Beograd, 12 gusht -Një grua (rreth 30) nga kantoni i Zurich ka humbur jetën në një aksident trafiku që ka ndodhur javen e kaluar ne autostradën Beograd-Nish afer qytetit të Mihajllovacit ne Serbi, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch
Gazeta Ke Canton27.ch ka mesuar se vetura me targa zvicerane, në të cilën ndodhej një familje nga Tetova gjegjësisht nga Radiovca, për shkaqe të panjohura ka dalë nga rruga.
Gruaja, nje qytetare nga Zvicra me origjine shqiptare, që ndodhej në sediljen e pasagjerit ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
Pas aksidentit, është arrestuar burri i saj i cili drejtonte veturën, dhe i është caktuar masa e paraburgimit në Prokurorinë Themelore në Smederevë.
Fatmirësisht fëmija në sediljen e pasme ishte i padëmtuar. Fëmija është nën kujdestari të përkohshme të Qendrës për punë sociale në Smederevë.
Siç bëhet e ditur, familja është nga fashti Radiovcë – Tetovë dhe jeton në Zvicër, mosha e tyre është rrth 30-tave.