1.3 C
Berne
jeudi 21/11/2024

Medvegja sot ka bashkuar qindra shqiptarë dhe liderë nga Krahina e Lugines se Presheves për të protestuar me moton « ma kthe adrasën » dhe kunder diskiminimit të regjimit serb

Medvegjë, 3 nentor –Ne protesten e sotme ne Medvegjë kunder politikave diskriminuese te regjimit te Beogradit ne mesin e qinda protestuesve nga mbare Krahina e Lugines se Peresheves dhe diaapora ne balle te saj jane autoritet e Ligines te prire nga Shap Kamberi Deputet, Ardita Sinani kryetare e Preheves, Nevazd Lutfiu nga KKSH,  Muharrem Salihu Drejtues i OJQ AFEDS, Ish këshilltarë komunal në Medvegjë Ish kandidat për Eurodeputet, Shqiperim Musliu (LPD), Ramgi Mustafi dhe perfaqesues tjere nga Qeveria e Kosovës etj.. Por, aty nuk eshte pare kryetari i Bujanocit, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Protestuesit shqiptare ne Medvegje me flamuj kombetar kuqezi dhe pankarta ne duar kunder spastrimeve etnike dhe politikave diskrminuese te regjimit te Beogradit ne Luginen e Presheves  

Sot ne Medvegjë, ne qytetin e akademikut Idriz Ajeti qe i dha drite gjuhes shqipe, ne vendlindjene Jim Xhemes qe hapi dyert e Steit deprtametii amerikan për Kosovën deri në pamvaresine e saj… shqiptaret e Lugines se Presheves pas dy protestave masovike (Bujanoc dhe Presheve) do te pretostojne kunder shtypjes sistematike te te drejtave kombëtare të shqiptareve etnik ne kete pjese te evropës, popullate kjo me e varfur dhe me e diskriminuar ne Evropë, njofton i derguari special i gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch nga Medvegja.

« Kjo nuk ështe një protestë politike , e aq më pak për të drejtat e njeriut por këtu është në pyetje spastrimi etnik digjital përmes pasivizimit te rreth 6.000 adresave te shqipaterve etnik ne Medvegjë dhe Luginë. Përmes këtij veprimi në mënyrë arbitrare janë dhe vazhdojnë të sekuestrohen në mënyrë të përzgjedhur adresat e pjestarëve të komunitetit shqiptarë… » ka thne nder tjera për gazetën zvcierane Le Canton27.ch Muharrem Salihu Drejtues i OJQ AFEDS, Medvegjë Ish këshilltarë komunal në Medvegjë Ish kandidat për Eurodeputet.

Z.Muharrmei ne vazhdim ka pohura se « Brukseli dhe ndërkombëtaret duhet t’i thone stop Serbise me pasivizimit e adresave te shqipaterve etnik ne Medvegjë dhe spastrimet etnike ne Luginën e Preshevës.. »

Sipas Buba Morines, para vititi 1999 ne Serbi kishte rreth 200.000 shqiptarë vetem ne Beograd kishte mbi 100.000 shqiptare!

Për keto protesta serike te shqipareve ne Luginen e Presheves presidenti i Serbise Aleksander Vucic ne Gjenevë ka folur për gazeten zvicerane ne shqip Le Canton27.ch sipas te cilit « eshte e drejtë e qytetareve te Serbise te protestojne, te manifestojne pakenaqesitë e tyre… »

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, permes Le Canton27.ch ka paralajmëruar se “shumë shpejt” do t’i vizitojë komunat me shumicë shqiptare në Luginën e Preshevës – Ne Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë – pas protestave të komunitetit shqiptar në dy muajt e fundit.

Deputeti në Kuvendin e Serbisë dhe kryetari i Partisë për Veprim Demokratik, Shaip Kamberi, tha për Le Canton27.ch se pasivizimi i adresave në Medvegjë është shembull drastik i shkeljes së të drejtave të shqiptarëve dhe se këto raste përfundimisht do të përfundojnë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. në Strasburg.

I pyetur se sa adresa të pasivizuara ka dhe nëse janë vetëm shqiptarë që jetojnë në Medvegjë, jashtë vendit apo nga Kosova, Kamberi është përgjigjur se nuk dihen kriteret për pasivimin e adresave dhe as numri i adresave të pasivizuara.

