1.3 C
Berne
jeudi 21/11/2024

Le Canton27.ch: Nënat muslimane, janë heroina shqiptare që evituan një tragjedi shumë më të madhe në Gjermani

Mediat gjermane: Nënat muslimane-shqiptare heroina (Muslimische Mütter zu Heldinnen) evitojnë një tragjedi shumë më të madhe në Gjermani

Siegen, 1 shtator -Sulm i përgjakshëm në Siegen (D). Nënat myslimane qëndruan në rrugën e vrasësit (« Blutiger Angriff in Siegen (D) Muslimische Mütter stellten sich Messerstecherin in den Weg »): « Nënat myslimane ndaluan sulmuesin me thikë në Siegen » (Muslimische Mütter stoppten Messerangreiferin in Siegen) eshte titulli i mediave gjermane qe kane raportuar dje dhe sot për nje sulm ne nje autobus, ku nenat muslimane, siq raportohet nga mediat e huaja kane shpetuar shume jetëra. Ne fakt gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch me koleget gjermanë ka zbuluar se keto nëna muslimane siq u prezentuan ne mediat gjermane dhe boterore, janë shqiptare (muslimane) nga ballkani qe jetojne ne Gjermani. Se jane nenat shqipare jane muslimane kane raportuar edhe mediat zvicerane me tituj nëpër gazeta: « Nënat myslimane ndaluan sulmuesin me thikë në Siegen » (Muslimische Mütter stellten sich Messerstecherin in den Weg), citon Le Canton27.ch

Patriotizen i rrejshëm apo mosrrespekt (racizëm) në mediat shqiptare të cilat e fshehin identitetin konfesional te nënave shqiptare, të cilat shpëtuan nje tragjedi ne Siegen?

Të premten një grua me origjinë gjermane ka sulmuar udhëtarët në autobusin për Siegen (afër Bonit) dhe ka plagosur gjashtë persona.

Sulmi ndodhi në orën 19:40. Siç ka shpjeguar për “Siegener Zeitung” zëdhënësi i kompanisë së transportit Westfalen-Süd, shoferi i autobusit ka reaguar me prezencë, e ka ndalur autobusin menjëherë pas rrëmujës së parë në automjet dhe ka hapur të gjitha dyert. Kjo u mundësoi pasagjerëve të iknin shpejt nga autobusi dhe ndoshta parandaloi diçka edhe më të keqe. Raporti citon dëshmitarë okularë që përshkruajnë skena të tmerrshme. U derdh shumë gjak.

Sipas mediave gjermane « Tragjedia mund të kishte qenë shumë më e madhe, por në autobus ishin edhe disa gra  muslimane… » qe ne fakt ishin shqiqtare-muslimane, qe mediat shqiptare nga pakujdesia qellimisht apo nga islamofobia cesnuruan mediat gjermane, duke i hequr fene e tyre, qe del se edhe ne media ka racizem, shkruan gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Tre gra shqiptare, tre heroina të ditës (Muslimische Mütter zu Heldinnen) siq raportuan mediat gjermane e kanë evituar një tragjedi shumë më të madhe në autobusin në Siegen, kur një grua gjermane ka sulmuar me thikë udhëtarët dhe ka plagosur gjashtë udhëtarë. Ndër të plagusurit është edhe një prej grave shqiptare që kanë evituar një tragjedi shumë më të madhe. Ajo ia ka kapur thikën me dorë dhe së bashku me dy të tjerat e kanë pamundësuar që kjo gjermane, për të cilën thuhet se është me probleme mendore, të therë edhe më shumë njerëz.

Gazeta zvicerane në shqip Le Canton27. ch ka kontaktuar njeren nga keto gra, qe ka komunikuar ne shqip kane thënë se « jemi shqiptare-muslimane. Jemi te kënaqura qe qelluam ne Buss ne ato momente te veshitira rreziku, per te shpetuar jeten e shume fëmijeve dhe pasagjerve pamvaresisht se cfare nacionaliteti apo feje ishin ata » kane thëne  ato për Le Canton27.ch

Rreth ketij akti dhe heroizmit te tri garave muslimane (shqiptare) eshte raportuar edhe ne mediat shqiptare ne ballkan (Kosove e Shqiperi) por pak me ndryshe nga ato perendimore, fatkeqesisht duke censuruar mediat gjermane dhe boterore, te cilat beni fjalë per tri nena muslimane heroina (Muslimische Mütter zu Heldinnen) te cilet ishin edhe shqiptare.

Tash cila është e vërtetë « nënat muslimane » (siq raportuan mediat gjermane dhe zvicerane) apo « nënat shqiptare » (siq raportuan mediat albanofone) ? Për ne si medium profesional, jane te dyjat te verteta, pradaj edhe kur kemi raportuar per kete rast kemi shkruar « shqiptare-muslimane », një, per t’mos censuruar kolegët gjermanë dhe zviceranë, dhe dy, për t’mos diskriminuar keto nëna muslimane qe kishin bërë një gjest human dhe shembullor, duke shpëtuar dhjetra jetëra ne autobusin e Siegenit. Se për cfare arësye mediat gjemrane dhe ato zvicerane per tri gratë shpëtimtare i quajtën « muslimane » e pse jo « shqiptare » do te ishte mire qe gazetaret nga Prishtina dhe Tirana te hulutmojnë, t’i pyesin koleget evropianë, ka shkruar ne fund gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch

Tash shtrohet pyetja ke duhet akuzuar, apo cilat mediat jane me tolerante ndaj muslimanëve, mediat shqiptare qe fshehin identitetin e tyre fetar, ne kete rast të ketyre nenave muslimane-shqiptare, si heroina apo mediat gjermane qe prezentuan realisht origjinen e tyre konfesionale?

OLYMPUS DIGITAL CAMERA

 

 

Derniers articles