Bernë, 10 tetor -Sot kur flasim për mërgimtarët në Zvicër apo vendet tjera evropiane, nuk bëhet fjalë më per integrim, të cilët e kanë tejkaluar këtë problem, që tashmë janë edhe shembull, por për kontributin me investimet e tyre në vendlindje.
Njëri nga ta është edhe Sami Mustafa që njihet në kantonin e St.Galenit, një afarist i njohur me emër dhe i suksesshëm, për të cilin më së miri flet puna e tij.
Afaristi i njohur Sami Mustafa në Zvicër, pronar i kompanise gjigante AMBRELLA në Wil, ka marrë ftesë nga Berna (APES) ne drekë presidenciale, me Presidenten e Zvicrës Viola Amherd, njofton gazeta zvicerane Le Canton27.ch
Puna dhe sukesset e tij ne biznes si shembull integrimi ne Zvcer si dhe dhe kontributi i tij ne vendlindje si humanist ka bere qe Sami Mustafa te ftohet ne drekën presidenciale me 28 tetor të ketij viti ne Bernë me presidente e Zvicres Viola Amherd ku do marrin pjese pos gazetarëve boteror (OKB) edhe mbi 100 personalitete zvicerane dhe boterore si ambasadorë dhe perfaqesues te organizatave nderkombetare OKB, BE, ICRC, Interpol, nga ministria e jashte, nga ministria publike, policise, ekonomike dhe shume baniker dhe biznesmen te njohur ne Zvicer.