-2.1 C
Berne
mercredi 15/01/2025

Belinda Mehana, fagotistja nga Kosova shkëlqeu në Festivalin ndërkombëtar të muzikës klasike në “Konzerthaus” të Berlinit, kthehet nga Gjermania me mirënjohje

Belinda Mehana (21) fagotisja e më re dhe e vetme shqiptare qe po prezenton me sukses Kosoven ne vendet e ndryshme te botës

Berlin, 21 gusht – Nga 18 Korrik deri 17 Gusht në « Konzerthaus » në Berlin  u mbajt koncrerti nderkombëtar në orekesrtren WBYO – Western Balkans Youth Orchestra ku muaren pjese përfaqesues nga disa vende boterore, kryesisht nga ballkani, ku Republiken e Kosoves e perfaqesoi ne menyre te denjt fagotistja e njohur shqiptare Belinda Mehana, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Belinda Mehana fagotise nga Kosova kthehet nga Germania me një mirënjohje! Prezentimi i saj u prit me duartrokitje te gjata frenetike

“ WBYO” ështe festival shume prestigjioz dhe radcvional ne Germani qe mbahet ne « Konzerthaus » në Berlin.

E reja Belionda Mehana për gazeten zvicerane Le Canton27.ch tregon momentin kur për herë të parë ajo prezentoi Kosoven me instrumentin frymor fagot ne nje fesival te ketij karakteri nderkombëtar.

« Kete vit kam qene pjese e turit veror “Western Balkans go Pop and Rock” ku perveq pjeseve klasike (verdi, mussorsgky, villa lobos) kemi aranzhime orkestrale te kengeve me te famshme te Balkanit. Ishte ky nje festival shume prestigjioz dhe me rendesi. Eshte hera ime e pare qe marr pjese ne kete orkester dhe ndihem shume krenare te perfaqsoj Kosoven ne koncerte dhe ne vende te ndryshme. Prandaj jam krenare dhe shume e lumtur qe prezentova shtetin tim ne kete festival me renome ndekrombëtare.. » ka thënë fagotistja nga Kosova Belinda Mehana për gazeten zvicerane Le Canton27.ch.

Prezentimi i saj u mirëprit me duartrokitje te gjata frenetike nga qindra te pranishem nag mabre bota ne sallen e « Konzerthaus » në Berlin.

Keta te rinj dhe te reja jane pjese e orkestrës nga ballkani perendimor “ WBYO”. Ky projekt synon bashkomin e ballkanit me ane te muzikes dhe rritjes artistike dhe kulturore te muzikanteve.

Ne avzhdim Belinda mehana ka thenë se « prej Kosoves kemi luajtur vepren e grupit “Fisniket” ; “Oj dada sale” e aranzhuar nga Maxilion Kilchert e cila u luajt edhe ne koncertin tone me date 16 gusht ne Berlin Konzerthaus si pjese ne orkesrtrën WBYO – Western Balkans Youth Orchestra. Gjithesej kemi pasur kenge nga shtetet e ndryshme si: Kosova, Shqiperia, Bosnia, Mali i Zi, Kroacia, Maqedonia Veriore, Serbia etj…keto kenge na kane bashkuar por na kan mësuar per kulturen e nje vendi tjeter. Tënë shkurt ishte nje eksperience e mire.. »

Kush eshte Belinda Mehana fagotisja e re shqiptare qe po prezenton me sukses Kosoven ne vendet e ndryshme te botës?

Belinda Mehana nga Vushtrria pasi përfundoi shkollën e mesme në solo këndim vendosi që studimet t’i vazhdojë në Fakultetin e Arteve, Dega e Muzikës në Universitetin e Prishtinës, rresepektivisht ne Fakultetin e muzikes « Hasan Prishtina » drejtimi instrumental dega Fagot e cila  ju është e përkushtuar në mësimet që i merr sa i përket ketij instrumentit frymor.

Mehana tregon momentin kur për herë të parë familjarët dhe të afërmit e saj e kanë kuptuar se ajo do ta studiojë instrumentin frymor fagot.

Belindja 21-vjeçareja, kjo studente e re me perspektivë ka qenë pjesë e shumë koncerteve që janë mbajtur në Operën e Kosoves. Ajo është fituese kryesisht e vendeve të para në koncertet e shumta që janë mbajtur brenda dhe jashtë vendit si ne Shqiperia, Maqedoni te Veriut etj… Nje sukses i saj ishte ketyre diteve edhe ne Gjermani e cila shkelqeu ne salle duke prezentuar ne menyre te denjët Republiken e Kosovës.

Edhe përkundër angazhimit të saj në studime, studentja ka ambicie që të vazhdojë tutje duke marrë pjesë në koncerte të ndryshme.

Fagotistja e re nga Kosova Belinda Mehana për gjitha keto suksese falenderon familjen e saj, sidomos prinderit. Po ashtu ajo në vazhdim te kesaj bisede per gazeten zvicerane Le Cantonton27.ch falenderon Meriton Ferizin, profesor në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës, “Hasan Prishtina” dhe drejtor i Operës së Kosovës i cili ka merita të mëdha ne kete drejtim.

« Ndjenjë e papërshkrueshme! Jam shumë e lumtur që përfaqësova shtetin tim Kosovën me orkestrën e mirënjohur WBYO – Western Balkans Youth Orchestra me tetë koncerte të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe në Gjermani. Falëmnderoj përzemërsisht dirigjentin Desar Sulejmani, menagjmentin, kordinatorët dhe ekipet tjera bashkë me shoqërinë … » ka thënë ne fund Belinda Mehana.

 

Derniers articles