Kamberi konsideron se pasivizimi i adresave është një përpjekje për pastrimin etnik të Medvegjës nga shqiptarët.

Gjatë ditës së sotme në Medvegjë është mbajtur protesta me moton “Kthema adresën”, për të kundërshtuar pasivizimin e adresave të shqiptarëve nga qeveria e Serbisë.

Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, përmes një postimi në Facebook deklaroi se sot u sfidua fshirja e identitetit tonë kombëtar nga trojet e Luginës së Preshevës.

“Protesta e sotme “Kthema adresën” në Medvegjë ishte një zë i fuqishëm për barazi dhe drejtësi, një sfidë ndaj përpjekjeve për pasivizimin e adresave dhe për fshirjen e identitetit tonë kombëtar nga këto troje”.

Beogradi vazhdon me spastrimet entike në Luginen e Preshevës: Ne Medvegje para vitit 1999 kishte mbi 10.000 shqiptare, ndersa sot jane vetëm 278 ?!

Sipas rezultateve të regjistrimit të fundit të popullsisë në vend, në të cilin kanë marrë pjesë edhe shqiptarët, janë 4927 serbë dhe 905 shqiptarë? Por, buirmet shoptare flasin se aty kane mbetur vetem 278 shqiptareqë paart vititi 1999 ishin mbi 10.000 shqiptare. Në gjitha Shkollat shqipe në komunën e Medvegjës momentalisht fillorista dhe të Shkollës Mesme jane vetëm 47 nxënës.

Kur eshte fjala per spastrimet etnike do theksuar se para vititi 1999 ne Serbi ka pasur 200.000 shqiptarë vetem ne Beograd kishte mbi 100.000 shqiptare, shkrua gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch duke ju referuar dekleratave te Buba Morines ish-kemsare per migracion en Serbi v ne kohen e diktatorit te fundit serb ne ballkan Milosovecit qe kishte pohuar para gazetareve boterorë ne OKB ne Gjenevë.

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve, Nevzad Ljutfiu, theksoi se problemi madhor i shqiptarëve është pasivizimi i adresave, por edhe mosnjohja e diplomave të marra në Kosovë, pamundësia e punësimit në institucionet shtetërore, mungesa e teksteve shkollore. dhe të drejtën për të përdorur gjuhën dhe simbolet.

Ai po ashtu vuri në dukje mospërmbushjen e disa marrëveshjeve të nënshkruara për zgjidhjen e problemit të shqiptarëve në jug të Serbisë, si dhe mosrealizimin e programit shtatëpikësh me kërkesat e shqiptarëve lidhur me pjesëmarrjen në institucionet serbe. e pranuar nga Qeveria e Serbisë 11 vjet më parë.

Sipas autoriteteve shqiptare në Luginë, deri më tani janë pasivizuar rreth 6.000 adresa në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Kryetraja e komunës se Presheves.

Deputeti Shaip Kamberi, Ardita Sinani, sikur edhe kryetari i KKSH-së Nevzad Lutfiu si dhe Muharrem Salihu, afarist dhe veprimtar i njohur nga Medevegja vazhdimisht kane denuar dhe ngritur zerin kunder ketyre padrejtesive deri ne Gjeneve dhe Bruksel, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Në protestë janë vendosur flamuj shqiptarë dhe slogane me fjalët “Serbia shkel të drejtat e shqiptarëve” në gjuhën shqipe.

Profesori në pension Prof. Rexhep Abazi tha për Le canton27.ch se për shkak të pasivimit të adresave, shqiptarët nuk kanë të drejtë në dokumente serbe dhe nuk mund t’i ushtrojnë të drejtat e tyre. Protesta u zhvillua pa incidente dhe me praninë e policisë.

