Bernë, 22 Nentor -Pas protestës dhe braktisjes së lojës Kosova humbi fitoren ndaj Rumanmisë. Kur rezultati ishte 0-0, ndeshja ndërmjet Rumanisë dhe Kosovës u ndërpre të premten e kaluar. UEFA tani e vlerëson ndeshjen 3-0 për Rumaninë, ka raportuar agjencia shtetërore e lajmeve ne Zvicer (ATS/SDA) duke percjellur denimet e UEFA-s per ndeshjen e javes se kaluar ne Bukuresht mes Rumonise dhe Kosovës.
Le Canton27.ch: UEFA a e shperbleu racizmin rumun, duke ja falur fitoren Rumanisë?!
Pasi u ndërpre ndeshja e Ligës së Kombeve ndërmjet Rumanisë dhe Kosovës në Bukuresht, UEFA shënoi ndeshjen 3-0 për vendësit. Kjo do të thotë se ngjitja e Rumanisë në Ligën B është perfekte, kane shkruar mediat tjera zvicerane. Sipas Le Canton27.ch ka ypetur se UEFA dje a e shpërbleu Ruamnine për fyerjet raciste ndaj Kosoves dhe shqiptareve?
« Kosova ka mbetur tre pikë prapa në tabelë. Megjithatë, për shkak të sjelljes raciste dhe diskriminuese nga tifozët vendas, Rumania duhet të luajë ndeshjen e radhës në shtëpi para tribunave bosh… » ka shkruar gazeta me e madhe ne Zvicer Blick.ch (Der Kosovo hatte in der Tabelle drei Punkte Rückstand. Wegen rassistischen und diskriminierenden Verhaltens der Heim-Fans muss Rumänien das nächste Heimspiel jedoch vor leeren Rängen austragen.)
Dhe tash shtrohet pyetja, nese mediat zvicerane flasin per racizem dhe diskriminim te rumuneve ndaj kosovarëve në ndeshjen e 15 nentorit be Bukuresh, atehere shtrhet pse UEFA-obligon kapitenët e ekipeve të mbajnë shirita « Jo racizmit » (NO TO RACISM) mesazhe kundër racizmit!
Kosovarët u larguan nga fusha në kohën e pushimit të premten në mbrëmje kur rezultati ishte 0-0. Ekipi u ndje i provokuar nga tifozët rumunë, të cilët thuhej se kishin brohoritur thirrjet e betejës « Serbia » në tribuna.