kasami: Prioriteti jonë janë qytetarët. Do të vazhdojmë projektet infrastrukturore, sidomos në Malësinë e Tetovës, investimin në shkolla moderne, investimin tek gjeneratat e reja që të kemi kuadro sa më të ngritur që do të mund tu shërbejnë qytetarëve. Këtë vit që vjen, tetovarët do të kenë të gatshëm një pjesë të tribunës së Stadiumit të Qytetit, ëndërr e kahmotshme e banorëve tonë dhe e Ballistëve, e cila vetëm ishte premtuar por kur nuk u realizua. Me ne po realizohet. Si dhe shumë aktivitete të tjera për avancimin e administratës dhe lehtësimin e procedurave për qytetarët.

  • Meqë jemi medium zviceran Le Canton27.-ch (Kantoni i 27-të) ne territorin helevtik jetojne dhe veprojne mbi 100.000 qytetare nga Maqedenia Veriore, pjesa dermues jane shqiptare Cfare eshte roli i diaspores në vendin e juaj?

Bilall Kasami:  Diaspora është pjesa më e shtrenjtë dhe më e çmuar e vendit tonë. Ata luajnë një rol të rëndësishëm në ekonominë e Tetoves dhe mbare vendin. Ajo që unë mund tu them, është se ata tashmë e kanë të dëshmuar se ne nuk jemi si të tjerët, ne e vlerësojmë diasporën. Andaj u bëj thirrje të gjithë tetovarëve që janë në diasporë, se Komuna e Tetovës është partneri i tyre i padiskutimtë, nëse ata do të duan që të kthehen dhe të investojnë në vendlindje. Ne do u n dihmojmë dhe do ua lehtësomë të gjitha rrethanat që ata vetëm të kthehen në vendlindjen e tyre.

  • Për fund z.kryetar meqe jemi ne prag te nderrimit të motmoteve, cafe do tjete urimi i juaj drektuar qyterave te Tetovës deh aytre en diaspore?

Bilall Kasami:  Qytetarëve të Tetovës ju urpj që të kenë një vit plot me shëndet, harmoni në familje dhe sa më shumë suksese. Ndërsa mërgimtarëve ju uroj që të jenë sa më pranë më të dashurve të tyre në Tetovë.

Derniers articles