Serbia bën “spastrim diskret” në Medvegjë, një vendbanim me shqiptarë, ku banorët flejnë mbi tokën me 500 milionë ton ari…

Kompania “Dunav Minerals”, e cila hulumton bakër dhe arin në Tulare afër Medvegjës, njoftoi sot se në vendburimet e Kiseljakut dhe të Përroit të Verdhë ka 547 milionë tonë xehe. Ky është « burimi total i grumbulluar » në depozita, me nota prej 0.22 gram për ton ar dhe 0.23 për qind bakër, që është 1.26 milion ton bakër dhe 120 ton ar, tha menaxheri i kërkimit Phil Fox, shkruan  gazeta zvcierane ne shqip Le Canton27.ch

Në Medvegjë, vendbanim ky shqiptar, banoret flejne mbi token me 547 milionë ton ari deh bakër. Sipas analisteve nga Presheva, kjo eshte edhe njera nder arësyet e shumta te spastimi tetnik ne kete vendbanim shqiptar, shrkuan gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch

Ndërrmarja me emrin “Dunav mineral” në nje vendabanim shqiptar me emrin Tularë në komunën e Medvegjës, ka zbuluar mijëra tonë ari dhe bakër. Sipas Yellow Creek, thuhet se aty ka 547 tone mininerale prej ari deh bakri, njofton gazeta  zviceraen ne shqip Le Canton27.ch  » duke ju referuar nje raporti nderkombëtar.

«Ne jemi shumë të kënaqur të njoftojmë rritjen e burimeve në depozitën e bakrit dhe arit në Kiseljak, si dhe vlerësimin e parë të burimeve në depozitën e bakrit dhe arit pranë Yellow Creek, » tha Fox.

Ai shtoi se kompania « Danube Minerals » kishte investuar mbi 15 milionë dollarë amerikanë në kërkime gjatë dy viteve të mëparshme.

Ai ka shpjeguar ne vazhdim se “duke pasur parasysh rezultatet inkurajuese, ne jemi duke vazhduar me zhvillimin e studimeve të vlerësimit ekonomik për vlerësimin e ndikimit në mjedis, studimet teknologjike dhe metalurgjike, dhe studimet sociale. Rezultatet preliminare të studimit priten deri në fund të këtij viti”.

Përgjatë viteve të fundit, Medvegja është vënë në shënjestër të politikës serbe, duke tentuar largimin përfundimtar të çdokujt që flet shqip në ato anë. Vetëm katër viteve të fundit, autoritetet serbe kanë fshirë mbi 6 mijë shqiptarë nga regjistri civil në komunën e Medvegjës. Në regjistrimin e vitit 2011 Medvegja numëronte 7438 banorë. Tani, ndonëse pa statistika zyrtare, supozohet se në Mdvegjë janë të regjistruar afërsisht vetëm 500-600 shqiptarë.

Gjëja tjeter shqetesuese mbete po ashtu se në pasivizimin e adresave të shqiptarëve ne Medvegjë, për një veprim të tillë shteti serb nuk lëshon fare një vendim me shkrim që dëshmon se ju është pasivizuar adresa dmth Beogradi nuk don te le gjurme te debimit te shqiptareve qe ndryshe ne gjuhen e diplomacise nderkombëatre njihet si « purification etnique disckrete » (spastrimk etnik i fshehur) te shqiptareve nga ky territor Kosoves Lindore

Ne vazhdim burimet e gazetes Le Canton27.ch njofotjne se pas ketij zbulimi te kesaj pasurie nëntokësore të milionatoneve me ari në vendibanimet shqiptare, krejt e kuptueshme pse viteve te fundit në keto vise shqiptare të njohur si Kosovë Lindore (per  Beogradin Juzna Srbia“ – Serbia Jugore) u bënë spastrime etnike qe ne fakt dikur Medvegja ishte e banuar me shumice shqiptare, kurse sot as pakice, vetem me 400-500 shqipetare e jo si dikur qe kishte rreth 4000 shqiptarë ?!

Pra permes ‘pasivizimit të adresave’ të vendbanimit, shteti serb ka bërë largimin përfundimtar të shqiptarëve nga regjistri civil i Serbisë, duke ua pamundësuar marrjen e dokumenteve të reja, të drejtën e qasjes në shërbime mjekësore ose asistencë sociale e madje edhe largim nga lista e votuesve, që pamundëson pjesëmarrjen në zgjedhje qe nenkupton keta shiptare edhe pse jane nga Medvegja per Beogradin jane « inekzistente » ?!

 

Medvegja dhe flamuri kuqezi bashkoi sot shqiptaret dhe lideret e Lugines se Presheves

Derniers articles