4 C
Berne
dimanche 22/12/2024

Deputetët e legjislacionit 2025, s’duhet të shndërrohen sërish në “dele” të dëgjueshme, por në “ujq” kredibill, kreativ e meritokrat

Shkruan: Fadil MALOKU

1. Akti dhe fakti i “rekrutimit” të kandidatëve (si: anonimusa, si analistë, si i tik-tokera, si bigbrodhera, si futbalera, i kangëtarë, i…, e jo edhe si intelektualë e meritokrat që tashmë i kemi me bollëk!) për t’i hyrë garës në zgjedhjet nacionale, dëshmon më së miri se partitë tona politike e meritojnë vërtetë nga një “testimonium paupertatis racio” (certifikatë të varfërisë së mendjes). Themi kështu për shumë arsye. Por, ajo kryesore është se të gjithë këta të”rekrutuar” nuk janë “produkt” i ndonjë kontributi të veçant në afirmimin dhe hartimin sundimit të ligjit, pastaj luftimin e krimit, apo korrupsionit. Veçantia apo poenta e gjithë këtij procesi selektiv, qëndron në ate se shumicën e kandidaturave edhe kësaj radhe i ka hartuar, i ka imponuar dhe i ka përzgjedhur lideri i partisë s’bashku me grupet klanore dhe ato të interesit. Mënyra e këtillë e seleksionimit, (që i ka secila parti e jona garuese) më së miri e dëshmojnë si mënyrën e funksionimit tonë politik, ashtu edhe nivelin e emancipimit në shkallën kombëtare. Dhe jo vetëm kaq, ky listim me faktin dhe aktin e vazhdimit të “odisejades” së përzgjedhjes së kandidatëve nepotist e mbi të gjitha pakurrizor e poltronist (!?) që si thotë populli e “shikojnë vetëm çka thotë goja e liderit”, e jo edhe mendja, dija dhe bashkë idetë e tyre profesionale, na e dëshmon edhe katandisjen e sotme sociale e kulturore.

2. Kosova, me shumicën e kandidatëve poltronista të përzgjedhur absolutisht në mënyrë selektive nga autokracia partiake dhe lideri karizmatik dëshmon më së miri për (pa)përgjegjësinë dhe dështimin e instalimit të mekanizmit të përfaqësimit qytetar, nga ana e akterëve politik, atyre të shoqërisë civile dhe medieve sociale. Autokraci, kjo që dëshmon më së miri se ata nuk janë ende të përgaditura as për menaxhim, as për udhëheqje të institucionale të shtetësisë, e as për ballafaqim me Serbinë, as me Washingtonin e as me Brukselin…

3. Tjetër, si mund të shquhen këto zgjedhje demokratike, kur kemi vetëm një njësi zgjedhore me gjitha këto komuna e nënkomuna, e kur votuesi do hutohet me mënyrën e përzgjedhjes së kandidatit i cili duhet denjësisht ta përfaqësoj interesin qytetar, në vend të atij klanor e partiak që ia ka servuar lideri!? Me këtë rast ne nuk do kemi jo deputet të votuar nga njësia prej nga vie, por deputet që i ka përzgjedhë autokracia partiake bashkë me liderin! Parlamenti, gjithashtu do shndërrohet jo në aulë e ballafaqimit të argumenteve legjislative pro et contra, por, në shembëlltyrë të liderit, në vend të shembëlltyrës qytetare! Pra, kështu, kandidati për deputet, në vend që të futet në aranzhime e obligime ekskluzive qytetare, ai futet nl ato të klientelës partiake. Ky tip kandidati, tani llogaridhënien nuk e ka për obligim qytetar, madje shanset për ta trathëtuar idealin e përfaqësimit demokratik e rritë në maksimum. Pra, sikur kandidatët për deputet të përzgjidheshin nga zonat ku ata gravitojnë, ashtu siç është në demokracitë e avanauara, obligimet e tyre do ishin shumë më racionale, shumë më produktive, madje edhe shumë më dobiprurëse jo vetëm për partinë por edhe për interesin e gjithmbarshëm kombëtar…

Derniers articles