-0.7 C
Berne
vendredi 22/11/2024

Venera Azizi emërohet zëdhënëse e parë dhe e vetme shqiptare në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut

Bernë, 9 tetor -Në mbledhjen e fundit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut ka zgjedhur Venera Azizin si zëdhënëse te re të Qeverisë. Në faqen zyrtare të Qeverisë është shkruar për biografine e znj.Azizi, ku tregohet veprimtaria e sdajprofesionale, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Venera Azizi është politologe e diplomuar në UEJL, teksa ka një karrierë disa vjeçare edhe si gazetare, moderatore dhe redaktore nëpër disa media të vendit. Ajo njihet edhe si poliglote, njeh disa gjuhe te huaja boterore.

gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch, ka mesuar se Venera Latifi Azizi është nje militante e fjaës se lire e cila me heret ka punuar si gazeatr dhe redkaotte ne disa media kombetare dhe nderkombëtare. Ajo kishte filluar si redaktore dhe gazetare në Radio Evropa e Lirë në Pragë, pastaj si redaktore në agjencinë e lajmeve MIA, redaktore dhe prezantuese në Televizionin Alsat M, redaktore në gazetën Koha, Televizionin A1 dhe media tjera në vend.

Venera, aktualisht është e punësuar në zyrën e kryetarit të Komunës së Çairit si person përgjegjës për marrëdhënie me publikun dhe për mbështetjen e kryetarit. Politologe e diplomuar në Universitetin e Evropës Juglindore.

Njëkohesisht ajo është studente e magjistraturës në diplomaci dhe marrëdhënie ndërkombëtare në temën “Roli i misioneve diplomatike dhe integrimi euroatlantik i Maqedonisë së Veriut.

Derniers articles