1.3 C
Berne
jeudi 21/11/2024

Kryeministri shqiptar Albin Kurti takon dhe e përgozon per suksese biznesmenin nga Presheva në Zvicër Arben Mehmetin

Bernë, 1 nentor -Pas takimeve bilaterale me përfaqësues shtetërorë zviceran, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u takua me gratë sipërmarrëse, profesioniste dhe akademike nga diaspora jonë në Zvicër, për të dëgjuar mbi historitë e tyre te suksesit, dhe për t’i njohur me zhvillimin e vendit dhe progresin e katër viteve të fundit. Sot ne Zvcer kemi mbi 10.000 komapni te cilat drjeothen nga shqiptaret. Për kete sukses edh epresidntja e Zvcres gaje kesja jave ne Nerne gjate nje dreke presidencilae ka deklaruar për gazeten zvicerane ne shqip Le Canton27.ch se « ndjehemi krenar me te arritrat e komunitetit shqipare ne territorin helvetik te cilet po i kontbujojne jo vetme sportit, futobllit zviceran por ekonomise ne vendin tonë, por dhe ne Kosovë te cilat jane shembull integrimi dhe suksesi.. »
Ditën e parë të qëndrimit te kyremnsitrit Kurit në Zvicër e filloi me pjesëmarrjen në konferencën “Business Agility Day”, në Cyrih të Zvicrës, ku para përfaqësuesve të 150 kompanive ndërkombëtare, prezantuam përparimin që ka shënuar vendi ynë, angazhimin tonë për transformim digjital dhe inovacion si dhe potencialin për tërheqje të investimeve të huaja.
Përgjatë ditës e në margjina të konferencës, Kurti pati nje ser takimesh me drejtues e përfaqësues të lartë të kompanive të mirënjohura si Belimo, Migros, Bühler, PostFinance, Galenica, Xebia, Allianz, Xabia Group, Levi, Microsoft, Baloise dhe Flux Mobility.
« I veçantë ishte takimi me Shefin e Operacioneve të kompanisë « de Sede » nga Zvicra, Arben Mehmeti me prejardhje nga Presheva. Arbeni drejton operacionet e kësaj kompanie, e cila eksporton prodhimet e saj në rreth 70 vende të botës, nga viti 2014. Nga fillimi i vitit 2021, përmes partneritetit me « Swiss Seams Leather”, « de Sede » nën udhëheqjen e Arbenit ka zgjeruar operacionet edhe në Kosovë… » ka shkruar kryministirt shqiptar Albin Kurti pas me preshevarin  Arben Mehmeti nje biznmesme ik njohur ne Lugian e Presheves i cili sot eshte shembill integrimi dhe suksesi ne Zvicer.
Rreth ketij tkaimi me kreministrimn Kurti z.Arben Mehmeti, shefin e Operacioneve të kompanisë « de Sede » nga Zvicra për gazeten zvcierane en ship Le canton27.ch nder tjera ka thëne se « Ishte nje takim me shume se pune, vellazeror me kryministrin tonë Albin Kurit. Une e njihja me pare, por te tjeret, simdos t ehuaj tqe nuike njihin aq miore, jane mahnitur nga diskutmi i tij te cilet i la me goje të hapur. Jam ndier jashtëzakonisht krenar që emri i vendit tonë përmendet përmes një vizioni të qartë ekonomik dhe që figura të kalibrit të lartë nga bota e biznesit shprehin interes për të investuar në Kosovë. Kjo tregon se Kosova ka bërë një progres të madh dhe se tashmë është në rrugën e duhur për të ndërtuar një të ardhme më të ndritur për qytetarët e saj dhe për të krijuar ura të reja bashkëpunimi ndërkombëtar… »
Ishte një ngjarje ku merrnin pjesë drejtues të lartë, CEO dhe personalitete me ndikim të madh nga disa prej kompanive më të njohura zvicerane, europiane dhe amerikane. Kjo audiencë e përzgjedhur dëshmoi një interes të thellë dhe një pritje të ngrohtë për idetë dhe vizionin e Kryeministrit.
Fjalimi i z. Kurti ishte një kombinim i mirëfilltë i strategjisë dhe qartësisë, duke shpjeguar me argumente të forta progresin e Kosovës dhe potencialin e saj për t’u kthyer në një pikë kyçe të zhvillimit ekonomik në rajon. Në një botë ku konkurrenca është e ashpër dhe e pamëshirshme, aftësia e një udhëheqësi për të kapur vëmendjen e një audience të tillë të lartë dhe për t’u përgjigjur pyetjeve të tyre me saktësi dhe kreativitet është një cilësi e rrallë dhe tejet e admirueshme. Ishte frymëzuese të shihje një përfaqësues të Kosovës që i qaset sfidave me profesionalizëm, integritet dhe dinjitet të lartë.

Derniers articles