-0.2 C
Berne
jeudi 21/11/2024

Shkrimtarja shkodrane Uarda Albunesa në Zvicër: Gjeneva, qytet nderkombëtar por edhe kombëtar, ku takova « Skenderbeun » dhe shqiptarë shembull integrimi dhe suksesi

Gjenevë, 13 nentor -Kesaj radhe mysafire e jona eshte nje shkodrane e re që quhet Uarda Albunesa e cila gjendet kalimithi ne Gjeneve nga nje konferece ne Strasbourg qe kete jave do vazhdoj nje konfrence tjetër me nje delegacion nga Tirana ne Laussane te Zvicrës.

Bashkebiseduesja jone me profesion eshte avokate e njohur ne Shkodër. Uarda e cila punon ne bashkine Shkodres, njëkohesisht merret edhe me krijimtari e cila posa ka publikuar nje liber me poezi.

Uarda Albunesa: Zvicra, vend jo vetëm i cokoladave dhe djathit, por edhe nderkombëtar, humaanitar dhe shembull i tolerances dhe demokracise në botë. Ishte edhe frymezim për poetët

Për ta zhvilluar biseden me znj. Albnunesa për gazetën zvicerane ne shqip Le Canton27.ch e nuk zgjodhem rastesisht hotelin prestigjioz « President Wilson », sepse mu në ketë hotel me emrin presidentit amarikan veprimtari yne Fan Noli ne vitin 1924 kishte kërkuar nga presidenti Wilson ta pranoje Shqipërine ne familjen e madhe të Kombeve, pra ne Organizaten e Kombeve të Bashkuara, qe ne fakt kjo organizate nderkombëtare fillimisht seline e saj kishte mu ketu ne Hotelin Wilson, prandaj ky hotel sot e kesaj dite e mban emerin e presidentit amerikan.

 

  • Znj. Albunesa, fillimisht  meqe gjendeni ne Zvicer, mund te na thuani cfare ju solli kendej?

ALBUNESA: Zvicra eshte ndalesa ime e dyte. Ndalesa e parë ishte Strasbourgu, ku isha pjese e Forumit boteror demokratik ne Keshillin e Europes, sebashku me delegacionin shqiptar nga Akademia e Studimeve Politike. U ndala ne Gjeneve si kryeqender e Europes dhe botes, por edhe si nje qytet ku shqiptaret kane ndertuar histori suksesi. Ndalesa e rradhes do jete ne Lousanne, si pjese e nje vizite studimore me keshillat bashkiak te Shqiperise, me qellim shkembimin e eksperiences per vetqeverisjen vendore.

  • Ne Shkonder meqe jeni avokate nojhur, mund te na thuani dicka me shume per punen jujaj ?

ALBUNESA: Avokatia nuk eshte thjeshte profesion per mua, eshte mision. Drejtesia me ka pushtuar qe kur jam njohur me punen madheshtore dhe fatin tragjik te magjistrateve Falcone dhe Borselino. Puna ime kerkon studim te thelluar, urtesi, oratori dhe durim. Te fut në rol dhe keshtu perjeton brenda vetes fate njerezish. Duhet ta duash kete profesion qe ta ushtrosh.

  • Jeni botuese, autore e librit te titulluar U. Mund te honi pse U, cfare fshihet aty, cfare simbolizon kjo shkronj?

ALBUNESA: Ne qershor te ketij viti kam botuar vellimin tim te pare me poezi, titulluar “U”, ne gegnisht Unë. Gjithçka nis nga vetja ndaj e nisa me “U”, per te vijuar me botime te tjera

  • Meqe permendet uren ma kujtuat ate ne Mitovice, urën Ibrit. Do te ishte mir eqe prmoivmine librit te juaj ta bene atje, dikund mbi U-rë?

ALBUNESA: Ide shume e bukur. Nuk e kisha menduar me pare. Zanorja “U” me sjell ndermend uren, nje objekt lidhes dhe bashkimi. Librin e rradhes do e prezantoj ne uren e Mitrovices.

  • Sot keni qendruar në Gjenevë. Cka keni parë, cka mesuat, përshtypjet ne juaj ga ky qytet nderkombëtar?  

ALBUNESA: Zvicra si nje vend neutral, Gjeneva si nje vend nderkombëtar me pelqeu shume sidomos me pasterine e qytetit, pastaj mikrpitja e qytetarëve dhe rrespekti ndaj te huajve. Ky  vend ishte jo vetëm i cokoladave dhe djathit, por ihste edhe nderkombëtar, humanitar dhe shembull i tolerances dhe demokracise në botë, madje edhe frymezim për poetët per të shkruar vargje karshi liqenit dhe atyre kodrave magjepse qe i ngjanin shume vendit tonë  Shqipërisë…

Thashë nderkombëtare, jo vetem pse këtu eshte selia e OKB-së, por edhe pse ka edhe 43 organiazatat tjera nderkombëtare, kryesisht humanitare: ICRC, HCR, OIM, UNICEF, UNESCO, Interpol, OMP, OMC etj.. Veç atyre jane edhe 750 organizata joqeveritare (OJQ). Ndryshe, ne Gjenevë jane mbi 32,000 nëpunës ndërkombëtarë, ambasadorë, diplomatë dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Gjeneva, si qytet sot ka mbi 200.000 banore me 45 komuna. Ne Gjeneve jetojnë dhe veprojne edhe 20.000 shqiptare. Kurse ne tere Zvicrën jane mbi 300.000 shqiptare, pjesa dermuese kosovar, kuptohet per shkak debimit nga regjimi serb. Nga Shqiperia jane 3.200 shqiptare.

Gjeneva ky qytet jo vetem nderkombëtar por edhe kombëtar, aty takova « Skenderbun » dhe shqiptarë, shembull integrimi dhe suksesi

Mesova se shqiptaret ne Zvicer kishin nje deputet ne parlamentin zviceran ne Berne dhe dhjetra deputete ne tere Zvicren. Po ashtu ketu ka edhe 10.000 kompani qe drejtohen nga shqiptaret. Kishte arsye pse presidentja e Zvicres gjate nje bisede për gazeten zvicerane ne shqip Le Canton27.ch qe drejtohet nga nje shqiptar nga Presheva (Nefail Maliqi) gazetar qe 20 vite ne OKB, u shpreh se shqiptaret sot ne Zvicer jane shembull integrimi dhe suksesi.

Derniers articles