0.8 C
Berne
jeudi 21/11/2024

Në Gjenevë, përballë OKB-së dhe bustit të Skënderbeut ka nisur turneu «Geneva Open» që mbledhi yjet e tenisit botëror…dhe serbi Gjukovic

Gjenvë, 19 maj -Yjet e tenist të Zvicres dhe ata boteror do të nderojë publikun e Gjenevës ne takimin e garave te radhes për te pare se kush do e shenoje historine tenistit me te mire ne botë. Tenisti i njohur kiliani i cili mundi serbin Novak Gjokoviçin të dielën e kaluar në raundin e tretë në Romë, kishte zbehur fytyrat e serbeve dhe tash shtrohet pyetja,  gjate kesaj jave ne Gjenevë a do të ket apo jo ndonje sukses, shkruan gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Turneu ka fillua sot në Zvcier, ku tenisti i njohur serb Gjokoviq po merr pjese për herë të parë në Gjenevë, buze liqenit te bukur disa metra afer OKB-së dhe bustit të heroit të shqiptarëve Skenderbeut.

«Geneva Open» ne Gjenevë per nje jave rresht do të mbledh  njëmbëdhjetë nga 50 lojtarët më të mirë të botës

Nën pemët e parkut, përveç britanikut dhe Gjokoviçit, spektatorët do të mund të admirojnë edhe disa nga lojtarët më të mirë të qarkut: mes tyre norvegjezin Casper Ruud, amerikanin Taylor Fritz dhe bashkatdhetarin e tij të ri Ben Shelton.

Do perkujtuar se Novak Gjokoviq kishte pranoi një ftesë nga organizatorët e turneut në Gjenevë për t’u përgatitur më mirë për Roland Garros-in e ardhshëm.

Gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch ka mesuar se ne « Geneva Open » do te prezentojne njëmbëdhjetë nga 50 lojtarët e botës janë të pranishëm e cila në fund të këtij edicioni do të ketë pritur shtatë fitues të Grand Slam në historinë e saj: Stan Wawrinka, Daniil Medvedev, Roger Federer, Marin Cilic, Dominic Thiem, Andy Murray dhe serbi Novak Gjokoviç, shkruan Le Canton27.ch

Gjokoviq në Gjenevë është në kërkim të formës për Roland Garros. Siq ekmi rapotuar Gjokoviç, do të luajë turneun nga seria ATP 250 në Gjenevë, gara keto te cilat filluan sot që do zgjasin deri më 25 maj te keitj viti. Gjokoviç është i lirë në raundin e parë dhe mund të takohet me Andy Mari në të dytin.

Kampionati « Geneva Open » mbahet që nga viti 1980. Mats Wilander, Stan Wawrinka dhe Kasper Rud janë mbajtës të rekordeve në teke, secili prej tyre fitoi trofeun dy herë. Kampioni i fundit është Nicolas Jarry nga Kili, i cili këtë vit nuk do ta mbrojë titullin.

Turneu në Gjenevë fillon sot dhe do të luhet deri më 25 maj për një fond total shpërblyes prej 651,865 euro.

Derniers articles